METUSH KRASNIQI – SIMBOL I REZISTENCËS DHE I RIBASHKIMIT KOMBËTAR

Ramadan PLLANA -DËSHMI TË KOHËS -METUSH KRASNIQI – SIMBOL I REZISTENCËS DHE I RIBASHKIMIT KOMBËTAR

« La liberté consiste à choisir entre deux esclavages : l’égoisme et la conscience. Celui qui choisit la conscience est l’homme libre. »

(Victor Hugo)

« Liria qëndron në zgjedhjen në mes dy skllavërive : në atë të egoizmit dhe të ndërgjegjes. Ai i cili e zgjedhë ndërgjegjen është njeri i lirë. »

(Victor Hugo)

Metush Krasniqi, ishte njëri ndër atdhetarët më me dinjitet kombëtar në Kosovë dhe Viset tjera shqiptare të ish-Jugosllavisë që mbetën në riokupimin serbo-sllav, të periudhës së pas Luftës së Dytë Botërore. Kaherë, e ndiej një detyrim shpirtëror për ta kujtuar e respektuar me një shkrim historik, sa më objektiv e të paanshëm, me qëllim që gjeneratat e reja, sidomos historianët, të njihen me të vërtetën e tij. Kushtet objektive e subjektive nuk më kanë mundësuar, deri më tani, që të mbledhë fakte për të në terren, që të takohem me familjarët, miqtë, kolegët dhe bashkëveprimtarët e tij. Njëri nga miqtë e tij, Shefqet Jashari, pra, njëri nga bashkëpunëtorët e bacës Metush, njëkohësisht edhe imi, më ka dhënë çdo material që ka pasur për të dhe më ka treguar gjithë biografinë e tij, aq sa ka pas njohuri për të.

Veprimtaria e tij është një thesar historik për të cilën duhet të hulumtohet shumë. Të flitet, të shkruhen kujtime apo histori për biografinë e tij, të xhirohen filma dokumentarë apo filma artistikë për veprimtarinë, vuajtjet dhe qëndresën e tij titanike, të ngritën lapidare apo përmendore, sikur për çdo dëshmorë të lirisë dhe të bashkimit kombëtar, pa u realizuar amaneti i tij, bashkimi i Mitrovicës me Kosovën, në veçanti, dhe bashkimi i trojeve etnike shqiptare, në përgjithësi, për ne bashkëmendimtarët dhe bashkëveprimtarët e tij, prapë do të mbetet zbrazëti dhe mosplotësim i amanetit të tij dhe amanetit të mbarë dëshmorëve të kombit. Bacë Metushi ishte një Vigan kombëtar. Ai, ishte njeri me ndërgjegje të lartë kombëtare e njerëzore, një trashëgimtar ideologjik i Hasan Prishtinës. Emri, shembulli dhe veprimtaria e tij patriotike do të jenë udhërrëfyese e përhershme për çlirim e ribashkim kombëtar. Adem Jashari , komandanti ynë legjendar, dhe UÇK-ja ishin për te një ëndërr dhe dëshirë e kahershme, sepse ai kishte bindjen se :

« Me çetnikët veç me pushkë, se tjetër politikë nuk ka ! »

Në pyetjen që ia kam shtruar bacës Adem Demaçi për Metush Krasniqin, ai, përveç tjerash më thotë :

“METUSHI KA QENË MË I MIRI PREJ NESH” !

 

 

BIOGRAFIA E METUSH KRASNIQIT

 

 

Metush Krasniqi, u lind në fshatin Dajkoc, komuna e Dardanës, më 19 gusht të vitit 1928. Lindja e tij ishte një gëzim i madh për familjen Asllan Krasniqit sepse, ishte djali i parë pas tri vajzave. Pas tij do të lindnin edhe vëllai i tij Osmani dhe një motër. Shkollën fillore, katër klasëshe, e kryen në Hodonoc në gjuhën serbe, para Luftës së Dytë Botërore. Familja e tij ka qenë me tradita atdhetare. Babai i Metushit Asllani, një bashkëluftëtar i Idriz Seferit, më 1912 ishte dënuar në gjykatën turke të Gjilanit me 101 vjet burgim. Familja e tij ka qenë e njohur si shembull, kurdoherë, në luftën për çlirim e bashkim kombëtar. Pas okupimit të Shqipërisë dhe Kosovës nga Italia fashiste, kur profashistët shqipfolës, e quanin “Shqipëri e Madhe”…kurse, Ilirida mbetej nën okupimin bullgar dhe Mitrovica me rrethinë me minierën “Trepça” në zonën e nediqëve…

Kur u hapën shkollat shqipe edhe në Gjilan, kreu shkollën e plotë fillore semimaturën dhe disa kurse pedagogjike. Martohet në moshën 16 vjeçare, pa dasmë, shoqëri dhe miq, nga se, kështu ishin martesat në rrethana luftës. Ishte shumë zemërgjerë, i dashur dhe kishte një zgjuarsi të jashtëzakonshme. Kishte një ndërgjegje të lartë kombëtare e njerëzore, pos okupatorëve serbo-sllavë që i urrente ai ndiente edhe një neveri të madhe për tradhtarët dhe shërbëtorët e verbër e cinikë.

Fjalët e tij të jepnin shpresë dhe besim për rrugën dhe luftën e domosdoshme kah çlirimi dhe bashkimi kombëtar. M´u për këtë domosdoshmëri historike të popullit tonë të shumëvuajtur ai, përveç gatishmërisë fizike që kishte, i kishte shtruar vetes detyrë që të pajiset edhe me një armë tjetër, atë të ngritjes intelektuale, sepse vetëm me pushkë dhe me pendë, ashtu siç na kishin mësuar vëllezërit Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto, Ismajl Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, Avni Rrustemi etj, për të cilët kishte konsideratë të madhe.

Edhe pse në kushte e rrethana të vështira ekonomike e politike ai arriti që të shkollohet dhe të bëhet njëri ndër intelektualët dhe ideologët më të njohur të ndërgjegjes sonë kombëtare, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Kështu, gjatë viteve 1947-1949 Metushi, e kreu me sukses kursin pedagogjik në Pejë dhe Gjakovë, diplomon në vitin 1950 në Shkollën Normale të Gjakovës. Punësohet, si mësues, në shkollën fillore të Shipashnicës së Epërme në vitin 1950. Pastaj, ka punuar edhe në disa fshatra të Anamoravës, si në Strezovc, në Hogosht, Muçivërc, Koretin, Roganë, ku emërohet si drejtor i parë i kësaj shkolle. Ka punuar edhe në rrethin e Shkupit. Si mësues dhe edukator i popullit, përpos mësimit të rregullt kishte organizuar kurse për të mësuar shkrim-lexim për të rritur dhe për vajza të fshatrave ku punoi.

Nga viti 1967 jetoi në Prishtinë. Regjistrohet në fakultetin Juridik të Prishtinës, të cilin e kryen me sukses, punësohet në Shkollën e Mesme Teknike,

« 19 Nëntori » në Prishtinë, si referent për çështje të nxënësve.

E largojnë nga puna, me pretekstin për bindjet e tij nacionaliste, më 1976. Pastaj, me ndihmën e shokëve punësohet, si jurist, në Drejtorinë e Transportit Hekurudhor në Fushë-Kosovë.

Ka vdekur nga pasojat e dhunës që ia bënë UDBA-shët shqipfolës, xhelatët; Selim Brosha dhe Zymber Zymberi, më 15 tetor të vitit 1986 në spitalin e Prishtinës.

Ka lënë pas vetes familjen e ngushtë me këta anëtarë. bashkëshorten, Havishën, djemtë Xhevatin, Mitatin dhe Besnikun, vajzat Teutën dhe Lulën, si dhe nipat dhe mbesat që i ka dashur shumë.

 

VEPRIMTARIA PATRIOTIKE E METUSH KRASNIQIT

 

“…Kujdesuni për mendimin tuaj, sepse jeni përgjegjës para historisë…” (Hasan Prishtina)

 

-Më pëlqen shumë ky amanet dhe kjo këshillë e të madhit Hasan Prishtina, ideologut tonë të bashkimit kombëtar, mendime të cilat mundohem t’i zbatoj në vlerësimet e mia për personalitetet dhe ngjarjet të cilat i kam mësuar ose që kam qenë një dëshmitar i tyre. Kështu, edhe për Metush Krasniqin, Bacën Metush, për të cilin kam pasur një konsideratë të madhe, dhe ruaj një kujtesë sublime për të, do të përpiqem, për aq sa mundem e sa di, ta plotësoj një zbrazëti për personalitetin dhe veprimtarinë e tij.

Kisha dashur që, nëse shkojmë në shpjegime e analiza në kohë e hapësirë, ku kemi qenë, të jemi të sinqertë sepse, pastaj nuk do të gabojmë shumë.

Metush Krasniqi, përjetoi shumë ngjarje të shekullit të njëzet,kishte jetuar në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, në kohën e okupimit fashist gjermano-italian 1941-1945, gjatë riokupimit jugosllav të Kosovës me viset tjera shqiptare. Ky atdhetar i paepur kurrë nuk u gjunjëzua, as nuk u mashtrua, por gjithnjë mbeti konsekuent në të qëndruarit shqiptar i pamposhtur.

Atdheu mbi të gjitha!

-Kjo, ishte bindja e tij që e shoqëroi, iu përkul dhe veproi tërë jetën, deri në vdekje!

Metush Krasniqi, i kishte kuptuar, me mish e me shpirt, tradhtitë që na i kishin bërë Fuqitë e Mëdha dhe Serbia e shtetet fqinje, Greqia, Mali i Zi, Bullgaria duke na i gllabëruar tokat tona ndër shekuj.

Gjithnjë, në veprimtarinë e tij do të demaskonte tradhtinë, si nga Kongresi i Shën Stefanit e ai i Berlinit më 1878, Konferenca e Londrës më 1913, tradhtinë ndaj Mbledhjes së Bujanit, mbajtur më 31 dhjetor 1943 e 1 e 2 janar 1944, Mbledhjen famëkeqe të Prizrenit më 1945, Shpërnguljet e shqiptarëve në Turqi, mashtrimet pas Plenumit të Brioneve të vitit 1966 etj, duke ngritur vetëdijen e popullit për çlirim nga okupatorët sllavë të të gjitha kohërave e ngjyrave, çetnike e sllavo-komuniste. Ai, do të jetë një nga frymëzuesit dhe flamurtarët e të gjitha lëvizjeve çlirimtare, në ish-RSFJ.

Ai, ishte vizionari e udhëheqësi ynë, shpirti dhe mishërimi i popullit shqiptar. Kontaktet e para me organizatat ilegale i merr me Gjon Sereqin, themeluesin e Organizatës Nacional – Demokratike Shqiptare (NDSH) i cili kishte qenë mësues në Gollak e Anamoravë. Në Hogosht lidhi miqësi me mësuesin e gjuhës shqipe, Ndue Nekajn dhe me Mark Gashin. Regjimi i Beogradit ndaj shqiptarëve nuk kishte ndryshuar aspak nga ai i mëparshëm, kishin rifilluar shpërngulet e shqiptarëve për Turqi. Pas dekonspirimit dhe shpartallimit të NDSH-së, si dhe të pushkatimit të themeluesve të saj, Gjon Sereqit, Ajet Gërgurit, etj. Metushi, bisedon me disa shokë dhe anëtarë të NDSH-së, në vitin 1950, formon organizatën ilegale në Shipashnicë të Epërme me emrin,

« Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë » më tutje RBTSHSHA. Në këtë organizatë ishin Mark Gashi, Sejdi Kryeziu, Qemajl Kallaba, Mehmet Dërmaku, etj. Kjo organizatë i kishte shtruar vetes shumë detyra, kurse si parësore ishin këto :

1. Si detyrë imediate kishte kundërvënien ndaj shpërnguljeve të shqiptarëve në Turqi që ishte intensifikuar nga regjimi Tito-Rankoviq,

2. Përgatitjen e popullit për një luftë nacionalçlirimtare dhe

3. Që këtë luftë të domosdoshme për liri e pavarësi ta njihnin përfaqësuesit e konsullatave e ambasadave të huaja, sidomos ato angleze e amerikane, në Shkup e Beograd.

