AH, ÇFARË PAVARËSIE ËSHTË KJO ORE?(pjesa 2)

Shkruajnë: Xhemil ZEQIRI –Fadil SHYTI (Ky shkrim është vazhdim i shkrimit të dat. 21 shkurt 2010)

-E përsëris që, unë insistoja me këmbëngulje në ato debate dhe në media që të mos ketë ndërhyrje të NATO-s, por, nga aleatët e UÇK-së të armatosej kjo ushtri e famshme. Por, mjerisht kjo nuk u realizua, prandaj , konsideroj që UÇK-ja dhe NATO-ja e humbën luftën në Kosovë; sepse, kjo e para u çarmatos pa vullnetin e saj, pa e pyetur askush! Ndërsa, NATO-ja, e ruan paqen në Kosovë por Kosova edhe pas 11 vitesh nuk e ka pavarësinë e shumëpritur; konsiderojmë që jemi ende nën protektorat, përderisa jemi nën tutela e huaja nga të gjitha levat shtetërore, jemi të mbikëqyrur dhe të kolonizuar si mos më keq!

-Pra, aty në Kumanovë u morën vesh që, NATO-ja, të hyjë në Kosovë mirëpo, si kompozim i kësaj, të çarmatoset dhe UÇK-ja. Dhe, mjerisht pa i pyetur askush shqiptarët, dhe pastaj, pa asnjë rezistencë politike as ushtarake nga krerët e UÇK-së, me në krye Hashim Thaçin, kjo u bë realitet.

-Nga kjo mund të konstatojmë që: nuk kishte as që ka ngjarë ndonjëherë në historinë e ushtrive çlirimtare të botës, që udhëheqësit e saj të kishin marrë apo të marrin vendime apriori në dëm të ushtrisë së tyre, -siç ngjau kjo me UÇK-n.

Alibia se, aleatët intervenuan dhe “fitorja u arrit” kjo, aspak nuk qëndron!

-Themi kështu, sepse ende pas njëmbëdhjetë vitesh “çlirimi” , Kosova po ndeshet me sfida të mëdha të ricopëtimit të territorit të saj.

Nga kjo konstatojmë që, -sikur Kosova të kishte ushtrinë e saj të armatosur gjer në dhëmbë, në pozicione rreth kufijve të saj, Serbia, as që do të guxonte t´i kafshonte ose t´i digjte doganat në kufijtë e saj veriorë, as që do të guxonin Mali i Zi dhe Maqedonia të silleshin si shtete mospërfillëse okupatore rreth kufijve të saj.

-Për më tepër fatkeqësia qëndron ende e pazbuluar tërësisht dhe botërisht: aty, nuk dihen te gjithë prapaskenat kobzeza të asaj Marrëveshjeje famëkeqe të cilat kurrë deri sot nuk dolën publikisht.

Mirëpo, përditë e më qartë po shihet se si loja e poshtër nga aktorët ndërkombëtarë dhe “kombëtarë” po realizohet nga një platformë të projektuar dhe të drejtuar nga Serbia fashiste, millosheviqjane.

Prandaj, ka kohë që jemi përpjekur të shpjegojmë qartë dhe me besnikëri para lexuesve tanë; -këtë tradhti ndërkombëtare që u përgatit nga anti-demokratët më të pamëshirë si Havier Solana, Ban Ki Muni, Marti Arhtisari & Co dhe e cila u përqafua nga udhëheqësit “largpamës” të Prishtinës dhe u e pranua pa rezerva edhe nga politikanët “sy vigjilentë” të Tiranës dhe më tej…

-Sa shumë u derdh gjaku shqiptar dhe asnjë fjalë nuk u përmend në Kushtetutën e Kosovës, se, është shumicë shqiptare. Mos te harrojmë se kur Greqia u bë shtet thuhet se mbi 90% kanë qenë shqiptarë dhe martirët kanë qenë mbi 90% ata që luftuan kundër Turqisë, gjithashtu, kombi ynë ka nxjerrë tre kryetarë shqiptarë; ndërsa sot pas 100 e ca vitesh shqiptarët nuk guxojnë të flasin as gjuhën shqipe; prandaj dyshimi ynë ( e jo frika) jonë ekziston për faktin se çfarë do të ndodhë me ne, sipas projekteve strategjike-afatgjate; që diplomacia ndërkombëtare i ka kushtëzuar për ne shqiptarët; sipas kësaj Pakoje famëkeqe të Ahtisarit?!

Kjo, Paktë famëkeqe sipas orekseve shoviniste serbe, nuk po e ndanë vetëm territorialisht Kosovën, por po bëhen përpjekje që edhe shpirtërisht të bëhet ndarje për kombin shqiptar!

