Reagim publik nga Presheva
Modifikimi i fundit në Sunday, 28 February 2010 12:05 Publikuar nga admin Sunday, 28 February 2010 12:05
Ajo që më nxiti të reagoj ishte propaganda e pamoralshme serbe për projektin e mirënjohur të krijimit të rrugës lundruese internacionale Roterdam-Beograd-Selanik me pikën me kyçë të referimit Kosovën Lindore si vendi më nevralgjik i kësaj arterie shumë të rëndësishme për transportin ujor në Evropë.
Serbia dhe shumë autorë të saj e shumë organizata nga po ky vend tash e disa vite merren me propagandimin dhe projektimet e shumë varianteve të kësaj rruge , me të vetmin qëllim të përfitimit të mbështetjes ndërkombëtare dhe financiare duke defaktorizuar një realitet që është në terren. Atë të Kosovës Lindore apo të tokave shqiptare në Komunën e Preshevës dhe Bujanocit.
Ata këtë fakt si duket dëshirojnë ta trajtojnë ndryshe dhe me forma jo demokratike me çka thurin plane dhe projekte krejtësisht sipas varianteve serbe dhe greke duke margjinalizuar dhe defaktorizuar,hequr nga terreni elementin autokton shqiptar në Kosovën Lindore.
Çuditem së si nuk kanë aspak moral dhe me çfarë të drejtë autorët serbë Bashiq Miroslav, Bashiq Stefan dhe Bashiq Sevastian shfaqin tendencën dhe këtë projekt gjigant, tentojnë ta lakojnë vetëm në interesa të verbuara nacionaliste pan-serbe dhe pan-greke , në dëm të interesave shqiptare, kur harrojnë së është toka shqiptare e Kosovës Lindore që do të bëjë lidhjen dhe vendi ku planifikohet të bëhen punimet për hapjen e kanalit artificial lidhës mes Moravës dhe Vardarit.
Presheva është qytet kryekëput shqiptar, Presheva shtrihet jo vetëm nga qyteti e rreth malësisë së Karadakut por edhe përtej autostradës e deri tek malet apo harkut të Rujenit.
Andaj edhe tokat nga ku këtë realizojnë projektin në fjalë janë shqiptare, pronë e shqiptarëve dhe e stërgjyshërve të tyre. ( shikoni web faqen: http://www.sava-solunsrbkanal.com
Ashtu sikurse në Kosovën Veriore edhe në Kosovën Lindore, Beogradi politik nuk kënaqet vetëm me pushtimin ushtarako-policor të vendit por ai shkon deri në shkallën <<rikonfigurimit administrativo-juridik>> të hapësirës shqiptare në këto territore. Tendencat serbe për kolonizimin dhe më vone të uzurpimit të tokave shqiptare si justifikim për mbrojtjen e pakicave serbe s’do mend së kanë vetëm një qëllim. Ekzekutimin praktik të planeve për ndryshimin e vijave të brendshme organizative të pushtetit lokal apo më mirë të ndarjes së brendshme të autoritetit të pushtetit lokal. Zërat për një ndryshim dhe mundësia për krijimin e një komune të re të Stacionit të Trenit jashtë pushtetit të Komunës së Preshevës dhe krijimit e disa zonave të reja administrative përtej hekurudhës dhe autostradës duke ndarë në dysh lidhjen e fshatrave shqiptare me Preshevën dhe malësinë e Karadakut shpjegon planin e ri “urbanistik” serb për ndarjen e re të Kosovës Lindore .Edhe me keq kur i shtohet kësaj edhe baza e re ushtarako-policore Cepotin në mes Preshevës dhe Bujanocit s’do mend të kuptohen qëllimet serbe..
Ata e dine dhe në një apo tjetër mënyrë po e përgatisin planin e fundit të tyre për shkëmbimin e Preshevës me Veriun e Kosovës dhe në këtë akt, qëllimi i tyre është të mundohen sa më tepër që të vendosin kufijtë e ri të Komunës së Preshevës duke e shtyre dhe rrudhur në maksimum këtë Komunë dhe lëne jashtë saj terrenet me strategjike që do të bëjnë pjesë në projektin final të hapjes së Kanalit.