Metushi, kishte marrë përsipër që të udhëhiqte agjitacionin politik kundër regjimit shtypës jugosllav ndaj shqiptarëve, që nuk dallonte nga regjimet fashiste, duke shkruar edhe trakte proklamata, parulla e afishe.

Mark Gashi, kishte detyrë të bënte lidhje me diplomatët e huaj dhe t’i njoftonte për aktivitetet e Organizatës. Sejdi Kryeziu dhe Qemajl Kallaba ishin caktuar për shpërndarjen e materialeve dhe punë të tjera me karakter organizativ për të depërtuar sa më shumë tek masa e gjerë.

Nga Gjilan, Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, etj. Tani ishin krijuar kushtet për të formuar edhe formacione ushtarake. Për një kryengritje të armatosur. Ishte krijuar Brigada Shqiptare, forcë ushtarake e Anamoravës Lindore. Këtë strategji e kishte bërë Metush Krasniqi me idenë se veprimtaria politike e diplomatike pa organizimin ushtarak, do të dështonte. Megjithëse RBTSHSHA, vepronte në një ilegalitet të thellë dhe me një konspiracion të fortë UDB-ja e zbuloi aktivitetin e tyre dhe i arrestoi në nëntor të vitit 1958.

Metushi, u arrestua në Shkup më 5 nëntor të atij viti. Pastaj, e burgosën edhe Mark Gashin, Sejdi Kryeziun, Mehmet Dërmakun dhe Mehmet Ajetin. Materialet e Organizatës ishin gjetur te Mehmet N. Dërrmaku të cilit iu kishte besuar ruajtja dhe fshehja e tyre. Para hetuesisë Metushin e kishin ballafaquar me Mehmet N. Dërmakun, por besniku e trimi e i pathyeshmi Metush Krasniqi, asgjë nuk kishte pranuar.

Metush Krasniqi, edhe pse u rrah e u dërmua shpeshherë për vdekje, asnjë fjalë nuk e foli për kolegët e punës dhe bashkëpunëtorët e vet dhe asnjëri prej tyre nuk u arrestua me atë rast. Gjatë hetuesisë ndaj të burgosurve e sidomos ndaj Metush Krasniqit (të cilit edhe pse ishte në çeli ia vunë prangat e hekurta 25 kg. të rënda), kohë pas kohe i lëshonin minj të mëdhenj për ta kafshuar trupit dhe për ta tmerruar e thyer psiqikisht, mirëpo ai i përballoi me stoicizëm edhe kësaj mizorie antinjerëzore.

Pas katër muaj hetimesh, prej 1-7 mars 1959 në Gjykatën e Qarkut në Gjilan u mbajt gjykimi i 6 anëtarëve të “Partisë Revolucionare…”. Trupin gjykues e përbënin: Ratomir Patërnogiq-kryetar, Mustafë Hoxha-gjykatës, Vehbi Mehmeti, Sejfë Sherifi e Tuna Tomiqi – anëtarë, ndërsa aktakuzën e përfaqësonte Tahir Ibrani – prokuror i Gjyqit të Qarkut në Gjilan.

Gjatë seancave gjyqësore, Metush Krasniqi në mënyrë argumentuese, foli për arsyet që e kanë shtyrë ta themelojë këtë organizatë, duke e mbrojtur në mënyrë dinjitoze të drejtën e popullit shqiptar për të jetuar në një shtet të përbashkët shqiptar në Ballkan. Në bazë të “provave” të nxjerra gjatë hetuesisë dhe akuzave të prokurorit Tahir Ibrani, më 7 mars 1959, trupi gjykues i të pestëve, në “emër të popullit” dënoi:

-Metush Krasniqin – me 18 vjet burg të rëndë e 3 vjet kufizim të të drejtave qytetare,

- Mark Gashin e Sejdi Kryeziun – me nga 10 vjet burg të rëndë e 2 vjet kufizim të të drejtave qytetare,

- Mehmet Nuredin Dërrmakun – me 2 vjet burg të rëndë,

- Qemajl Kallabën e Mehmet Ajetin – me nga një vit e gjysmë burg të rëndë .

Pas 18 muajsh izolimi të plotë, në maj 1960 Metushin e transferojnë në burgun e Nishit, prej nga del me 3 nëntor 1966, pas një amnistie të bërë pas rënies së Rankoviqit.

Metush Krasniqi, edhe në vitet e 70-ta do të bëhej promotor i lëvizjes e qëndresës shqiptare në Kosovë e në viset tjera etnike,që ishin nën pushtimin serbo-maqedono-malazezë.

Burgosjet e Metush Krasniqit :

- Më 5 tetor 1956 e arrestojnë për herë të parë, por në mungesë të fakteve e dënojnë me 2 muaj burg për delikt verbal.

- Më 5 nëntor 1958 e arrestojnë dhe dënohet me 18 vjet burg të rëndë, lirohet më 3 nëntor 1966.

- Më 29 nëntor 1968 e arrestojnë për demonstrata, por në mungesë të fakteve e lëshojnë pas 24 orëve.

- Më 4 maj 1981 e arrestojnë dhe në mungesë të fakteve e lirojnë pas 6 muajve.

- Më 4 nëntor 1985 e arrestojnë dhe torturojnë në mënyrën më shtazarake deri më 16 qershor 1986, torturohet nga xhelatët shqipfolës Selim Brosha dhe Zymer Zymeri, nga pasojat e torturave nuk do të ketë shërim dhe vdes më 16 tetor 1986.

 

Metush Krasniqi, ishte atdhetar revolucionar dhe intelektual me pikëpamje të demokracisë popullore që çështjen e atdheut e vente mbi të gjitha.

Ai, ishte për një pluralizëm demokratik të mirëfilltë sipas parimit të Vetëvendosjes së kombeve. Mendimet e tij politike edhe sot e kësaj dite nuk e kanë humbur aktualitetin e tyre. Ai, nuk e ndalonte kurrë aktivitetin e vet, megjithëse ishte i përcjellur, deri në vdekje, nga spiunët e zuzarët e UDB-ës.

Menjëherë pas daljes nga burgu, ai pati shumë takime me shumë shokë, miq e simpatizues nga Kosova e nga të gjitha viset tjera shqiptare të ish Jugosllavisë.

Me qëndrimet e tij heroike, në gjyq e në burg, ai kishte fituar besimin dhe simpatinë e shumë shqiptarëve që e kishin njohur dhe të atyre që kishin dëgjuar për të. Metushi, do të jetë shembull i tolerancës dhe bashkimit kombëtar në biseda e në organizime. Për t; -do të jenë shokë e miq të dashur atdhetarët e të gjitha rrymave të ndryshme politike e ideore, të djathta e të majta. Të gjithë ata që kishin treguar vetëmohim në veprimtarinë patriotike ishin të afërm e të dashur për të.

Do të takohet me mikun dhe bashkëveprimtarin e vet më të ngushtë, me Sejdi Kryeziun, pastaj me bashkëmendimtarë e bashkëveprimtarë të të gjitha rrymave ideologjike e politike, me Mulla Ramë Govorin,Rexhep Abdullahun, NDSH-ist të njohur, Ali Boletini e Hyrije Hanën, Sadik Tafarshikun, luftëtarë kundër pushtimit nazi-fashist gjatë LDB, Hasan Dërmakun, Ismajl e Osman Dumoshin, Ahmet Haxhiun, Fehmi e Rexhep Elmazin, Hetem e Rafet Bajramin, Sabri e Selatin Novosellën, Adil Pirevën, Hilmi Rakovicën, Shefqet Jasharin, Adil e Iljaz Pirevën, Afrim Loxhën, Ilmi Malokun, Rexhep Malën, Skënder e Isa Kastratin, Njazi Korçën, Kadri Zekën, Ethem e Fehmi Bajramin, Azem Beqirin, Sadri Fetiun, Isa Demajn, Zymer Nezirin, Jusuf e Zeqir Gërvallën, Sabit Ratkocerin, Hyda Dobrunën, Hizir Shalën, Zenun Beqën, i cili ia mundësoi punësimin në NT » Hekurudha » në

Fushë-Kosovë, si jurist, e shumë të tjerë.

Kështu, në demonstratat e Nëntorit të 1968 edhe Metush Krasniqi do të jetë njëri ndër frymëzuesit dhe orientuesit e demonstruesve. Me këmbënguljen e Osman Dumoshit, njërit nga organizatorët kryesor, Metushi dhe Ismajl Dumoshi do të qëndrojnë si këshilltarë të të rinjve me qëllim që të ruheshin nga arrestimi, për të vazhduar veprimtarinë e tyre, pa u zbuluar nga UDB-ja.

Ai, do të jetë këshilltar i Grupit të të Rinjve nëpërmjet Sabri Novosellës e Shefqet Jasharit.

E VËRTETA PËR KRIJIMIN E « LËVIZJA NACIONAL ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE E VISEVE TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI » (LNÇKVSHJ)

Në shumë shkrime e kujtime nga veprimtarë e autorë që janë marrë me historikun dhe ndriçimin e formimit të LNÇKVSHJ-së shkruhen datat të pasakta, madje edhe emërtimi i ndryshëm dhe jo i plotë i saj, pastaj edhe për themelimin e Lëvizjes sonë kemi dhënë deklarata jo të sakte edhe ne që ishim në udhëheqësinë e saj, Sabri Novosella, Shefqet Jashari e unë, Ramadan Pllana. Arsyeja kryesor është se kemi qenë shumë konspirativë dhe se nëqoftëse ka dokumente të shkruara për datën e saktë të themelimit të organizatës sonë, ato duhet t’i ketë fshehur iniciatori dhe themeluesi i saj, Metush Krasniqi. Për datën e themelimit nuk ka qenë i sigurt as Jusuf Gërvalla, dëshmori ynë kombëtar, ideologu dhe promotori kryesor i LNÇKVSHJ-së.

Në shumë shkrime historike thuhet se Në vitin 1976 Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës”Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” LNÇKVSHJ, dikush shkon edhe në vitin 1975, dikush më 1978, etj.

Në bazë të hulumtimeve të mia konstatoj se themelimi dhe emërtimi i « LËVIZJA NACIONAL ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE E VISEVE TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI » është bërë në verën e vitit 1977.

Dëshmitë që vërtetojnë këtë konstatim janë deklaratat që shënohen më poshtë :

Sabri Novosella, në NJËRI NGA ATA

( Rrëfim në veten e tretë), botuar në ”Bota sot”.

“Në pushimet verore të vitit 1977, në shtëpinë e Sabri Novosellës, u mbajt Mbledhja Themeluese e LNÇK- së. Mirëpo, siç u cek më lartë, kësaj Mbledhje i kishin paraprirë konsultat e pandërprera mes Metushit, Sabriut, e Shefqetit, sidomos, ato pas dënimit me 15 vite burg të Adem Demaçit në vitin 1975. Se ky proces gjyqësor ishte i montuar, për këtë s’kishte dilemë fare. Ndaj Metushi, Sabriu dhe Shefqeti morën vendimin dhe e themeluan Organzatën Kombëtare “Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës“. Qëllimi i organizatës ishte i qartë, ashtu siç kishin qenë objektivat e organizatave në të cilat kishin vepruar edhe më parë: Çlirimi i viseve shqiptare nga Jugosllavia dhe bashkimi dhe i këtyre viseve me Nënën Shqipëri…

Më vonë, me zgjerimin e organizatës jashtë kufijve të Kosovës, u kërkua që të zgjerohet dhe emri i saj në: – Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare nën Jugosllavi (LNÇKVSHJ)”…

Shefqet Jashari, në ”Mësuesi i atdhedashurisë”( Metush Krasniqi, shënimi im) në ”Zëri i Kosovës” Nr. 35, 17 tetor 1996: ”…Duke qenë i bindur se me vdekjen e Titos Jugosllavia do të shkatërrohet, vendos të konsultohet me veprimtarë dhe kështu me 1977 e formojnë Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare që në momentin e duhur populli ynë të jetë i gatshëm për ta fituar lirinë. »

Dhe unë, Ramadan Pllana, në intervistën dhënë « Albaniapress »it, më 17 mars 2009 .