-Kemi të drejtë të dyshojmë që, pas sa e sa vitesh , nuk do të dihet saktësisht që: “Kosova para luftës së UÇK-së, ishte shumicë shqiptare , për faktin që janë barazuar po sipas kësaj Pakete të pasuar nga Kushtetuta e ashtuquajtur e Kosovës ; shqiptarët shumicë me minoritetin serb pakicë me të drejtën e barabartë që në administratë të flitet dygjuhësia –njësoj si në kohët e krajit Tito; po ku gjendet gjetiu në tërë botën, një pabarazi e tillë “demokratike” si në Kosovën administrative të e projekteve të huaja që: mbi 92% shqiptarë, të barazohen me më pak se 2% serbë kolonizatorë të ardhur përtej Karpateve me mashtrime e dhunë?! Nga kohërat e errëta të krajlëve të Serbisë e të tjerë; kur shqiptarët janë dëbuar egërsisht nga trojet e veta duke iu shkëputur atyre pjesë të tëra territoresh –kujtojmë këtu anë të ndryshme të Atmëmëdheut nga lindja në perëndim, nga veroi në jug! Gjatë shekujve shqiptarët u rrudhën territorialish, me dirigjimin e qarqeve reaksionare të Evropës dhe me projektet famëkëqija të okupatorëve sllavë.

Si mund të parashikohet fakti i lindjes së kombit “ kosovar” kur dihet që gjuhë “kosovare” në historinë e gjuhës shqipe , nuk ka! Dihet se kemi dialektin gegë dhe toskë dhe atë të formave dialektore të Shqipërisë së mesme (elbasanishten) , por jo edhe një gjuhë të mirëfilltë me theksime të veçanta kosovare, siç do të dëshironin të ketë shovinistët serbë dhe bufët shqipfolës! Prandaj, konstatojmë që ky komb “kosovar” as ishte dhe as që mund të ekzistojë! Kjo, qe ide vetëm në kokat e mykura “shkencore” të pjella nga akademia serbe si ajo e “Francuska 7” . E trumbetuar pastaj, nga “akademikët” puthadorë, shqipfolës., nga Prishtina në Tiranë.

-Si rezultat i gjithë kësaj maskarade politiko-ushtarake, u sollën si në pjata pastaj, dhenjëza thonjsh ”gjellërat”, për krijimin e klimës “multi-etnike”, për krijimin e një shteti “multi-etnik” të modelit të vëllazërim-bashkimit” titist në Kosovë dhe jo vetëm kaq, por më tej u shtuan përpjekjet nga sahanlëpirësit titistë e pas-titistë- pacifistë për krijimin e “kombit kosovar” që, de fakto dhe de jure, do të thotë përpjekje për ndarjen e kombit shqiptar, të gjitha këto të drejtuara nga agjenturat dhe të stimuluara sipas recetave serbe; ndryshimi Flamurit shtetëror të Kosovës, me ngjyrë të kaltër , sipas flamurit të Serbisë, “shpikjen” e himni të ri -memec etj, këto prapakthime në historinë e re të Kosovës i kemi theksuar shumë herë ,ashtu si shumë të tjerë atdhetarë/e, -por makineria politike e diplomatike e këtyre qarqeve reaksionare, nuk i dëgjon dot zërat e arsyeshëm duke vijuar më tej: nuk kanë të ndalur “shpikjet” të reja me objektiva tejet të errëta anti-shqiptare.

-Prandaj, duke i parë të gjitha këto në dritën e realizmit të sotëm politik dhe historik, konstatojmë që, përpjekjet e disa politikanëve dhe analistëve të “hollë” politikë, kinse, ne shqiptarët duhet të festojmë, sepse i paskemi arritur objektivat madhore, kinse, Kosova qenka e lirë, bie ndesh me këtë të vërtetë të hidhur!

-Përderisa, Kosova ende nuk i ka elementet kryesore të cilat e karakterizojnë një shtet vërtetë të pavarur si: ushtrinë, policinë, gjykatat, administratën, kushtetutën e mirëfilltë shqiptare, flamurin e shenjtë kombëtar- jo vetëm të valojë rrugëve dhe në dasma -por, ky flamur shekullor të qëndrojë krenar si flamur shtetëror në institucionet e shtetit të Kosovës; përderisa, rinia e Kosovës me në krye Albin Kurtin, po dënohen nga gjykatat e huaja të UNMIK-ut dhe të EULEX-it dhe po torturohen burgjeve -vetëm pse e kërkojnë të drejtën e shqiptarëve për VETËVENDOSJE ; kujtojmë që, askush me mend në kokë, -nuk ka arsye të festojë hareshëm, as të kujtojë se Kosova e paska fituar pavarësinë dhe lirinë; -duke bërë këtë ata dritëshkurtër e harrojnë të djeshmen e përgjakshme dhe të sotmen e përflakshme të atmëmëdheut.