Ndarja me vija ushtarake me anën e bazës Cepotin qe ndan Bujanocin dhe Preshevën dhe tendencat për vizatimin e vijave të reja administrative të Komunës së Preshevës shkojnë dhe janë në favorin e aleancës së pa shpallur Serbo-Greke për dominimin e rrugës ujore, tokësore dhe hekurudhore duke krijuar kështu kapitalin e transportit në Gadishullin Ballkanik.Që as për së afërmi nuk shkon në dobi të palës Shqiptare dhe aleateve të tyre.
Siç edhe mundur të shihet nga plani dhe mapa e paraqitur në këtë projekt apo variant serb të projektit, qëllimi është që kjo rruge të mos kalojë nëpër vendet “jo miqësore” për Serbinë dhe Greqinë.
Ata e shohin këtë plan si një rruge qe do kaloj në Serbi-Maqedoni dhe Greqi me çka në një mënyrë apo tjetër krijohen dhe forcohen aleancat e reja .Apo boshti pan sllavo-grek Beograd-Athine me Shkupin zyrtar Maqedoni në mes si një marionetë politike.
Shqiptarët duhet të reagojnë dhe të zhvillojnë propagandën e tyre deri në nivelet me të larta të vendosjes së ata natyrisht nuk janë kundër këtij projekti dhe kundër ideve progresive por , së deri sa këto plane duhet të realizohen në tokat e tyre atëherë edhe atyre (Shqiptarëve) i takon pjesa e tyre , e jo të jene në vendin e spektatorit dhe të shikojnë së si dikush ja vjedh tokat dhe me to krijon përfitime enorme .
Historiku i këtijë projekti që Serbia ka filluar me të madhe ta propagandoj , nëpërmjet konferencave e deri tek propaganda mediale nëpërmjet internetit nepermjet webfaqeve www.danube-propeller.com
si variant pan europian dhe nëpërmjet web faqes www.sava-solunsrbkanal.com
si variant serb të projektit duke anashkaluar krejtësishtë autenticitetin shqiptarë të Kosovës Lindore. Pas kërkimeve vullnetare mbi historikun e projektit dhe me ndihmen e miqëve nga Asociacioni I Kanaleve të Nju Xhersit kemi ardhur në përfundim se ky projekt nuk është projekt serb sic po tentojn ta emërojn Serbët por është projket i propozuar shum dekada ma parë nga ish Presidenti Amerikan Udrou Uillson . Lidhur me këtë ceshtje dhe Historikun e projektit kemi botuar artikullin dhe mundeni ta lexoni ne këtë link. www.telegrafi.com/?id=26&a=1919
.
Edhe e kemi botuar edhe në Gazetat Ditore Kosova Sot , Bota Sot , dhe dhjetra web faqe informative , Presheva.com , AlbaniaPress.com Radiokosovaelir.com , gazeten Tiranase Ballkan. etj.
Ju dërgojmë këtë shkrim , me besimin se sejcili nga ne ka sado pak një obligim minimal për të thënë të vërtetën për politikën serbe që po drejtohet kundër popullit shqiptarë në Kosovën Lindore , atyre po i rrezikohet ekzistenca në ato troje pasi gjenden të vetëm përball planifikimeve të bashkëdyzuara Serbe dhe Greke. të cilët po mundohen ta spastrojn etnikisht këtë rajon nga Shqiptarët që të krijojnë hapsira pa shqiptar përgjatë krejtë korridorit strategjik nga Lugina e Moravës drejt Luginës së Vardarit dhe kështu të ruajn sipas tyre lidhjen e vetme toksore mes miqëve tradicional Serbis e Greqisë.
Andaj Ju lutemi që të reagoni ndaj këtij projekti duke thënë të vërtetën mbi këtë projektë i cili u propozua nga amerikanët nga Presidenti amerikan Udrou Uillson e jo nga inxhinjer serb apo grek.