Siç e ceka më lartë, unë kisha kontakt me Shefqet Jasharin, i cili, nga gjysma e vitit 1977, më informoi se i kishin intensifikuar radhët e LNÇKVSH-së, që ishte vazhdimësi e LRBSH-së, të themeluar në vitet e gjashtëdhjeta nga Adem Demaçi me shokë, dhe, në bazë të vlerësimit të punës të grupit tonë, për të cilën ishin në dijeni, ata, ishin të pajtimit që të “shkriheshim”, në gjirin e Lëvizjes. Ne, si grup, në një konsultim formal, me gëzim të madh e pranuam këtë propozim, kështuqë, nga Nëntori i vitit 1977, ne, si grup u shkrimë në Lëvizje.

Pra, këtu kemi deklarata që përputhën plotësisht njëra me tjetrën dhe ndriçojnë të vërtetën e themelimit të LNÇKVSH-së.

Mirëpo, tani mbetet të vërtetohet se a ishte vërtetë kjo si organizatë vazhdimësi e LBRSH-së së Adem Demaqit, siç thoshte Sabri Novosella e siç shkruajnë shumë autorë. Ne mund të themi se të gjitha përpjekjet e popullit tonë për çlirim e ribashkim kombëtar janë vazhdimësi e Lëvizjeve qysh nga Komiteti i Stambollit. Ato ishin vazhdimësi e traditës së organizimit politik në historinë e re shqiptare që nga Komiteti i fshehtë i Stambollit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, Komiteti i Çlirimit të Kosovës i Hasan Prishtinës, Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare e Halim Spahisë e Gjon Serreqit, Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë e Metush Krasniqit, Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi me Shqipërinë i Kadri Halimit dhe Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve e Adem Demaçit, etj.

-Por, nuk ishte si vazhdimësi e drejtpërdrejt e konkrete, me porosi, në ketë rast krijimi i LNÇKVSH-së nga porosia e Adem Demaçit. Metush Krasniqi ishte me moshë dhe me organizim më i hershëm se Adem Demaçi, prandaj, për mua, sa kemi të drejt të themi se kjo organizatë është vazhdimësi e LBRSH-së, e Adem Demaçit, aq kemi të drejt të themi se është edhe vazhdimësi e PRBTSHSHA-së, e Metush Krasniqit.

-Mirëpo, për fatin e mirë historik, tani ka lindur një e vërtetë tjetër historike që dëshmon se, nga një marrëveshje e fshehtë, Metush Krasniqi e Adem Demaçi ishin marrë veshë që t’i lënë anash ndasitë ideologjike dhe të bashkëpunojnë në një Lëvizje të bashkuar me një platformë të vetme kombëtare. Kjo ishte ideja për formimin e « Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Kosovës », nga e cila ide « Grupi Revolucionar » e shkruan traktatin për këtë organanizatë. Asnjëri nga ne të LNÇKVSH-së nuk e kemi ditur për këtë mbledhje të fshehtë. Ja, çfarë shkruan Ilmi Ramadani në lidhje me këtë : Ilmi RAMADANI: “ADEM DEMAÇI – IDEATOR I LËVIZJES KOMBËTARE”

“Unë, me këtë rast, do të theksoj, një aspekt të kontaktimit dhe bashkëpunimit midis dy personaliteteve të Lëvizjes sonë, për çlirim e bashkim kombëtar, të cilët, për dekada me radhë ishin dhe mbetën ideatorë, frymëzues, koordinatorë dhe drejtues të Lëvizjes: Adem Demaçit dhe Metush Krasniqit. Fjalën e kam për takimin midis Adem Demaçit dhe Metush Krasniqit, në shtëpinë e këtij të dytit, në Dajkoc të Dardanës më 2, 3 dhe 4 qershor të vitit 1974. Dy ditët edhe netët e para isha edhe unë i pranishëm. Këtë takim e ka përgatitur dhe ideuar atdhetari llapjan, Mulla Ramë Govori. Në Dajkoc Adem Demaçi ka ardhur me atdhetarët – Ahmet Haxhiun dhe Mulla Ramë Govori si dhe me atdhetaren Hyrije Hana, motra e dëshmorit të Luftës Nacionalçlirimtare, Xheladin Hanës. Ne të tjerët na kishte ftuar Metush Krasniqi: babën tim Selman Ramadanin, Fehmi Bajramin-i burgosur politik nga Gjilani dhe mua-atëherë student i Fakultetit Ekonomik.

……………………………………………………………………………………………………………………

Të gjitha këto analiza kishin qenë si hyrje për atë që ishte organizuar ky takim. Ishte konstatim i të pranishmëve se për një organizim dhe organizëm të gjerë dhe të përbashkët, së pari, kërkohej që vet Ademi Demaçi dhe Metush Krasniqi të pajtoheshin në ide. Për Metushin, thoshin shokët e tij, se ishte më “djathtist”, demokrat e pro perëndimor, ndërsa për Ademin thoshin që kishte evoluar në “majtist”, revolucionar e pro marksizmit. Por, e vërteta ishte se edhe Ademi edhe Metushi, ishin me tërë qeniet e tyre për bashkimin e Kosovës me Amën- Shqipëri!…………………………………………

-Kjo marrëveshje me rëndësi historike, prandaj, ishte leva kryesore që filloi ta stabilizoj Lëvizjen Ilegale për brenda radhëve të veta. Si rezultat konkret dhe i parë i kësaj Marrëveshjeje, në mes të Metush Krasniqit dhe Adem Demaçit, ishte hartimi i Traktit të Organizatës Grupi Revolucionar, që është shpërndarë në natën 3 e 4 korrikut 1974, me nënshkrimin Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës.”

Me zbulimin e këtyre traktateve arrestohen shumë atdhetarë të devotshëm dhe u montua procesi i njohur kundër grupit Adem Demaqit, prej 19 vetëve dhe i Adem Rukiqit, prej 12 vetëve, më 1975. Grupi gjykohet më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Për lexuesin e opinionin kombëtar dihet ky proces, nuk po e zgjasë më shumë. Po e jepi vetëm një dëshmi të dëshmorit Rexhep Malaj në lidhje me këtë proces në « Kujtime nga Burgu » :

“Nga 19 veprimtarë të përfshirë në Procesin gjyqësor të Prishtinës, në vitin 1975, drejtpërdrejt në shkrimin dhe shpërndarjen e trakteve dhe shkrimin e parullave anti-jugosllave, ishin të përfshirë vetëm Rexhep Mala dhe Ilmi Ramadani.

-Gjatë hetimeve të tmerrshme, as Rexhepi as Ilmiu, nuk do të pranojnë as edhe një fjalë të vetme me çka do të dënoheshin edhe 17 të arrestuarit e tjerë në krye me Adem Demaçin. Poashtu, as gjatë procesit gjyqësor Rexhep Malaj nuk do të pranojë se i ka kryer aktivitetet për çka po gjykoheshin 19 veta. Në burgun e Idrizovës, në Maqedoni, në vitin 1977 e pyesin shokët Rexhep Malajn: “Pse Rexhep nuk e ke pranuar se ti dhe Ilmiu i keni kryer ato veprime dhe të liroheshin 17 të burgosurit e tjerë nga ky proces i montuar politik”. Rexhepi përgjigjet: “Kam qenë i bindur se si e pranova se unë dhe Ilmi Ramadani jemi kryes të veprave për të cilat dënoheshim, kurse 17 të tjerët nuk kanë të bëjnë asgjë me këto aktivitete, pra Adem Demaçi dhe shokët e tjerë, ata do të gjykoheshin patjetër. Por, do të përfundojë Rexhepi, -sikur edhe gjysmën e Kosovës ta kishin burgosur dhe ta kishin qitur në bankën e zezë, nuk do të kisha shkelur fjalën e dhënë për ruajtjen e sekretit”

Siç vërtetohet këtu e ka burimin formimi i LNÇK, e njohur si „Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës“ (1975) i kryesuar nga Adem Demaçi dhe grupi i Adem Rukiqit. Unë, mendoj se kësaj duhet t´i shtohen edhe Rexhep Mala e Ilmi Ramadani si një nga bartësit praktik, të shkruar, në rrjedhat historike të kësaj organizate. Pra, pas këtij gjykimi, Metush Krasniqi përpiqet që ta zbatojë marrëveshjen historike të lartpërmendur edhe pse Adem Demaçi ishte arrestuar e dënuar me 15 vjet burg. Kështu, do të konsultohet me Sabri Novosellën e Shefqet Jasharin, nga viti 1976, si dy ish anëtarë të LBRSH-së, në të cilët kishte besim sepse me kishte lidhje pas dalës nga burgu, siç e cekëm më lartë, kishte bashkëpunuar, si këshilltar, në përgatitjen e demonstratave të vitit 1968. Bindja e Metushit, e dëshmuar edhe përpara me veprimtari për një organizatë që do të përfshinte të gjitha trojet shqiptare të riokupuara nga ish-Jugosllavia e shtyu për një emërtim të tillë, në « Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare » në verën e vitit 1977, siç e caka më lartë, dhe kjo është e vërteta historike e formimit të kësaj organizate gjithëkombëtare.

Për ndikimin ose lidhjet direkte të Adem Demaçit në lidhje me formimin e LNÇKVSHJ-së i kam shkruar, më 19 qershor 2007, edhe Simbolit të Rezistencës sonë kombëtare, letrën time, si dhe përgjigjen e tij do ta keni të plotë në rreshtat që vijojnë :

From: Ramadan Pllana <ramadan_pllana@hotmail.com>

To: <ademdemaci@hotmail.com>

Subject: Përshëndetje!

Date: Tue, 19 Jun 2007 08:43:54 +0000

Fort i shtrenjti baca Adem,

Jam një nga ithtarët tu, qysh nga rinia, dhe emri yt lakohet në të

gjithë aktivitetin tim ndaj çështjes kombëtare. M´u për këtë edhe po e

marr guximin që të shkruaj këtë letër elektronike me shpresën se do

t’ më kuptosh e ndihmosh me 2-3 fjali!

Jam Ramadan PLLANA, gjendem në Zvicër nga 5 tetori i vitit 1997, nga fshati Shtitaricë, tani Shtruerë, i Vushtrrisë. Jam dënuar dy herë dhe kam vuajtur dënimet afërsisht sa 1/3 e burgut tënd. Tani, në mënyrë organizative nuk i përkas asnjë subjekti a partie, se neve shqiptarëve na dualën për hundësh këto “begati” “demokratike”! E përkrah me sa kam mundësi parimin e Vetëvendosjes së popujve, si të drejtë juridike e natyrore si të vetme që garanton lirinë tonë kombëtare.