Vijon

Danimarkë -Suedi, 23 shkurt 2010

Shpërndaje artikullin:
  • Print
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Add to favorites
  • PDF
  • Twitter

KOMENTO ARTIKULLIN




Modifikimet e Fundit

Hasan Stringa, majori elbasanas që studioi me Mustafa Qemal Ataturkun

Si e braktisi jetën në Stamboll për t’iu bashkuar çështjes kombëtare? Dënimi me vdekje nga Zogu dhe falja e tij.

Elbasan - Një ndër studiuesit e traditave, folklorit dhe historisë së trevës së Elbasanit, Shpëtim Haxhihyseni, ka nxjerrë në dritë të dhëna të reja për një prej majorëve të Elbasanit që studioi në Akademinë Ushtarake Turke përkrah Qemal Ataturkut, por që pas çlirimit do të përballej me trajtimin e rëndomtë. Haxhihyseni tregon se Hasan Stringa ishte një ndër tre majorët e asaj kohe fillim shekulli XX për Elbasanin.“Për të njohur lexuesin me këtë ushtarak të lartë po mjaftohem të përmend një thënie të mësuesit të popullit Abedinin Çaushi. Sipas tij, tre majorë kishte Elbasani: Hasan Stafën (babai i Qemal Stafës), Hasan Stringa dhe Hasan Çaushin, kushëri me Abedin Çaushin. Bëhet fjalë për ushtarakë të fillimit të shekullit XX. Tani po mundohemi të prezantojmë plotësisht këtë ushtarak të lartë për të cilin edhe Elbasani-Enciklopedi në faqen 614 në zërin Ushtria dhe ushtarakë të lartë nuk flet fare për të.
Kush ishte Hasan Stringa

Është një pinjoll i familjes qytetare elbasanase, e cila që nga çereku i fundit i shekullit XIX ishte shpërngulur në Stamboll. Babai i tij, Ibrahimi, ishte profesor në Konservatorin e Stambollit për artet e bukura dhe kish pasur nxënës Sulejman Gjevorin. Hasani pasi kreu arsimin fillor dhe të mesëm, fillimisht ndjek studimet e larta për mjekësi në Vjenë. I ndërpret studimet dhe largohet në Stamboll ku vazhdon akademinë ushtarake dhe kishte shok klase me Qemal Mustafa Ataturkun. Hasani gjithashtu pati shokë edhe elbasanasit Petraq Popa, Aqif Pasha dhe Hasan Stafa. Ngjarjet e mëdha të vitit 1912 i ngacmojnë ndërgjegjen kombëtare dhe me gradën e kapitenit të parë vjen në Shqipëri për ngritjen e flamurit. Ibrahimi, i ati nisur po nga këto ndjenja kombëtare vjen në Shqipëri për të ngritur bandën ushtarake. Hasani shërben me devotshmërinë më të lartë në ushtrinë kombëtare shqiptare duke pasur funksione të larta. Bëhet fjalë për vitet 1912-1920. Në vitin 1924 aderon në krahun e lëvizjes demokratike të Fan Nolit. Ka dokumente arkivorë që e vërtetojnë këtë. Më 1924 kur A. Rustemi qëllohet për vdekje në Tiranë, Major Hasan Stringa ngre zërin e tij dhe ngushëllon shoqërinë “Bashkimi” në Tiranë dhe shprehet me telegram: Lajmi i humbjes së shpëtimtarit të atdheut, kryetarit tuaj, Avni Rustemi na helmoi mjaft. Dërgoj ngushëllimet shokëve të “Bashkimit”, të cilët janë ndjekësit e idealit të tij”(gazeta “Dajti” n27, dt 22.04.1924).

