KËRKOJMË ME VENDOSMËRI TË NDËRPRITET GJYKIMI I ALBIN KURTIT!

GJYKATËS  SË EULEX-it DHE  QEVERISË SË KOSOVËS

 LETËR  TË HAPUR

Siç u njoftua sot i tërë opinioni shqiptar dhe i huaj, Gjykata e EULEX-it, ka ngritur padrejtësisht fletëarresti për udhëheqësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, për faktin që “fajtori” e prijësi i  demonstrative të 10 Shkrutit 2007, nuk ka pranuar të gjykohet nga një Gjykatë e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës; prandaj, siç është shprehur ai: “As unë as Lëvizja Vetëvendosje nuk e njohim atë gjykatë”!

Pastaj, një turmë policësh paskan shkuar në shtëpinë Albinit dhe nuk e paskan gjetur aty, ata, kanë shkuar më tej -drejt shtëpisë  Lëvizjes Vetëvendosje  mirëpo,  sipas aktivistit, Sherif Konjufca i cili tha në ALSAT : “Albini gjendet në takim me popullin”! Mirëpo, – siç u njoftua pastaj; vendndodhjen e tij kolonialistët e EULEX-it dhe puthadorët e tyre shqipfolës nuk e dinë!

Me këtë rast ndiejmë revoltë të arsyeshme dhe pa humbur kohë duam t´u drejtohemi me këtë letër dhe t´i paralajmërojmë që sot e tutje për gjithçka e keqe që mund t´i ngjanë Albinit dhe për gjithçka e rëndë që mund të ngjanë në Kosovë, përgjegjësinë kryesore do ta kenë EULEX-i dhe Qeveria e Hashim Thaçit!

Themi kështu, sepse, kjo qeveri po lejon të torturohet burgjeve rinia e Kosovës, nga thundrat shtypëse të kolonizatorëve të huaj , UNMIK-u dhe EULEX-i.

Kujtojmë me këtë rast që; -po këtë fat e përjetoi edhe i madhi atdhetar, Ukshin Hoti, për të cilin organet “republikane” të “ pushtetit paralel” Kosovës nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, në bashkëpunim me organet republikane të Serbisë e burgosën , e torturuan, e syrgjynosën dhe më në fund edhe kur nuk dihej ku gjendej: kurrë nuk u interesuan seriozisht as para luftës as gjatë luftës që ky vigan i shqiptarizmës të jetojë dhe të veprojë në dobi të kombit shqiptar, i lirë ashtu siç e meritonte një shkencëtar i madh si Ay.

Me këtë rast ua përkujtojmë kolonizatorëve  të huaj dhe kundërshtarëve politikë shqipfolës se, mos të kujtojnë se mund të luhet lehtë me fatet e udhëheqësit shpirtëror të kombit shqiptar. Dje, siç u njoftua në lajmet e mbrëmjes; vetëm për 6 ditë janë mbledhur 76000 nënshkrime për lirimin e tij nga ato akuza ogurzeza, vetëm në Kosovë, -kur i shtojmë ato edhe përtej kufijve të saj si në Shqipërinë administrative dhe kudo nëpër botë, padyshim numri i shqiptarëve dhe i shqiptareve që e kërkojnë lirimin e Albinit, – e themi me modesti; i tejkalon njëqindmijë e tutje…

Prandaj, kujdes zotërinj!

Mos provoni ta trazoni këtë popull se, shumë  ka derdhur gjak e djersë, shumë ka përjetuar tmerre nga serbomëdhenjtë e maqedonët  gjakatarë; nga tri luftërat që i bëri në trojet e veta etnike; mjaft po vuan ky populli  ynë madje,  pa buk´e dritë, pa ujë e pa gjalpë në vatër nga këta “shpëtimtarë”, ndërkombëtarë dhe udhëheqës të partive në pushtet e besa edhe në “opozitë” të të gjitha trojeve shqiptare, të cilët gjithçka të mira e begati kanë bërë për vete por, Shqipërinë Etnike  e lanë në mëshirën e fatit, pjesa më madhe  e saj po lëngon nga duar të huaja të fqinjëve gjakatarë dhe  aleatëve të tyre, reaksionarëve evropianë; miqve të hapur e të maskuar të tyre.

Kujdes zotërinj!

Mos e revoltoni më tej këtë popull, se pastaj, po i filluat zaret e zjarreve të revoltave popullore që mund të shpërthejnë me mjetet e lejuara demokratike si: grevat, demonstratat, mosdëgjueshsmëria qytetare e të tjera si këto, pastaj zor do ta keni ta ndaloni uraganin popull.