Baca Adem, nuk po të lodhi me mendimet e mia, po kam një kërkesë të madhe që kishte për të qenë shumë e dobishme për mua! Jam duke i

përgatitur edhe unë Kujtimet e mia për përpjekjet tona dhe para se t’ i bëj pyetjet direkte po të përshkruaj pak themelimin e LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE VISEVE TË TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI, shkurt LNÇKVSHJ: Një nga udhëheqësit e kësaj organizate Sabri Novosella na thoshte se kjo organizatë është vazhdimësi e LRBSH-së së Adem Demaçi dhe me dijeninë tënde; për çka edhe kishim pranuar të jemi anëtarë edhe Jusuf Gërvalla e unë. Ishte “formuar” “Komiteti Qendror” i Lëvizjes me këta anëtarë:

1. Metush Krasniqi,

2. Sabri Novosella,

3. Shefqet Jashari,

4. Jusuf Gërvalla dhe

5. Ramadan Pllana.

Në një nga Intervistat e Shefqet Jasharit, dhënë “Dritës” në Suedi më 1997,

Shefqet Jashari, përveç tjerash, thotë : -Ideja për themelimin e LKÇKVSHJ-së ka lindur në pranverën e vitit 1976, ndërkaq pas disa takimesh me

veprimtarë të shumtë në pushimet e verës (korrik-gusht) të atij viti, në

shtëpinë e Sabri Novoselllës është mbajtur Mbledhja për formimin e kësaj

organizate. Në këtë mbledhje ishin prezent : Metush Krasniqi, Shefqet

Jashari dhe Sabri Novosella. Aty, u raportua për formimin e disa celulave.

Metushi, i ka formuar 5 celula (prej tyre një në Shkup), Sabriu, 3 celula dhe

Shefqeti, 2 celula.

-Po e theksoj se ky “Komitet” kurrë nuk është takuar në ndonjë mbledhje a bisedë!…

Komitetin e Rinisë së LKÇKVSH-së e formuam më 12 mars të vitit 1979 në Tauk Bahqe me pesë anëtarë.

Këta ishin :

1. Ramadan Pllana, absolvent i Frëngjishtes, kryetar,

2. Abdullah Hoxha, student në degën Gjuhë shqipe, nënkryetar,

3. Kimete Krasniqi, studente në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, anëtare,

4. Musa Neziri, student në Fakultetin Teknik ( ishte djalë i motrës së Xhafer Shatrit), anëtar,

5. Latif Pllana, student në Fakultetin Juridik, anëtar.

Në fillim të tetorit të vitit 1979 “Komiteti” më dha një detyrë për të

kontaktuar me shokët tu, vëllezërit Tefik e Njazi Straja, gjoja për

bashkëpunim! Shkova, edhe pse nuk pajtohesha për një takim të tillë,

mirëpo pasi që isha i informuar se këtë takim e ka kërkuar baca Adem nga burgu. Isha prezantuar si “Luani i Prishtinës” dhe nuk ua kisha dhënë emrin tim. Ndejta 3 ditë te Tefiku. Bisedat patën qenë formale e

private, po Tefiku insistonte që ne ta heqim nga Statusi i Lëvizjes

pikën e parë ku thuhej se: Qëllimi i parë dhe i fundit i LKÇKVSHJ-së

është të sigurohet e drejta për Vetëvendosje për territoret shqiptare të

aneksuara nga Jugosllavia dhe ribashkimin e tyre me Nënën Shqipëri.

U morëm vesh se nuk u morëm vesh – do të thoshe ti ; dhe e lamë me kaq. Mirëpo, ditën e tretë Tefiku në dyqanin e tij m’i prezantoi dy diplomatë të shtetit shqiptar, me gjasë Bujar Hoxha dhe një tjetër me të cilët pata një polemikë të ashpër lidhur me ndryshimin e pikës së Statutit. Ata, insistonin që vetëm me udhëheqësinë e atëhershme të Krahinës autonome të Kosovës, të përpiqeshim për të drejtat tona të barabarta me republikat tjera në RSFJ etj…Në një moment, pasi që dola për nevojë fiziologjike, Tefiku ma mori çantën e dokumenteve të mia duke më thënë se mund t’i vjedhin hajnat në WC publike…Kur u ktheva ata m’i kishin kontrolluar dokumentet dhe mu drejtuan, – “Eja Ramadan Pllana…”Kjo mua më shokoi dhe ua ktheva: Nuk ua pata borxh këtë dhe nuk ju besoj se jeni diplomatë të shtetit shqiptarë! Kur u ktheva ju tregova “kënaqësinë” e bisedave që kisha patur në Stamboll dhe kërkova nga Sabri Novosella e “Komiteti” që të dalë në ilegalitet se nuk ua kisha besën atyre të Stambollit. Përgjigjja ishte Jo dhe ishte “shkruar” që të bëhesha edhe unë “kurban” i Lëvizjes!

Arrestimet filluan nga 11 nëntori i atij viti, 1979 duke filluar nga

Sulejman Qyqalla etj… Më 4 qershor 1980 grupi ynë i LKÇKVSHJ-së nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë u dënuam këta persona:

1. Shefqet Jashari, 8 vjet si anëtar i “Komitetit”, 2. Ramadan Pllana,

7 vjet si anëtar i “Komitetit”, 3. Avdi Kelmendi, 5 vjet si anëtar i

Lëvizjes, 4. Avdyl Lahu, 4 vjet pa fakte se ishte anëtar i Lëvizjes, 5.

Skënder Jashari, 3 vjet pa fakte se ka qenë anëtar i Lëvizjes, 6. Isa

Demaj, 4 vjet, pa fakte se ka qenë anëtar i Lëvizjes, 7. Sylejman

Qyqalla 4 vjet, si simpatizues i Lëvizjes dhe 8. Hysen Gërvalla, 3 vjet

si anëtar i Lëvizjes.

Baca Adem, nuk po të lodhi më shumë se e di që punon shumë! Edhe unë e kam

lexuar me kureshtje romanin Letër Dardhës dhe më pëlqen shumë e kisha patur

dëshirë që t´i shtroj edhe ca pyetje me këtë po nuk po të ngarkoj më shumë.

Pyetjet e mia janë këto:

1. Sa ka realitet në dijeninë tënde për formimin e LKÇVSHJ-së?

2. Sa është e vërtetë se ti ke porositur që të kontaktojmë me Tefik e Njazi

Strajën?

( Kam të dhëna se edhe persona tjerë kanë shkuar me “porosinë” tënde…)

3. Do të dëshiroja të di nga ti se si je njohur me Ramadan Shalën nga

Akrashtica e Vushtrrisë dhe çfarë marrëdhëniesh ke patur me të?

4. Sa ke patur kontakt dhe në çfarë cilësie me Metush Krasniqin?

5. Sa ke patur bashkëpunim me Hyrije Hanën?

6. Me bacën Ahmet Haxhiu a e ke patur kontaktin të pashkëputur?

Baca Adem, të lutem për mirëkuptim dhe po pate mundësi, kurdoqoftë, më

përgjigjesh me pak fjalë në këto kërkesa shumë kureshtare për

gjeneratat e ardhshme!

Të përshëndes me ndjenjat më të sinqerta e më vëllazërore,

Ramadan Pllana

RE: Përshëndetje!‏

De : Adem Demaçi (ademdemaci@hotmail.com)

Envoyé : mercredi, 20. juin 2007 05:39:54

À : ramadan_pllana@hotmail.com

VËLLA RAMADAN!

KE BËRË SHUMË MIRË QË MË KE INFORMUAR PËR GJËRA QË KAM DITË FARE PAK E JO NGA DORA E PARË. PO BËN MIRË QË PO MË PYET DHE PO TË PËRGJIGJEM SHUMË

SHKURT.

PIKA NJË:

NUK KAM PASUR ASNJË DIJENI, MIRËPO DËSHIRA IME INTIME KA QENË QË VEPRIMTARIA E LËVIZJES TË VAZHDOHET, PRANDAJ EDHE PO TË MË PYETNIN DO TË KISHA QENË PËR TË VAZHDUAR PUNËN. ËSHTË PUNË TJETËR SE SA NJERËZIT E ANGAZHUAR KANË PASUR KAPACITET TË ARRIJNË REZULTATE EDHE MË TË MËDHA.

PIKA E DYTË:

NUK E KAM POROSITUR SE NUK KAM PASUR SI TA BËJA KËTË PUNË, POR SIKUR TË KISHA PASUR MUNDËSI DO TA BËJA EDHE ATË PUNË. QËLLIMI KRYESOR KA QENË TË VAZHDOHEJ PUNA ASHTU SA KEMI PASUR MUNDËSI.

PIKA E TRETË:

NËSE ËSHTË AI RAMADAN SHALA QË E KAM NJOHUR GJATË STUDIMEVE, NË BEOGRAD, NË DOMIN E VOZHDOVCIT, SA KEMI QENË NË ATË DOM KEMI PASUR MARRËDHËNIE TË MIRA VËLLAZËRORE, POR MË VONË NUK KEMI PASUR KURRFARË MARRËDHËNIESH.

PIKA E KATËRT:

ME METUSHIN KEMI PASUR MARRËDHËNIE SHUMË TË NGUSHTA, SHUMË TË FORTA DHE FSHEHTËSI TË MËDHA TË CILAT NUK JANË ZBULUAR KURRË KA QENË MË I MIRI PREJ NESH.

 

 

PIKA E PESTË:

ME HYRIJEN JAM SHOQËRUAR SI ME MOTRËN E NJË PATRIOTI TË MADH, POR PUNË TJERA MË TË THELLA MË TË NUK KAM PASUR SEPSE NUK MË ËSHTË DUKUR ME VEND QË ME TË TË BËJA PUNË SERIOZE.

PIKA E GJASHTË:

ME AHMET HAXHIUN, KEMI QENË MISH E SHPIRT DERI NË VDEKJEN E TIJ. AI, KA PUNUAR ME TË GJITHË PAVARËSISHT SE CILAVE GRUPE U KANË TAKUAR PA KURSIM SEPSE UNË, TË SHUMTËN E KOHËS GJENDESHA NËPËR BURGJE…

VËLLA RAMADAN, KËSMET, KUR TË VAZHDOJ ME KUJTIMET E MIA, PERIUDHËN PREJ NËNTOR 1961 E DERI NË QERSHOR 1974 DO TË DALIN EDHE SHUMË DETALE QË TASH PËR TASH NUK KAM MUNDËSI TË TË FLAS PËR TO.

TË PËRQAFOJË E TË FALËNDEROJË SHUMË.

TË PRIFTË E TË PËRCJELLTË E MBARA!

TUNG!

ADEM DEMAÇI.

 

Pikëpamjet ideopolitike të LNÇKVSHJ-së dhe të Metush Krasniqit.

 

Më lart e theksova se, Metushi kishte ide dhe përcaktim të demokracisë pluraliste dhe këtu nuk ka asnjë dilemë.

Mirëpo, ai ishte kategorik kundër dallimeve ideo-politike në Lëvizjen tonë e edhe në jetën e përditshme. Ai, me një fjalë, ishte i pikëpamjeve të Rilindasve tanë se « feja e shqiptarit është shqiptaria », dhe në këtë kuptim edhe në organizatën tonë mund të aderonin atdhetarë me pikëpamje të ndryshme, pa dallim feje, ideje a krahine.

Bacë Metushin, e kisha njohur rastësisht, në vitin 1970, nëpërmes një hoxhe, Imer Rafunës, po në atë vit kisha njohur edhe djalin e tij Xhevatin si dhe djalin e vëllait të tij, Osmanit, Nevzatin me të cilët shëtitnim nganjëherë në korzonë e Prishtinës, në anën shqiptare. Qysh atëherë më kishte lënë përshtypjen e një njeriu zemërgjerë e të thjeshtë, po me një shpirt kombëtar. Më vonë, kur e kuptova, në fillim të vitit 1977, nga Shefqet Jashari, se ai e kishte lexuar pamfletin tim « Përpara për krijimin e Partisë së Punës së Kosovës », unë i pranova vlerësimet e tij dhe pritsha sinjalin për të bashkëpunuar me të. Gjatë aktivitetit tim i kam njohur edhe Eminin, Fuatin, të afërm të tij, kurse me Besnikun njihej vëllai im Selimi, të cilët ishin studentë në shkollën e lartë komerciale. Me këtë dua të them se baca Metushi, më njihte si një enverist dhe nuk kishte kurrfarë pengese për të bashkëpunuar. Nga arsyeja e konspiracionit që e kam përmendur më lartë, nuk u takuam kurrë nga afër, gjatë aktivitetit tonë në kuadër të LNÇKVSHJ-së, mirëpo na lidhte veprimtaria jonë e përditshme, që të dyve na lidhnin shumë simpatizues, sidomos nga N.T. « Hekurudha », dhe nëpërmes tyre shkëmbenim mendime e këshilla, për këtë do të shkruaj një kujtim tjetër të veçantë.