Pas rënies së qeverisë së Nolit, Hasani s’ka më funksione. Pasi Zogu konsolidon pozitat e tij, e fton dhe i jep funksione në ushtrinë mbretërore. Në vitet 1928-‘29 Hasani si ushtarak i lartë është komandant i forcave ushtarake për zonën kufitare veri-verilindje me qendër në Krumë. Në një zijafet familjar ( i lind djalë) i ndodh diçka jo e zakonshme. Të ftuarit në konak të tij fillojnë të këndojnë “Himnin e mbretit Zog”. Hasani mërzitet dhe qëllon lart me revolver. Plumbi godet portretin e mbretit që varej në mu. Hasani prerazi shprehet: “Këtu jemi mbledhur për gëzim familjar, s’është rasti për himn”. Denoncohet tek mbreti për këtë gjest dhe arrestohet. Gjyqi e dënon me vdekje, por ndodh diçka: Në burg rastësisht e viziton një angleze, e cila bisedon me Hasanin në anglisht. (Mendohet e thuhet se ka qenë Edit Durham). Ndërhyrja e anglezes tek mbreti bëri që major Hasanit t’i falet jeta. Zhvishet nga veshja ushtarake, por mbreti Zog i lidh një pension mujor prej 11 napolona florinj, të cilin e mori deri në nëntor 1944. Pas lufte komunizmi e sheh po me atë sy që pa të tërë intelektualët ushtarakë…. I heq pensionin. Më 1948 Hasani ndërroi jetë. Fëmijët e tij qenë viktima të një trajtimi të egër.

Ushtarakët e lartë elbasanas i shërbyen gjithë jetën atdheut, u persekutuan në komunizëm

Elbasani ka pasur ushtarakë të lartë të shkolluar në perandorinë osmane, por edhe në vendet e tjera. Një pjesë e tyre shërbyen në sanxhakë e vilajete të ndryshme të Perandorisë dhe pas vitit 1912 me pavarësinë u vunë në shërbim të shtetit të ri shqiptar. Ndër to përmenden Beqir Plangarica, Kasem Sejdini, Kamber Sejdini, Qamil Elbasani. Po kështu ndër majorët me zë ishte Hasan Stafa që ka qenë edhe kreu i Akademisë Ushtarake në Stamboll. Ai shërbeu në disa qytete të vendit. Ndërkohë emrin në listën e ushtarakëve të shkolluar ishte Tasim Bishqemi. Ai ka drejtuar Akademinë Ushtarake në Itali. Po kështu u zgjodh komandant në shkollën e parë ushtarake në Durrës. Bishqemi ka drejtuar xhandarmërinë shqiptare. Si shumë ushtarakë pushkatohet në diktaturë. Emrat e shquar të ushtarakëve vazhdohen nga Kamber Qafëmolla. Ai gjithashtu ka drejtuar Akademinë Ushtarake në Itali, qe komandant i xhandarmërisë në Tiranë dhe më pas lidhet me lëvizjen LANÇ. Në konferencën e Pezës zgjidhet komandant i përgjithshëm i forcave antifashiste të NAÇL. Petrit Hakani, ushtarak i lartë. Kryen shkollën Normale. Angazhohet në luftën Antifashiste dhe pas çlirimit merr poste drejtuese dhe gradën Gjeneral në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Mustafa Novi kryen akademinë ushtarake në Rusi. Shërben në shumë detyra drejtuese në ushtri. Ka qenë pedagog pranë Akademisë Ushtarake Shqiptare.

Aktiviteti dhe jeta

Beqir Plangarica ushtaraku që u mor me publicistikë dhe ligje

Të arsimuar në një kohë të vështirë ushtarakët elbasanas dhanë kontributin e tyre në çështjen kombëtare dhe u bënë trumbetuesit dhe nacionalistët e parë të kësaj çështjeje. Ndër to ishte edhe Beqir Plangarica. Ai vazhdoi gjimnazin e njohur të Manastirit, ndërsa vitin e fundit e mbaron në Stamboll. Emërohet në postin e nënkomisarit në rajonin e Stambollit dhe në këtë kohë vendos lidhje të ngushta me patriotët shqiptarë në Stamboll. Transferohet me detyrë në Ohër e në Manastir ku fiton gradën kapiten. Kur i afrohet Elbasanit si komisar, për shkak të ndjenjave nacionaliste të tij nuk pranohet nga prefektura dhe në këtë detyrë vendoset në Ohër. Në këtë kohë ai merret me publicistikë, shkruan lajme e shkëmben korrespondenca me gazetat shqiptare deri në Amerikë. Më 1905 dërgohet në Korçë ku bashkëpunon me Fejzi Alizotin për shkollën shqipe. Transferohet sërish në Manastir dhe pas Hyrrietit më 1908 kthehet në Elbasan dhe bëhet një ndër veprimtarët e klubit të parë “Bashkimi”. Më 1912 lufton aktivisht në malet e Martaneshit me çetën e Byshekut. Qeveria e Vlorës e emëron komisar të policisë shqiptare në Elbasan. Arrestohet dhe dënohet nga Haxhi Qamili, por i shpëton dënimit me vdekje. Shërben gjyqtar dhe merret me mbarëvajtjen e Odës së Tregtisë. Sëmuret dhe vdes nga turbekulozi.

Gazeta Metropol

Featuring Recent Posts Wordpress Widget development by YD