KËSHILLI INICIATIV PËR NDËRTIMIN E TUPAN XHAMISË NË TETOVË

        K O M U N I K A T Ë

 Në Tetovë sot (28.02.2010) u formua Këshilli Iniciativ i udhëhequr nga Abdyladi Vejseli për ndërtimin e Tupan Xhamisë në qendër të Tetovës. Ne morëm përsipër këtë nismë për ndërtimin e këtij tempulli fetar, që u rrënua dhe u zhduk nga faqja e dheut gjatë periudhës së monizmit. Duke qenë të vetëdijshëm dhe duke parë se askush deri tani nuk ndërmori një nismë të tillë për fillimin e realizimit të xhamisë, ne si këshill nismëtar dhe qytetarë të Tetovës, të përfaqësuar nga personalitete publike nga sfera fetare,  shoqërore dhe e bizneseve e filluam këtë iniciativë, për të rikthyer njëherë e përgjithmonë këtë “Shtëpi të Zotit”.

Me këtë rast, informojmë se kemi gati edhe konstruksionin financiar për ndërtimin e xhamisë.

Me këtë iniciativë njoftojmë institucionet komunale, si komunën e Tetovës, Bashkësinë Fetare Islame në Maqedoni, Myftininë e Tetovës, ndërkohë presim përkrahjen e gjithë dashamirëve për rikthimin e Tupan Xhamisë në vendin e vet.

Mirëpresim sa më shpejt përgjigjen konkrete që të fillojmë sa më parë punimet për ndërtimin e xhamisë.

Për të informuar opinionin e gjerë, Xhamia e Çarshisë në Tetovë, e njohur edhe me emrin Tupan Xhamia ka qenë e ndërtuar në shekullin e XVI, prezantimi i saj ka manifestuar simbolikë të veçantë në shumë aspekte dhe pikëpamje. Si shumë xhami tjera që kishin fat të hidhur nga ish sistemi komunist, të njëjtën përvojë e kishte edhe kjo xhami e cila u rrënua në vitin 1965. Faktet dhe e kaluara na flasin se ka qenë xhamia më e madhe në Tetovë e ndërtuar pikërisht në sheshin e qytetit.

Kryetari i këshillit                                          Tetovë 

Abdyladi Vejseli                                         28.02.2010

Shpërndaje artikullin:
  • Print
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Add to favorites
  • PDF
  • Twitter

KOMENTO ARTIKULLIN




Modifikimet e Fundit

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Myderriz

Një ditë, Hoxha i tij publikisht kishte thanë:

”Kur të rritet ky djal ka me ba namin

Shtatë kralat kanë me ja ni zanin…”

Mësimet e larta i kreu në Medresën e Madhe të Gjakovës, e cila i ka dhënë dritë krejt Kosovës… Mulla Haxhi Zeka, përveç që kreu studimet në Gjakovë, aty u martue me Rukijen, të bijën e familjes së njohur Canhasi të Gjakovë dhe më vonë shkoi në Pejë për të punuar, me atë njohuri që Në fillim ka shërbye si hoxhë, imam, mësues, në administratën lokale si nëpunës dhe sekretar i pronës së familjes shumë të pasur, Sheremeti të Pejës, por që janë me prejardhje nga katundi Sheremetaj i Gjakovës… Të gjitha këto shërbime edhe pse kanë rëndësi, por nuk kanë aq rëndësi sa ka shërbimi i tij që bëri për Kosovë, për Shqipni…! Mulla Haxhi Zeka, edhe pse ishte Myderriz, Mulla, Hoxhë, Haxhi, ky burrë trim malsorë, luftoi me pushkë n’dorë, për liri, për Shqipni…

Ka qenë jo vetëm pjesëmarrës, por ndër udhëheqësit kryesor në dy besëlidhjet shqiptare, të cilat e zgjuan vetëdijen kombëtare, siç ishin “Lidhja e Prizrenit” (1878-1881) dhe “Lidhja e Pejës” (Besa-Besë” (1899)… Për këto ngjarje madhështore, përveç dëshmive historike, ka edhe shumë këngë, vargje, poezi, ku përmendet Haxhi Zeka, Poeti kombëtar, At Gjergj Fishta, vetë prift katolik, françeskan, por për këtë hoxhë, që luftoi vatan, për bashkim, për liri, për Shqipni, ndër të tjera, shkruen në këte poezi:

Dil e piqu n’Haxhi Zekën Grish Kosovën,

bashko Rekën Lsho kushtrimin n’Toskë e Gegë

Mblidhu tok si kokrrat n’sheg…”

Ndërsa në një këngë popullore me titull: NA KTI VENI DUHET M’I DALË ZOT (Kushtuar Myderriz Mulla Haxhi Zekës),

Këndohet, shkruhet e thuhet:

N’grykë t’Pejës, more,

u dhez rrfeja Shqiptarisë

more, j

u forcue beteja.

N’kam na u çue,

o vëllazën,

Haxhi Zeka,

Nisi fjalë, more,

shqiptarë po u man: -

Ngoni knena, o vllazën shqiptarë,

N’kit ven juve o qi u kam marrë,

N’kit ven juve o qi u kam thirrë;

Fjalë me dhanun,

besa-Besëb me lidhë.

Për me lidh-o ni Besë të Zotit,

M’i dal n’ball, more,

o anmikut t’sodit si n’kohën e Gjergj Kastriotit.

Na kti veni duhet m’i dalë zot;

Dy syt,

more,

ju mbushën me lot.

Atëherë Isa koka çue n’kam: -

Ngo mor Zekë,

unë çka po t’tham,

I madh e i vogël,

tanë n’kam m’u çue,

Për tokë tonë kena me liftue,

Me derdh’ gjakun,

more,

bash si prrue!

Kem m’u kallë tan’,

more,

si cigare

s’kem me lanë anmik n’tokë shqiptare!

Fort u gzue,

more,

trimi Haxhi Zekë Nxuerr alltin,

more,

paj qiti përpjetë: -

Ktu koftë lidhë, 

more vllazën 

Besa-Besa.

E na u nisën trimat,

more,

çeta-çeta,

shkon t’u pri,

more, trim-o Haxhi Zeka.

Haxhi Zeka o ni zog shqiptari 

O për Kosove n’luftë ma i pari.

Për veprimtarinë e tij për bashkim, për liri, për një Shqipni, Mulla Haxhi Zeka u arrestue dhe për disa vjet në Stamboll u internue, por edhe pas lirimit prej internimit nuk u qetësue, nuk u rehatue, ai vazhdoi me luftue, deri në Mal të Zi, për Plavë e për Gusi… Haxhi Zeka, përveç se ishte dijetar, atdhetar, luftëtar, ishte humanist, bamirës, besimtar…Si besimtar, ka vizituar Qabenë, vendet shenjt Mekkën dhe Medinën, në Arabi, ku e fitoi edhe titullin Haxhi. Me titullin Haxhi, emri i tij hyri në histori… Me 16 shkurt 1902, në Pejë, Mulla Haxhi Zeka u vra nga dora e gjakatarit, Adem Zajmi, kapiten i xhandarmerisë, që thonë se ishte argat i Sërbisë… ja edhe fotoja

 

Featuring Recent Posts Wordpress Widget development by YD