Njëri nga udhëheqësit tanë, Sabri Novosella i ka shkruar gjithashtu kujtimet e veta me titull « Njëri nga ata », ( Rrëfim në veten e tretë), botuar në ”Bota sot”, ku flet edhe për LNÇKVSHJ-në e Metush Krasniqin. Me akrobacitë e veta politike organizata jonë dhe baca Metush na dalkan (paskan qenë) kundër Shqipërisë socialiste e posaçërisht kundër Enver Hoxhës. Edhe në lidhje me ketë shkrim e me të tjera që lidhën me historikun e mëtejshëm të Lëvizjes sonë, të bashkimit e të formimit të LRSSHJ-së, LPRK-së e LPK-së do të dalë më vonë. Tani, për tani në këtë kontekst, në lidhje me pikëpamjet ideo-politike të organizatës sonë, për ta demantuar pohimin e Sabri Novosellës se Metush Krasniqi ishte kundër Shqipërisë së Enver Hoxhë; po shërbehem me disa dëshmi të veprimtarëve tanë. Reagime më të shpejta e më bindëse ndaj shtrembërimeve të historikut të veprimtarisë së Lëvizjes sonë, që i bënë Sabri Novosellës,e edhe ndaj Abdullah Prapashticës etj., është Faredin Tafallari, njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes sonë dhe nga bashkëpunëtorit më të ngushtë të Jusuf Gërvallës, i cili thotë që ta shkruajmë të vërtetën ashtu siç ka qenë në realitet. Kurse, Xhafer Durmishi, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Jusuf Gërvallës, njëkohësisht edhe i Sabri Novosellës, në librin, “Protesta dhe Aspirata”, Prishtinë, 2006, në faqen shtatë, pos të tjerave e thotë edhe këtë « Me këtë rast dua të them se E. Hoxha, për mua dhe për Atë (për Jusuf Gërvallën, shënimi im) që e çmoj më së shumti në këtë jetë, ka qenë një nga inspiruesit e frymëzuesit në luftë kundër pushtetit serb. Në atë periudhë të jetës time, (gjer në vitin 1985) Kosovës, mund të thuhet, se nuk i ka ardhë asnjë e keqe prej E. Hoxhës por vetëm të mira. Duke u bazuar në numrin e tytave të topave e pushkëve, Shqipëria ka qenë mbrojtësja konstante, besnike dhe e guximshme e Kosovës dhe shqiptarëve nën Jugosllavi. »

Tani, dua të shërbehem me vetë fjalët e Sabriut në lidhje me qëndrimet e Metush Krasniqit ndaj Shqipërisë së Enver Hoxhës, ku thotë: « Ashtu siç thoshte Metush Krasniqi, këta djem janë patriotë të flaktë, ndaj e duan Shqipërinë dhe Kosovën me Vise, i duan kryeqytetet e tyre: Tiranën dhe Prishtinën. Duke e dashur Shqipërinë e tërë, është e vetëkuptueshme se e duan dhe i besojnë pa fije rezerve prijësit që është në krye të Atdheut, pra Enver Hoxhës”.

Pika e parë dhe themelore është se dëshmori ynë, baca Metush, e dha jetën e vet për çlirim e ribashkim kombëtar, pra për Atdhe, për Nënën Shqipëri, e jo për parti e ide. Gjithë ata që mundohen që ta vënë atë, qoftë në të djathtë, qoftë në të majtë, nuk e çmojnë e nuk i bëjnë nder kësaj figure madhore të çështjes sonë kombëtare.

Dallimi thelbësor në mes Metush Krasniqit dhe organizatave të djathta, atyre që ishin organizuar në Perëndim, ishte se Metushi, si demokrat i vërtetë nuk e luftoi sistemi socialist,edhe pse nga ndonjë aspekt nuk pajtohej me të, ai ishte në gjendje të bashkëpunojë edhe me « djallin » vetëm e vetëm që Kosova dhe viset tjera shqiptare që gjendeshin në okupimin serbo-sllav t’i bashkohen shtetit amë, gjë që dokumentohet me vetë pagëzimet e dy organizatave që i themeloi, atë të « Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë » dhe « LËVIZJA NACIONAL ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE E VISEVE TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI ». Besoj se nuk duhet të bëjmë më komente në lidhje me ketë.

Kurse, e djathta « demokratike » bashkëpunonte edhe me « djallin » vetëm e vetëm për ta shkatërruar shtetin shqiptar. Këta, e djathta në Perëndim, bënin sikur vjehrra e keqe që thotë « Për inati të resë më vdektë djali » që do të thotë se « për inati të socializmit le të vdesë edhe shteti shqiptar »…Për këto flasin shumë e shumë fakte historike…

Mendoj se, për bacën Metush duhet të hulumtohet sa më shumë që të jetë e mundshme e të shkruhet sa më realisht. Për plotësime të mëtejshme presim nga bacë Adem Demaçi, nga Hydajet Hyseni, nga Emin Krasniqi dhe nga bashkëpunëtorët tjerë që kishin lidhje më të ngushta në veprimtarinë e tij ilegale. Unë, nuk do të ndalem me ketë shkrim, deri sa të kam mundësi do të mbledhë të dhëna e argumente që të plotësojnë ende një boshllëk në veprimtarinë e tij konsekuente, të palodhshme e titanike ndaj Shqipërisë Etnike.

Metush Krasniqi, do të jetë gjithmonë shembull frymëzimi e unifikimi për të gjithë ata veprimtarë, politikanë, të djathtë a të majtë, që duanë ti shërbejnë çështjes së mirëfilltë kombëtare, gjegjësisht ribashkimit të Shqipërisë Etnike.

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË METUSH KRASNIQIT!

Zvicër, Nëntor 2009

 

E VËRTETA PËR KRIJIMIN E « LËVIZJA NACIONAL ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE E VISEVE TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI » (LNÇKVSHJ)

Në shumë shkrime e kujtime nga veprimtarë e autorë që janë marrë me historikun dhe ndriçimin e formimit të LNÇKVSHJ-së shkruhen datat të pasakta, madje edhe emërtimi i ndryshëm dhe jo i plotë i saj, pastaj edhe për themelimin e Lëvizjes sonë kemi dhënë deklarata jo të sakte edhe ne që ishim në udhëheqësinë e saj, Sabri Novosella, Shefqet Jashari e unë, Ramadan Pllana. Arsyeja kryesor është se kemi qenë shumë konspirativë dhe se nëqoftëse ka dokumenta të shkruara për datën e saktë të themelimit të organizatës sonë, ato duhet t’i ketë fshehur iniciatori dhe themeluesi i saj, Metush Krasniqi. Për datën e themelimit nuk ka qenë i sigurt as Jusuf Gërvalla, dëshmori ynë kombëtar, ideologu dhe promotori kryesor i LNÇKVSHJ-së.

Në shumë shkrime historike thuhet se Në vitin 1976 Metush Krasniqi vihet në krye të Organizatës”Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” LNÇKVSHJ, dikush shkon edhe në vitin 1975, dikush më 1978, etj.

Në bazë të hulumtimeve të mia konstatoj se themelimi dhe emërtimi i « LËVIZJA NACIONAL ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE E VISEVE TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI » është bërë në verën e vitit 1977.

Dëshmitë që vërtetojnë këtë konstatim janë deklaratat që shënohen më poshtë :

Sabri Novosella, në NJËRI NGA ATA

( Rrëfim në veten e tretë), botuar në ”Bota sot”.

Në pushimet verore të vitit 1977, në shtëpinë e Sabri Novosellës, u mbajt Mbledhja Themeluese e LNÇK- së. Mirëpo, siç u cek më lartë, kësaj Mbledhje i kishin paraprirë konsultat e pandërprera mes Metushit, Sabriut, e Shefqetit, sidomos, ato pas dënimit me 15 vite burg të Adem Demaçit në vitin 1975. Se ky proces gjyqësor ishte i montuar, për këtë s’kishte dilemë fare. Ndaj Metushi, Sabriu dhe Shefqeti morën vendimin dhe e themeluan Organzatën Kombëtare “Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës“. Qëllimi i organizatës ishte i qartë, ashtu siç kishin qenë objektivat e organizatave në të cilat kishin vepruar edhe më parë: Çlirimi i viseve shqiptare nga Jugosllavia dhe bashkimi dhe i këtyre viseve me Nënën Shqipëri…

Më vonë, me zgjerimin e organizatës jashtë kufijve të Kosovës, u kërkua që të zgjerohet dhe emri i saj në: – Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve Shqiptare nën Jugosllavi (LNÇKVSHJ)…

Shefqet Jashari, në ”Mësuesi i atdhedashurisë”( Metush Krasniqi, shënimi im) në ”Zëri i Kosovës” Nr. 35, 17 tetor 1996: ”…Duke qenë i bindur se me vdekjen e Titos Jugosllavia do të shkatërrohet, vendos të konsultohet me veprimtarë dhe kështu me 1977 e formojnë Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare që në momentin e duhur populli ynë të jetë i gatshëm për ta fituar lirinë. »

Dhe unë, Ramadan Pllana, në intervistën dhënë « Albaniapress »it, më 17 mars 2009

Siç e ceka më lartë, unë kisha kontakt me Shefqet Jasharin, i cili, nga gjysma e vitit 1977, më informoi se i kishin intensifikuar radhët e LNÇKVSH-së, që ishte vazhdimësi e LRBSH-së, të themeluar në vitet e gjashtëdhjeta nga Adem Demaçi me shokë, dhe, në bazë të vlerësimit të punës të grupit tonë, për të cilën ishin në dijeni, ata, ishin të pajtimit që të “shkriheshim”, në gjirin e Lëvizjes. Ne, si grup, në një konsultim formal, me gëzim të madh e pranuam këtë propozim, kështuqë, nga Nëntori i vitit 1977, ne, si grup u shkrimë në Lëvizje.

Pra, këtu kemi deklarata që përputhën plotësisht njëra me tjetrën dhe ndriçojnë të vërtetën e themelimit të LNÇKVSH-së.

Mirëpo tani mbetet të vërtetohet se a ishte vërtetë kjo si organizatë vazhdimësi e LBRSH-së së Adem Demaqit, siç thoshte Sabri Novosella e siç shkruajnë shumë autorë. Ne mund të themi se të gjitha përpjekjet e popullit tonë për çlirim e ribashkim kombëtar janë vazhdimësi e Lëvizjeve qysh nga Komiteti i Stambollit. Ato ishin vazhdimësi e traditës së organizimit politik në historinë e re shqiptare që nga Komiteti i fshehtë i Stambollit, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja e Pejës, komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, Komiteti i Çlirimit të Kosovës i Hasan Prishtinës, Organizata Nacional-Demokrate Shqiptare e Halim Spahisë e Gjon Serreqit, Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë e Metush Krasniqit, Komiteti Revolucionar për Bashkimin e Trojeve Shqiptare në Jugosllavi me Shqipërinë i Kadri Halimit dhe Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve e Adem Demaqit, etj.

