Kthehemi në kuvend për të hapur kutitë
Modifikimi i fundit në Saturday, 27 February 2010 10:38 Publikuar nga admin Saturday, 27 February 2010 10:38
Asnjë kauzë e drejtë nuk fiton pa një betejë të madhe.
Kur kërkova votën e socialistëve në të gjithë Shqipërinë për ta udhëhequr këtë betejë, nuk e mendoja se në më pak se gjashtë muaj do të arrinim kaq shumë.
Jo sepse kam dyshuar, qoftë edhe një sekondë të vetme, në drejtësinë e kauzës së transparencës së zgjedhjeve, por sepse kam qenë i vetëdijshëm për forcën e armëve të kundërshtarit në pushtet në kushtet e një vendi të rraskapitur nga varfëria, të nëpërkëmbur nga pushtetet gjyqësore e mediatik, të mbetur në periferinë e vëmendjes ndërkombëtare.Në më pak se gjashtë muaj ne nuk jemi më të rrethuar nga verbëria e shurdhëria ndaj kauzës sonë të drejtë.
Kjo kauzë nuk është më vetëm kauza e 93% të socialistëve që me kurajo panë larg dhe votuan për bojkotin e për protestat, po e një populli të tërë që kërkon transparencën e zgjedhjeve. Kjo betejë nuk është më vetëm beteja e të majtës, po edhe e të djathtës që nuk varet nga interesat e pushtetit të familjes kryeministrore.
Kjo çështje është bërë tanimë jo vetëm çështja e çdo shtëpie shqiptare, po edhe e çdo tryeze ndërkombëtare ku flitet për Shqipërinë.
Ja pse unë dua t’i falënderoj megjithë shpirt, të gjithë deputetët që e mbrojnë këtë kauzë me vendosmëri e sakrificë dhe e bëjnë atë të përparojë përmes shembullit të qëndresës së tyre.
Në më pak se gjashtë muaj, refuzimi ynë për t’u bërë pjesë e një parlamenti fasadë që fsheh një krim elektoral, ka nxjerrë në pah plotësisht krizën e demokracisë në Shqipëri.
Kjo krizë nuk i ka rrënjët tek mungesa jonë në parlament, po tek zgjedhjet e grabitura dhe tek ky parlament që prej gjashtë muajsh ndalon transparencën.
Duke përballuar presione të jashtëzakonshme nga të gjitha anët dhe diversione të turpshme, që vetëm provojnë frikën e madhe të pushtetit të korrupsionit nga transparenca të gjithë ju që i keni dalë për zot kësaj kauze në vijën e parë të betejës mishëroni të ardhmen, vullnetin dhe shpresën e atyre që na kanë votuar. Në emër të tyre unë ju shpreh mirënjohjen dhe besimin tim të përforcuar se këtë betejë tashmë të fituar moralisht dhe politikisht, ne do ta materializojmë patjetër me vendosjen e të drejtës tonë për transparencë pa kushte. Do ta bëjmë këtë pa harruar asnjë çast, se deri këtu erdhëm bashkë, me një popull të tërë, dhe se mund t’ia dalim deri në fund, vetëm duke e përfaqësuar besnikërisht vullnetin e popullit që përfaqësojmë. Sot shqiptarët duan transparencë të plotë dhe të pakushtëzuar të zgjedhjeve përmes hapjes kutive të votimit në radhë të parë. Detyra jonë është ta ushtrojmë këtë vullnet të shqiptarëve, duke mos bërë asnjë hap mbrapa dhe duke bërë gjithçka kemi në dorë. Në përpjekjen përditë e më të dëshpëruar për të spostuar vëmendjen nga kauza e transparencës, kundërshtari në pushtet ka nxitur e ushqyer prej kohësh përditë e më shumë diskutimin e kotë mbi temën e paqenë të së ashtuquajturës djegie të mandateve të deputetëve socialist. S’ka dyshim se pushteti i obskurantëve që mbajnë peng kutitë ku fshihet e vërteta e zgjedhjeve në Shqipëri, e dëshiron jashtëzakonisht shumë këtë shkak, si i mbyturi që të mbyt për të shpëtuar veten. Ky pushtet dëshiron shumë që fati i mandateve të popullit opozitar të mbetet në duart e vetë Saliut, Ilirit dhe Fatosit bashkë, për ta eksportuar m’u në zemrën e opozitës, tek grupi i saj parlamentar krizën e rëndë të legjitimitetit të pushtetit.
Këtij pushteti mediokrish pa imagjinatë, i shkon prej 6 muajsh mendja se ne mund të biem në këtë kurth tragjikomik për të gjithë opozitarizmin shqiptar.
Kanë 6 muaj që na provokojnë me gjithfarë mënyrash, me shpresën e mjerë se ne mund të hyjmë me këmbët tona në një rrugë pa krye ku fatin e mandateve të opozitës, nuk e ka më në dorë populli që na mbështet, por forcat e së vjetrës që janë bërë bashkë për të ndalur përpjekjen tonë të pandalshme drejt zbardhjes së krimit elektoral. Por ka po ashtu 6 muaj që u themi mos shpresoni kot, mandatet tona nuk i merr dot peng as Saliu, as Iliri, as Fatosi dhe askush tjetër që shpreson se mund ta kthej në një lojë e ka kush e ka për mandatet konfliktin parimor të opozitës me këtë pushtet zgjedhje vjedhësish. Në rast se pushteti nuk do të dëgjoj zërin e arsyes tonë, marsi nuk mund e nuk do të jetë muaji i lojës e ka kush e ka të Saliut, Ilirit dhe Fatosit me mandatet e popullit opozitar, por muaji i ngritjes së opozitës popullore në një valë proteste, e cila nuk do të zmbrapset deri në realizimin e qëllimit tonë të patjetërsueshëm, për transparencën e plotë dhe pa kushte të zgjedhjeve.
Ne nuk jemi zgjedhur për të negociuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve, por për t’i mbrojtur ato nga çdo presion dhe diversion siç kemi bërë e do të bëjmë gjithmonë. Nuk e kemi përjashtuar dhe as do ta përjashtojmë ndonjëherë dialogun, si një instrument për të zgjidhur krizën e rëndë politike, ku e ka futur vendin grabitja e zgjedhjeve, dhe refuzimi për hapjen e kutive, ku janë provat e grabitjes.
Asnjë kauzë e drejtë nuk fiton pa një betejë të madhe.
Kur kërkova votën e socialistëve në të gjithë Shqipërinë për ta udhëhequr këtë betejë, nuk e mendoja se në më pak se gjashtë muaj do të arrinim kaq shumë.
Jo sepse kam dyshuar, qoftë edhe një sekondë të vetme, në drejtësinë e kauzës së transparencës së zgjedhjeve, por sepse kam qenë i vetëdijshëm për forcën e armëve të kundërshtarit në pushtet në kushtet e një vendi të rraskapitur nga varfëria, të nëpërkëmbur nga pushtetet gjyqësore e mediatik, të mbetur në periferinë e vëmendjes ndërkombëtare.
Në më pak se gjashtë muaj ne nuk jemi më të rrethuar nga verbëria e shurdhëria ndaj kauzës sonë të drejtë.