Po e ritheksojmë që, për të gjitha këto mynxyra që mund të pasojnë, përgjegjësinë do ta bartni ju mbi supe dhe jo vetëm këtë, mirëpo, bashkë me ato edhe turpet ndaj historisë kombëtare e njerëzore- që do t´ju ndjekin tërë jetën!

Të nënshkruarit:

                         Xhemil Zeqiri,  aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje , Danimarkë dhe

Fadil Shyti, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Suedi.

Shpërndaje artikullin:
  • Print
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Add to favorites
  • PDF
  • Twitter

KOMENTO ARTIKULLIN




Modifikimet e Fundit

Hasan Stringa, majori elbasanas që studioi me Mustafa Qemal Ataturkun

Si e braktisi jetën në Stamboll për t’iu bashkuar çështjes kombëtare? Dënimi me vdekje nga Zogu dhe falja e tij.

Elbasan - Një ndër studiuesit e traditave, folklorit dhe historisë së trevës së Elbasanit, Shpëtim Haxhihyseni, ka nxjerrë në dritë të dhëna të reja për një prej majorëve të Elbasanit që studioi në Akademinë Ushtarake Turke përkrah Qemal Ataturkut, por që pas çlirimit do të përballej me trajtimin e rëndomtë. Haxhihyseni tregon se Hasan Stringa ishte një ndër tre majorët e asaj kohe fillim shekulli XX për Elbasanin.“Për të njohur lexuesin me këtë ushtarak të lartë po mjaftohem të përmend një thënie të mësuesit të popullit Abedinin Çaushi. Sipas tij, tre majorë kishte Elbasani: Hasan Stafën (babai i Qemal Stafës), Hasan Stringa dhe Hasan Çaushin, kushëri me Abedin Çaushin. Bëhet fjalë për ushtarakë të fillimit të shekullit XX. Tani po mundohemi të prezantojmë plotësisht këtë ushtarak të lartë për të cilin edhe Elbasani-Enciklopedi në faqen 614 në zërin Ushtria dhe ushtarakë të lartë nuk flet fare për të.
Kush ishte Hasan Stringa

Është një pinjoll i familjes qytetare elbasanase, e cila që nga çereku i fundit i shekullit XIX ishte shpërngulur në Stamboll. Babai i tij, Ibrahimi, ishte profesor në Konservatorin e Stambollit për artet e bukura dhe kish pasur nxënës Sulejman Gjevorin. Hasani pasi kreu arsimin fillor dhe të mesëm, fillimisht ndjek studimet e larta për mjekësi në Vjenë. I ndërpret studimet dhe largohet në Stamboll ku vazhdon akademinë ushtarake dhe kishte shok klase me Qemal Mustafa Ataturkun. Hasani gjithashtu pati shokë edhe elbasanasit Petraq Popa, Aqif Pasha dhe Hasan Stafa. Ngjarjet e mëdha të vitit 1912 i ngacmojnë ndërgjegjen kombëtare dhe me gradën e kapitenit të parë vjen në Shqipëri për ngritjen e flamurit. Ibrahimi, i ati nisur po nga këto ndjenja kombëtare vjen në Shqipëri për të ngritur bandën ushtarake. Hasani shërben me devotshmërinë më të lartë në ushtrinë kombëtare shqiptare duke pasur funksione të larta. Bëhet fjalë për vitet 1912-1920. Në vitin 1924 aderon në krahun e lëvizjes demokratike të Fan Nolit. Ka dokumente arkivorë që e vërtetojnë këtë. Më 1924 kur A. Rustemi qëllohet për vdekje në Tiranë, Major Hasan Stringa ngre zërin e tij dhe ngushëllon shoqërinë “Bashkimi” në Tiranë dhe shprehet me telegram: Lajmi i humbjes së shpëtimtarit të atdheut, kryetarit tuaj, Avni Rustemi na helmoi mjaft. Dërgoj ngushëllimet shokëve të “Bashkimit”, të cilët janë ndjekësit e idealit të tij”(gazeta “Dajti” n27, dt 22.04.1924).