-Por, nuk ishte si vazhdimësi e drejtpërdrejt e konkrete, me porosi, në ketë rast krijimi i LNÇKVSH-së nga porosia e Adem Demaqit. Metush Krasniqi ishte me moshë dhe me organizim më i hershëm se Adem Demaqi, prandaj, për mua, sa kemi të drejt të themi se kjo organizatë është vazhdimësi e LBRSH-së, e Adem Demaqit, aq kemi të drejt të themi se është edhe vazhdimësi e PRBTSHSHA, e Metush Krasniqit.

-Mirëpo, për fatin e mirë historik, tani ka lindur një e vërtetë tjetër historike që dëshmon se, nga një marrëveshje e fshehtë, Metush Krasniqi e Adem Demaqi ishin marrë veshë që t’i lënë anash ndasitë ideologjike dhe të bashkëpunojnë në një Lëvizje të bashkuar me një platformë të vetme kombëtare. Kjo ishte ideja për formimin e « Lëvizjes Nacional-Çlirimtare të Kosovës », nga e cila ide « Grupi Revolucionar » e shkruan traktatin për këtë organanizatë. Asnjëri nga ne të LNÇKVSH-së nuk e kemi ditur për këtë mbledhje të fshehtë. Ja, çfarë shkruan Ilmi Ramadani në lidhje me këtë : Ilmi RAMADANI: “ADEM DEMAÇI – IDEATOR I LËVIZJES KOMBËTARE”

“Unë, me këtë rast, do të theksoj, një aspekt të kontaktimit dhe bashkëpunimit midis dy personaliteteve të Lëvizjes sonë, për çlirim e bashkim kombëtar, të cilët, për dekada me radhë ishin dhe mbetën ideatorë, frymëzues, koordinatorë dhe drejtues të Lëvizjes: Adem Demaçit dhe Metush Krasniqit. Fjalën e kam për takimin midis Adem Demaçit dhe Metush Krasniqit, në shtëpinë e këtij të dytit, në Dajkoc të Dardanës më 2, 3 dhe 4 qershor të vitit 1974. Dy ditët edhe netët e para isha edhe unë i pranishëm. Këtë takim e ka përgatitur dhe ideuar atdhetari llapjan, Mulla Ramë Govori. Në Dajkoc Adem Demaçi ka ardhur me atdhetarët – Ahmet Haxhiun dhe Mulla Ramë Govori si dhe me atdhetaren Hyrije Hana, motra e dëshmorit të Luftës Nacionalçlirimtare, Xheladin Hanës. Ne të tjerët na kishte ftuar Metush Krasniqi: babën tim Selman Ramadanin, Fehmi Bajramin-i burgosur politik nga Gjilani dhe mua-atëherë student i Fakultetit Ekonomik.

……………………………………………………………………………………………………………………

Të gjitha këto analiza kishin qenë si hyrje për atë që ishte organizuar ky takim. Ishte konstatim i të pranishmëve se për një organizim dhe organizëm të gjerë dhe të përbashkët, së pari, kërkohej që vet Ademi Demaçi dhe Metush Krasniqi të pajtoheshin në ide. Për Metushin, thoshin shokët e tij, se ishte më “djathtist”, demokrat e pro perëndimor, ndërsa për Ademin thoshin që kishte evoluar në “majtist”, revolucionar e pro marksizmit. Por, e vërteta ishte se edhe Ademi edhe Metushi, ishin me tërë qënjet e tyre për bashkimin e Kosovës me Amën- Shqipëri!…………………………………………

-Kjo marrëveshje me rëndësi historike, prandaj, ishte leva kryesore që filloi ta stabilizoj Lëvizjen Ilegale për brenda radhëve të veta. Si rezultat konkret dhe i parë i kësaj Marrëveshjeje, në mes të Metush Krasniqit dhe Adem Demaçit, ishte hartimi i Traktit të Organizatës Grupi Revolucionar, që është shpërndarë në natën 3 e 4 korrikut 1974, me nënshkrimin Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës.”

Me zbulimin e këtyre traktateve arrestohen shumë atdhetarë të devotshëm dhe u montua procesi i njohur kundër grupit Adem Demaqit, prej 19 vetëve dhe i Adem Rukiqit, prej 12 vetëve, më 1975. Grupi gjykohet më 7 shkurt 1976 Gjykata e Qarkut në Prishtinë. Për lexuesin e opinionin kombëtar dihet ky proces, nuk po e zgjasë më shumë. Po e jepi vetëm një dëshmi të dëshmorit Rexhep Malajn në lidhje me këtë proces në « Kujtime nga Burgu » :

-Nga 19 veprimtarë të përfshirë në Procesin gjyqësor të Prishtinës, në vitin 1975, drejtpërdrejt në shkrimin dhe shpërndarjen e trakteve dhe shkrimin e parullave anti-jugosllave, ishin të përfshirë vetëm Rexhep Mala dhe Ilmi Ramadani.

-Gjatë hetimeve të tmerrshme, as Rexhepi as Ilmiu, nuk do të pranojnë as edhe një fjalë të vetme me çka do të dënoheshin edhe 17 të arrestuarit e tjerë në krye me Adem Demaçin. Poashtu, as gjatë procesit gjyqësor Rexhep Malaj nuk do të pranojë se i ka kryer aktivitetet për çka po gjykoheshin 19 veta. Në burgun e Idrizovës, në Maqedoni, në vitin 1977 e pyesin shokët Rexhep Malajn: “Pse Rexhep nuk e ke pranuar se ti dhe Ilmiu i keni kryer ato veprime dhe të liroheshin 17 të burgosurit e tjerë nga ky proces i montuar politik”. Rexhepi përgjigjet: “Kam qenë i bindur se si e pranova se unë dhe Ilmi Ramadani jemi kryes të veprave për të cilat dënoheshim, kurse 17 të tjerët nuk kanë të bëjnë asgjë me këto aktivitete, pra Adem Demaçi dhe shokët e tjerë, ata do të gjykoheshin patjetër. Por, do të përfundojë Rexhepi, -sikur edhe gjysmën e Kosovës ta kishin burgosur dhe ta kishin qitur në bankën e zezë, nuk do të kisha shkelur fjalën e dhënë për ruajtjen e sekretit”

Siç vërtetohet këtu e ka burimin formimi i LNÇK, e njohur si „Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës“ (1975) i kryesuar nga Adem Demaçi dhe grupi i Adem Rukiqit. Unë, mendoj se kësaj duhet ti shtohen edhe Rexhep Mala e Ilmi Ramadani si një nga bartësit praktik, të shkruar, në rrjedhat historike të kësaj organizate. Pra, pas këtij gjykimi, Metush Krasniqi përpiqet që ta zbatojë marrëveshjen historike të lartpërmendur edhe pse Adem Demaqi ishte arrestuar e dënuar me 15 vjet burg. Kështu, do të konsultohet me Sabri Novosellën e Shefqet Jasharin, nga viti 1976, si dy ish anëtarë të LBRSH-së, në të cilët kishte besim sepse me kishte lidhje pas dalës nga burgu, siç e cekëm më lartë, kishte bashkëpunuar, si këshilltar, në përgatitjen e demonstratave të vitit 1968. Bindja e Metushit, e dëshmuar edhe përpara me veprimtari për një organizatë që do të përfshinte gjithë trojet shqiptare të riokupuara nga ish-Jugosllavia e shtyu për një emërtim të tillë, në « Lëvizjen Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare » në verën e vitit 1977, siç e caka më lartë, dhe kjo është e vërteta historike e formimit të kësaj organizate gjithëkombëtare.

Për ndikimin ose lidhjet direkte të Adem Demaqit në lidhje me formimin e LNÇKVSHJ-së i kam shkruar, më 19 qershor 2007, edhe Simbolit të Rezistencës sonë kombëtare, letrën time, si dhe përgjigjen e tij do ta keni të plotë në rreshtat që vijojnë :

From: Ramadan Pllana <ramadan_pllana@hotmail.com>

To: <ademdemaci@hotmail.com>

Subject: Përshëndetje!

Date: Tue, 19 Jun 2007 08:43:54 +0000

Fort i shtrenjti baca Adem,

Jam një nga ithtarët tu, qysh nga rinia, dhe emri yt lakohet në të

gjithë aktivitetin tim ndaj çështjes kombëtare. M´u për këtë edhe po e

marr guximin që të shkruaj këtë letër elektronike me shpresën se do

t’ më kuptosh e ndihmosh me 2-3 fjali!

Jam Ramadan PLLANA, gjendem në Zvicër nga 5 tetori i vitit 1997, nga

fshati Shtitaricë, tani Shtruerë, i Vushtrrisë. Jam dënuar dy herë dhe

kam vuajtur dënimet afërsisht sa 1/3 e burgut tënd. Tani, në mënyrë

organizative nuk i përkas asnjë subjekti a partie, se neve shqiptarëve

na dualën për hundësh këto “begati” “demokratike”! E përkrah me sa

kam mundësi parimin e Vetëvendosjes së popujve, si të drejtë

juridike e natyrore si të vetme që garanton lirinë tonë kombëtare.

Baca Adem, nuk po të lodhi me mendimet e mia, po kam një kërkesë të

madhe që kishte për të qenë shumë e dobishme për mua! Jam duke i

përgatitur edhe unë Kujtimet e mia për përpjekjet tona dhe para se t’ i bëj pyetjet direkte po të përshkruaj pak themelimin e LËVIZJES NACIONAL ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS DHE VISEVE TË TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI, shkurt LNCKVSHJ: Një nga udhëheqësit e kësaj organizate Sabri Novosella na thoshte se kjo organizatë është vazhdimësi e LRBSH-së së Adem Demaqi dhe me dijeninë tënde; për çka edhe kishim pranuar të jemi anëtarë edhe Jusuf Gërvalla e unë. Ishte “formuar” “Komiteti Qendror” i Lëvizjes me këta anëtarë:

1. Metush Krasniqi,

2. Sabri Novosella,

3. Shefqet Jashari,

4. Jusuf Gërvalla dhe

5. Ramadan Pllana.

Në një nga Intervistat e Shefqet Jasharit, dhënë “Dritës” në Suedi më 1997,

Shefqet Jashari, përveç tjerash, thotë : -Ideja për themelimin e LKCKVSHJ-së ka lindur në pranverën e vitit 1976, ndërkaq pas disa takimesh me

veprimtarë të shumtë në pushimet e verës (korrik-gusht) të atij viti, në

shtëpinë e Sabri Novoselllës është mbajtur Mbledhja për formimin e kësaj

organizate. Në këtë mbledhje ishin prezent : Metush Krasniqi, Shefqet

Jashari dhe Sabri Novosella. Aty, u raportua për formimin e disa celulave.

Metushi, i ka formuar 5 celula (prej tyre një në Shkup), Sabriu, 3 celula dhe

Shefqeti, 2 celula.

-Po e theksoj se ky “Komitet” kurrë nuk është takuar në ndonjë mbledhje a bisedë!…

Komitetin e Rinisë së LKÇKVSH-së e formuam më 12 mars të vitit 1979 në Tauk Bahqe me pesë anëtarë.

Këta ishin :

1. Ramadan Pllana, absolvent i Frëngjishtes, kryetar,

2. Abdullah Hoxha, student në degën Gjuhë shqipe, nënkryetar,

3. Kimete Krasniqi, studente në degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, anëtare,

4. Musa Neziri, student në Fakultetin Teknik ( ishte djalë i motrës së Xhafer Shatrit), anëtar,

5. Latif Pllana, student në Fakultetin Juridik, anëtar.

Në fillim të tetorit të vitit 1979 “Komiteti” më dha një detyrë për të

kontaktuar me shokët tu, vëllezërit Tefik e Njazi Straja, gjoja për

bashkëpunim! Shkova, edhe pse nuk pajtohesha për një takim të tillë,

mirëpo pasi që isha i informuar se këtë takim e ka kërkuar baca Adem nga

burgu. Isha prezantuar si Luani i Prishtinës dhe nuk ua kisha dhënë

emrin tim. Ndejta 3 ditë te Tefiku. Bisedat patën qenë formale e

private, po Tefiku insistonte që ne ta heqim nga Statusi i Lëvizjes

pikën e parë ku thuhej se: Qëllimi i parë dhe i fundit i LKCKVSHJ-së

është të sigurohet e drejta për Vetëvendosje për territoret shqiptare të

aneksuara nga Jugosllavia dhe ribashkimin e tyre me Nënën Shqipëri.

U morëm vesh se nuk u morëm vesh, do të thoshe ti ; dhe e lamë me kaq. Mirëpo, ditën e tretë Tefiku në dyqanin e tij m’i prezentoi dy diplomatë të shtetit shqiptar, me gjasë Bujar Hoxha dhe një tjetër me të cilët pata një polemikë të ashpër lidhur me ndryshimin e pikës së Statutit. Ata, insistonin që vetëm me udhëheqësinë e atëhershme të Krahinës autonome të Kosovës, të përpiqeshim për të drejtat tona të barabarta me republikat tjera në RSFJ etj…Në një moment, pasi që dola për nevojë fiziologjike, Tefiku ma mori çantën e dokumenteve të mia duke më thënë se mund t’i vjedhin hajnat në WC publike…Kur u ktheva ata m’i kishin kontrolluar dokumentet dhe mu drejtuan, – “Eja Ramadan Pllana…”Kjo mua më shokoi dhe ua ktheva: Nuk ua pata borxh këtë dhe nuk ju besoj se jeni diplomatë të shtetit shqiptar! Kur u ktheva ju tregova “kënaqësinë” e bisedave që kisha patur në Stamboll dhe kërkova nga Sabri Novosella e “Komiteti” që të dalë në ilegalitet se nuk ua kisha besën atyre të Stambollit. Përgjigjja ishte Jo dhe ishte “shkruar” që të bëhesha edhe unë “kurban” i Lëvizjës!

Arrestimet filluan nga 11 nëntori i atij viti, 1979 duke filluar nga

Sulejman Qyqalla etj… Më 4 qershor 1980 grupi ynë i LKCKVSHJ-së nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë u dënuam këta persona:

1. Shefqet Jashari, 8 vjet si anëtar i “Komitetit”, 2. Ramadan Pllana,

7 vjet si anëtar i “Komitetit”, 3. Avdi Kelmendi, 5 vjet si anëtar i

Lëvizjes, 4. Avdyl Lahu, 4 vjet pa fakte se ishte anëtar i Lëvizjes, 5.

Skënder Jashari, 3 vjet pa fakte se ka qenë anëtar i Lëvizjes, 6. Isa

Demaj, 4 vjet, pa fakte se ka qenë anëtar i Lëvizjes, 7. Sylejman

Qyqalla 4 vjet, si simpatizues i Lëvizjes dhe 8. Hysen Gërvalla, 3 vjet

si anëtar i Lëvizjes.

Baca Adem nuk po të lodhi më shumë se e di që punon shumë! Edhe unë e kam

lexuar me kureshtje romanin Letër Dardhës dhe më pëlqen shumë e kisha patur

dëshirë që ti shtroj edhe ca pyetje me këtë po nuk po të ngarkoj më shumë.

Pyetjet e mia janë këto:

1. Sa ka realitet në dijeninë tënde për formimin e LKCVSHJ-së?

2. Sa është e vërtetë se ti ke porositur që të kontaktojmë me Tefik e Njazi

Strajën?

( Kam të dhëna se edhe persona tjerë kanë shkuar me “porosinë” tënde…)

3. Do të dëshiroja të di nga ti se si je njohur me Ramadan Shalën nga

Akrashtica e Vushtrrisë dhe çfarë marrëdhëniesh ke patur me të?

4. Sa ke patur kontakt dhe në çfarë cilësie me Metush Krasniqin?

5. Sa ke patur bashkëpunim me Hyrije Hanën?

6. Me bacën Ahmet Haxhiu a e ke patur kontaktin të pashkëputur?

Baca Adem, të lutem për mirëkuptim dhe po pate mundësi, kurdoqoftë, më

përgjigjesh me pak fjalë në këto kërkesa shumë kureshtare për

gjeneratat e ardhshme!

Të përshëndes me ndjenjat më të sinqerta e më vëllazërore,

Ramadan Pllana

RE: Përshëndetje‏

De : Adem Demaçi (ademdemaci@hotmail.com)

Envoyé : mercredi, 20. juin 2007 05:39:54

À : ramadan_pllana@hotmail.com

VËLLA RAMADAN!

KE BËRË SHUMË MIRË QË MË KE INFORMUAR PËR GJËRA QË KAM DITË FARE PAK E JO NGA DORA E PARË. PO BËN MIRË QË PO MË PYET DHE PO TË PËRGJIGJEM SHUMË

SHKURT.

PIKA NJË:

NUK KAM PASUR ASNJË DIJENI, MIRËPO DËSHIRA IME INTIME KA QENË QË VEPRIMTARIA E LËVIZJES TË VAZHDOHET, PRANDAJ EDHE PO TË MË PYETNIN DO TË KISHA QENË PËR TË VAZHDUAR PUNËN. ËSHTË PUNË TJETËR SE SA NJERËZIT E ANGAZHUAR KANË PASUR KAPACITET TË ARRIJNË REZULTATE EDHE MË TË MËDHA.

PIKA E DYTË:

NUK E KAM POROSITUR SE NUK KAM PASUR SI TA BËJA KËTË PUNË, POR SIKUR TË KISHA PASUR MUNDËSI DO TA BËJA EDHE ATË PUNË. QËLLIMI KRYESOR KA QENË TË VAZHDOHEJ PUNA ASHTU SA KEMI PASUR MUNDËSI.

PIKA E TRETË:

NËSE ËSHTË AI RAMADAN SHALA QË E KAM NJOHUR GJATË STUDIMEVE, NË BEOGRAD, NË DOMIN E VOZHDOVCIT, SA KEMI QENË NË ATË DOM KEMI PASUR MARRËDHËNIE TË MIRA VËLLAZËRORE, POR MË VONË NUK KEMI PASUR KURRFARË MARRËDHËNIESH.

PIKA E KATËRT:

ME METUSHIN KEMI PASUR MARRËDHËNIE SHUMË TË NGUSHTA, SHUMË TË FORTA DHE FSHEHTËSI TË MËDHA TË CILAT NUK JANË ZBULUAR KURRË KA QENË MË I MIRI PREJ NESH.

PIKA E PESTË.

ME HYRIJEN JAM SHOQËRUAR SI ME MOTRËN E NJË PATRIOTI TË MADH, POR PUNË TJERA MË TË THELLA MË TË NUK KAM PASUR SEPSE NUK MË ËSHTË DUKUR ME VEND QË ME TË TË BËJA PUNË SERIOZE.

PIKA E GJASHTË:

ME AHMET HAXHIUN, KEMI QENË MISH E SHPIRT DERI NË VDEKJEN E TIJ. AI, KA PUNUAR ME TË GJITHË PAVARËSISHT SE CILAVE GRUPE U KANË TAKUAR PA KURSIM SEPSE UNË, TË SHUMTËN E KOHËS GJENDESHA NËPËR BURGJE…

VËLLA RAMADAN, KËSMET, KUR TË VAZHDOJ ME KUJTIMET E MIA, PERIUDHËN PREJ NËNTOR 1961 E DERI NË QERSHOR 1974 DO TË DALIN EDHE SHUMË DETALE QË TASH PËR TASH NUK KAM MUNDËSI TË TË FLAS PËR TO.

TË PËRQAFOJ E TË FALËNDEROJ SHUMË.

TË PRIFTË E TË PËRCJELLTË E MBARA!

TUNG!

ADEM DEMAÇI.

Pikëpamjet ideopolitike të LNÇKVSHJ-së dhe të Metush Krasniqit.

Më lart e theksova se, Metushi kishte ide dhe përcaktim të demokracisë pluraliste dhe këtu nuk ka asnjë dilemë.

Mirëpo, ai ishte kategorik kundër dallimeve ideo-politike në Lëvizjen tonë e edhe në jetën e përditshme. Ai, me një fjalë, ishte i pikëpamjeve të Rilindasve tanë se « feja e shqiptarit është shqiptaria », dhe në këtë kuptim edhe në organizatën tonë mund të aderonin atdhetarë me pikëpamje të ndryshme, pa dallim feje, ideje a krahine.

Bacë Metushin, e kisha njohur rastësisht, në vitin 1970, nëpërmes një hoxhe, Imer Rafunës, po në atë vit kisha njohur edhe djalin e tij Xhevatin si dhe djalin e vëllaut të tij, Osmanit, Nevzatin me të cilët shëtitnim nganjëherë në korzonë e Prishtinës, anën shqiptare. Qysh atëherë më kishte lënë përshtypjen e një njeriu zemërgjerë e të thjeshtë, po me një shpirt kombëtar. Më vonë, kur e kuptova, në fillim të vitit 1977, nga Shefqet Jashari, se ai e kishte lexuar pamfletin tim « Përpara për krijimin e Partisë së Punës së Kosovës », unë i pranova vlerësimet e tij dhe pritsha sinjalin për të bashkëpunuar me të. Gjatë aktivitetit tim i kam njohur edhe Eminin, Fuatin, të afërm të tij, kurse me Besnikun njihej vëllau im Selimi, të cilët ishin studentë në shkollën e lartë komerciale. Me këtë dua të them se baca Metushi, më njihte si një enverist dhe nuk kishte kurrfarë pengese për të bashkëpunuar. Nga arsyeja e konspiracionit që e kam përmendur më lartë, nuk u takuam kurrë nga afër, gjatë aktivitetit tonë në kuadër të LNÇKVSHJ-së, mirëpo na lidhte veprimtaria jonë e përditshme, që të dyve na lidhnin shumë simpatizues, sidomos nga N.T. « Hekurudha », dhe nëpërmes tyre shkëmbenim mendime e këshilla, për këtë do të shkruaj një kujtim tjetër të veçantë.

Njëri nga udhëheqësit tanë, Sabri Novosella i ka shkruar gjithashtu kujtimet e veta me titull « Njëri nga ata », ( Rrëfim në veten e tretë), botuar në ”Bota sot”, ku flet edhe për LNÇKVSHJ-në e Metush Krasniqin. Me akrobacitë e veta politike organizata jonë dhe baca Metush na dalkan (paskan qenë) kundër Shqipërisë socialiste e posaçërisht kundër Enver Hoxhës. Edhe në lidhje me ketë shkrim e me të tjera që lidhën me historikun e mëtejshëm të Lëvizjes sonë, të bashkimit e të formimit të LRSSHJ-së, LPRK-së e LPK-së do të dalë më vonë. Tani, për tani në këtë kontekst, në lidhje me pikëpamjet ideo-politike të organizatës sonë, për ta demantuar pohimin e Sabri Novosellës se Metush Krasniqi ishte kundër Shqipërisë së Enver Hoxhë; po shërbehem me disa dëshmi të veprimtarëve tanë. Reagime më të shpejta e më bindëse ndaj shtrembërimeve të historikut të veprimtarisë së Lëvizjes sonë, që i bënë Sabri Novosellës,e edhe ndaj Abdullah Prapashtica etj., është Faredin Tafallari, njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes sonë dhe nga bashkëpunëtorit më të ngushtë të Jusuf Gërvallës, i cili thotë që ta shkruajmë të vërtetën ashtu siç ka qenë në realitet. Kurse, Xhafer Durmishi, njëri nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Jusuf Gërvallës, njëkohësisht edhe i Sabri Novosellës,në librin “Protesta dhe Aspirata”, Prishtinë, 2006, në faqen shtatë, pos të tjerave e thotë edhe këtë « Me këtë rast dua të them se E. Hoxha, për mua dhe për Atë (për Jusuf Gërvallën, shënimi im) që e çmoj më së shumti në këtë jetë, ka qenë një nga inspiruesit e frymëzuesit në luftë kundër pushtetit serb. Në atë periudhë të jetës time, (gjer në vitin 1985) Kosovës, mund të thuhet, se nuk i ka ardhë asnjë e keqe prej E. Hoxhës por vetëm të mira. Duke u bazuar në numrin e tytave të topave e pushkëve, Shqipëria ka qenë mbrojtësja konstante, besnike dhe e guximshme e Kosovës dhe shqiptarëve nën Jugosllavi. »

Tani, dua të shërbehem me vetë fjalët e Sabriut në lidhje me qëndrimet e Metush Krasniqit ndaj Shqipërisë së Enver Hoxhës, ku thotë: « Ashtu siç thoshte Metush Krasniqi, këta djem janë patriotë të flaktë, ndaj e duan Shqipërinë dhe Kosovën me Vise, i duan kryeqytetet e tyre: Tiranën dhe Prishtinën. Duke e dashur Shqipërinë e tërë, është e vetëkuptueshme se e duan dhe i besojnë pa fije rezerve prijësit që është në krye të Atdheut, pra Enver Hoxhës”.