Pas rënies së qeverisë së Nolit, Hasani s’ka më funksione. Pasi Zogu konsolidon pozitat e tij, e fton dhe i jep funksione në ushtrinë mbretërore. Në vitet 1928-‘29 Hasani si ushtarak i lartë është komandant i forcave ushtarake për zonën kufitare veri-verilindje me qendër në Krumë. Në një zijafet familjar ( i lind djalë) i ndodh diçka jo e zakonshme. Të ftuarit në konak të tij fillojnë të këndojnë “Himnin e mbretit Zog”. Hasani mërzitet dhe qëllon lart me revolver. Plumbi godet portretin e mbretit që varej në mu. Hasani prerazi shprehet: “Këtu jemi mbledhur për gëzim familjar, s’është rasti për himn”. Denoncohet tek mbreti për këtë gjest dhe arrestohet. Gjyqi e dënon me vdekje, por ndodh diçka: Në burg rastësisht e viziton një angleze, e cila bisedon me Hasanin në anglisht. (Mendohet e thuhet se ka qenë Edit Durham). Ndërhyrja e anglezes tek mbreti bëri që major Hasanit t’i falet jeta. Zhvishet nga veshja ushtarake, por mbreti Zog i lidh një pension mujor prej 11 napolona florinj, të cilin e mori deri në nëntor 1944. Pas lufte komunizmi e sheh po me atë sy që pa të tërë intelektualët ushtarakë…. I heq pensionin. Më 1948 Hasani ndërroi jetë. Fëmijët e tij qenë viktima të një trajtimi të egër.

Ushtarakët e lartë elbasanas i shërbyen gjithë jetën atdheut, u persekutuan në komunizëm

Elbasani ka pasur ushtarakë të lartë të shkolluar në perandorinë osmane, por edhe në vendet e tjera. Një pjesë e tyre shërbyen në sanxhakë e vilajete të ndryshme të Perandorisë dhe pas vitit 1912 me pavarësinë u vunë në shërbim të shtetit të ri shqiptar. Ndër to përmenden Beqir Plangarica, Kasem Sejdini, Kamber Sejdini, Qamil Elbasani. Po kështu ndër majorët me zë ishte Hasan Stafa që ka qenë edhe kreu i Akademisë Ushtarake në Stamboll. Ai shërbeu në disa qytete të vendit. Ndërkohë emrin në listën e ushtarakëve të shkolluar ishte Tasim Bishqemi. Ai ka drejtuar Akademinë Ushtarake në Itali. Po kështu u zgjodh komandant në shkollën e parë ushtarake në Durrës. Bishqemi ka drejtuar xhandarmërinë shqiptare. Si shumë ushtarakë pushkatohet në diktaturë. Emrat e shquar të ushtarakëve vazhdohen nga Kamber Qafëmolla. Ai gjithashtu ka drejtuar Akademinë Ushtarake në Itali, qe komandant i xhandarmërisë në Tiranë dhe më pas lidhet me lëvizjen LANÇ. Në konferencën e Pezës zgjidhet komandant i përgjithshëm i forcave antifashiste të NAÇL. Petrit Hakani, ushtarak i lartë. Kryen shkollën Normale. Angazhohet në luftën Antifashiste dhe pas çlirimit merr poste drejtuese dhe gradën Gjeneral në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mustafa Novi kryen akademinë ushtarake në Rusi. Shërben në shumë detyra drejtuese në ushtri. Ka qenë pedagog pranë Akademisë Ushtarake Shqiptare.

Aktiviteti dhe jeta

Beqir Plangarica ushtaraku që u mor me publicistikë dhe ligje

Të arsimuar në një kohë të vështirë ushtarakët elbasanas dhanë kontributin e tyre në çështjen kombëtare dhe u bënë trumbetuesit dhe nacionalistët e parë të kësaj çështjeje. Ndër to ishte edhe Beqir Plangarica. Ai vazhdoi gjimnazin e njohur të Manastirit, ndërsa vitin e fundit e mbaron në Stamboll. Emërohet në postin e nënkomisarit në rajonin e Stambollit dhe në këtë kohë vendos lidhje të ngushta me patriotët shqiptarë në Stamboll. Transferohet me detyrë në Ohër e në Manastir ku fiton gradën kapiten. Kur i afrohet Elbasanit si komisar, për shkak të ndjenjave nacionaliste të tij nuk pranohet nga prefektura dhe në këtë detyrë vendoset në Ohër. Në këtë kohë ai merret me publicistikë, shkruan lajme e shkëmben korrespondenca me gazetat shqiptare deri në Amerikë. Më 1905 dërgohet në Korçë ku bashkëpunon me Fejzi Alizotin për shkollën shqipe. Transferohet sërish në Manastir dhe pas Hyrrietit më 1908 kthehet në Elbasan dhe bëhet një ndër veprimtarët e klubit të parë “Bashkimi”. Më 1912 lufton aktivisht në malet e Martaneshit me çetën e Byshekut. Qeveria e Vlorës e emëron komisar të policisë shqiptare në Elbasan. Arrestohet dhe dënohet nga Haxhi Qamili, por i shpëton dënimit me vdekje. Shërben gjyqtar dhe merret me mbarëvajtjen e Odës së Tregtisë. Sëmuret dhe vdes nga turbekulozi.

Gazeta Metropol

Featuring Recent Posts Wordpress Widget development by YD