Pika e parë dhe themelore është se dëshmori ynë, baca Metush, e dha jetën e vet për çlirim e ribashkim kombëtar, pra për Atdhe, për Nënën Shqipëri, e jo për parti e ide. Gjithë ata që mundohen që ta vënë atë, qoftë në të djathtë, qoftë në të majtë, nuk e çmojnë e nuk i bëjnë nder kësaj figure madhore të çështjes sonë kombëtare.

Dallimi thelbësor në mes Metush Krasniqit dhe organizatave të djathta, atyre që ishin organizuar në Perëndim, ishte se Metushi, si demokrat i vërtetë nuk e luftoi sistemi socialist,edhe pse nga ndonjë aspekt nuk pajtohej me të, ai ishte në gjendje të bashkëpunojë edhe me « djallin » vetëm e vetëm që Kosova dhe viset tjera shqiptare që gjendeshin në okupimin serbo-sllav t’i bashkohen shtetit amë, gjë që dokumentohet me vetë pagëzimet e dy organizatave që i themeloi, atë të « Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë » dhe « LËVIZJA NACIONAL ÇLIRIMTARE E KOSOVËS DHE E VISEVE TJERA SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI ». Besoj se nuk duhet të bëjmë më komente në lidhje me ketë.

Kurse, e djathta « demokratike » bashkëpunonte edhe me « djallin » vetëm e vetëm për ta shkatërruar shtetin shqiptar. Këta, e djathta në Perëndim, bënin sikur vjehrra e keqe që thotë « Për inati të resë më vdektë djali » që do të thotë se « për inati të socializmit le të vdesë edhe shteti shqiptar »…Për këto flasin shumë e shumë fakte historike…

Mendoj se, për bacën Metush duhet të hulumtohet sa më shumë që të jetë e mundshme e të shkruhet sa më realisht. Për plotësime të mëtejshme presim nga bacë Adem Demaqi, nga Hydajet Hyseni, nga Emin Krasniqi dhe nga bashkëpunëtorët tjerë që kishin lidhje më të ngushta në veprimtarinë e tij ilegale. Unë, nuk do të ndalëm me ketë shkrim, deri sa të kam mundësi do të mbledhë të dhëna e argumente që të plotësojnë ende një boshllëk në veprimtarinë e tij konsekuente, të palodhshme e titanike ndaj Shqipërisë Etnike.

Metush Krasniqi, do të jetë gjithmonë shembull frymëzimi e unifikimi për të gjithë ata veprimtarë, politikanë, të djathtë a të majtë, që duanë ti shërbejnë çështjes së mirëfilltë kombëtare, gjegjësisht ribashkimit të Shqipërisë Etnike.

LAVDI JETËS DHE VEPRËS SË METUSH KRASNIQIT!

Zvicër, Nëntor 2009

________________________________________

Går det långsamt? Skaffa dig en snabbare bredbandsuppkoppling.

Sök och jämför priser hos Kelkoo.

Shpërndaje artikullin:
  • Print
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Add to favorites
  • PDF
  • Twitter

3 Komente

  1. Comments  lorik krasniqi 1971   |  Thursday, 31 December 2009 at 00:23

    ju pershendes une jam nga familja e metush krasniqit e jetoj ne gjermani une e kam njoft bacen metush mir dhe sot me dhemb shpirti se nuk e perjetoi pamvarsin e kosoves por kam edhe nje vrejtje te vogel per te gjith shoket e metushit se jan duke ber pak per qitjen ne drit te gjith veprimtaris se tij i cili sipas meje pa ofendim te tjerve nuk ka zavendesim pershendetje nga Lorik Krasniqi

  2. Comments  Justina Pali   |  Saturday, 24 April 2010 at 22:14

    Nga burimet arkivore të UDB-e është blerë informacioni se Selim Brosha e ka pas një bashkëpunëtor në udhëheqjen e ngushtë të LNÇKVSHJ. Nga të njëjtat burime vërtetohet se gjate hetimeve ai ka dhanë të dhënat për çdo anëtar të organizues së vet për të cilin ai ka pas njohuri dhe për të cilët UDB me par nuk ka pas njohuri tjera. Disa nga ata janë ftuar në ballafaqim për të pranuar veprat. Sa i përket Tafallarit hyn në rrethin e ngushtë të njerëzve të dyshimtë se ka qenë pëshpëritës kundër mërgimtarëve patriote të konsulata jugosllave në rrethinën e Shtutgardit. E cila kohe pas kohe e detyron Tafallarin të publikon intriga kundër Adem Demaçit dhe kundër veprimtarëve tjerë me të cilët ai nuk ka bashkëpunua ndonjëherë dhe të cilët ai nuk i njeh fare. Tafallari kurrë nuk ka qenë anëtar i KD të LPK dhe kurrë nuk ka pas qasje ne informacionet udhëheqjes kryesore te LPK! Nga shkrimet e Tafallarit dhe tipave si ai me së shumti ka me pas dobi industria e letrës te tualetit! Me që arkivat e UDB-es do të hapen së shpejti në tërësi, në kohë të afërt do të del në shesh e lakuriq e vërteta për se cilin pseudopatriot ve e veç! Vetëm edhe pak durim!

  3. Comments  shefik sadiku   |  Thursday, 19 August 2010 at 18:56

    I nderuari Vëlla Ramadan Pllana!
    Sipas Logjikes politike të së sotmes dhe të së djeshmes na del rezultatnta se pa kapital as nuk mund të kontribuosh as nuk ke autoritet !?.Një thënje e Marksit është aktuale për jetë e mot ,ku thotë : “Kapitali përcakton superstrukturen shoqerore”,kjo thënje e vërteton mendimin tim me lartë…Sigurisht që jemi takuar,lexoj shkrime tua nëpër faqe të ndryshme të internetit,më vjen mirë që ke mundësi të shkruash,dhe e ke kujtesën në nivel,sepse UDB-ja ka punuar shumë në shkatërrimin e MEMORIES te të burgosurit politik,duke i përdorur metodat e ndryshme fizike dhe psikike ,gjatë fazës së hetuesisë e gjeri në mbarim të vuajtjes së dënimeve…Ka shumë shokë të cilët kanë çka të japin prej përjetimeve të tyre ,që nga fillimi i veprimtarisë së politikës Kombëtare si simpatizant,të vetedukuar dhe vetarsimuar e gjeri te organizimet e veprimtarisë ilegale në subjekte politike me emra të ndryshëm por që të gjitha e kishin një EMRUES te përbashkët Partia per çlirimin e Kombit dhe Atdheut nga pushtuesit jugosllave, po shkruaj për periudhën e pas Luftës se Dytë botërore ! Qëllimi i politikës jugosllave ka qenë që Shqiptarët të mos e kenë vetëm një Subjekt politik sidomos gjeri ne vitin 1986 kur e përgatiten vdekjen fizike të MADHIT BACIT METUSH .Por të mos harrojmë se edhe shumica e të burgosurve politik nuk e kanë dhëne sekretin ,dhe shpeshherë e kanë dhëne emrin e subjektit që e kanë krijuar në fazën e parë…Ndërkaq, politika zyrtare jugosllave ,i kanë paraqitur para komunitetit ndërkombëtar si grupe të vogla armiqësore dhe nuk paraqesin rrezik dhe nuk janë serioze ,por duhet të izolohen,sepse e kishin përkrahjen e superfuqive politike me ndikim….Kanë shkruar shumë për Metush Krasniqin ,un, kam biseduar edhe me Bacin ADEM e shumë bashkëveprimtarë tjerë të Metush Krasniqit,por, po ti përshkruaj dy momente ku besoj se janë të rëndësishme për fjalën e shkruar publike dhe përgjegjësinë e saj;
    1.Me rastin e 5 vjetorit të ndarjes nga ne te Metush Krasniqit është organizuar një Akademi përkujtimore në Shkollën Fillore Metush Krasniqi ne Rogaçicë ( sepse në Kamenicë ishin okupuar institucionet Kulturore nga Serbia shoviniste) në nivel të Komunës,ku merrnin pjesë shumë SHOKË të Madhit METUSH KRASNIQIT,SI: Mark Gashi, Tahir SPAHIU nga Mitrovica,Rexhep Abdullahu nga Prishtina,Murteza Nura nga Gjakova e shumë të tjerë,disa prej këtyre para podiumit kanë folur dhe kanë evokuar kujtime për Metush Krasniqin ,të gjithë një përfundim e kishin :kam menduar se vetëm un e kam njohur të madhin Metush,thot _Rexhep Abdullahu…Spahiu në mes tjerash thot:Veprimtaria e politikës Kombëtare me të cilën shërbehej Metushi
    Të zhvishte nga çdo petk tjetër ideologjik dhe të përvetësonte…Ndërkaq, Mark Gashi në mes tjerash thotë:Qëndresa e Metush Krasniqit para gjyqit të qarkut n Gjilan i la pa tekst jo vetëm UDB-ën dhe stafin e Prokurorisë dhe gjyqit ,aq rrjedhshëm e mbronte KAUZËN Shqiptare në Kosovë dhe viset e saja të pa zgjidhur në jugosllavi ,sa që faktet qe i kishin ngritur në aktakuzë e humbën Kuptimin!…
    Me 15.10.1991 Rogaqice/Kamenice/
    2.Përsëri me rastin e 10 vjetorit të ndarjes fizike nga ne Metush Krasniqi,mbahet një Akademi përkujtimore në të njëjtën Shkollë e cila e mban Emrin Metush Krasniqi në Rogaçicë në shtëpinë e kulturës ku ishin të Pranishëm shumë Qytetarë nga Komuna e Kamenicës por edhe nga viset tjera shqiptare .Fjala i jepet Adem Demaçit, i cili ne mes tjerash deklaron:Vëllezër e Motra ,nuk e ka merituar Metushi që ne të jemi në ketë situatë politike ç’fare jemi,Metushi ishte një nder Patriotët më të mëdhenj që e njeh Historia Shqiptare ,Metushi ishte ajka e Politikës Kombëtare,jo vetëm në Anamoravë,e në Kosovë,ishte shumë më largpamës se sa UN dhe shokët tjerë,por rastësisht nuk do ta kishte asgjësuar UDB-ja,Metushi e ka pasur vetëm një Kërkese të Bashkohemi se vetëm Bashkimi Kombëtarë na e sjellë Lirinë,në atë moment që ne arrijmë ta bindim botën Demokratike se jemi të bashkuar ata na e pranojnë shtetin e Kosovës ,amanetin e Metushit ne vetëm me punë mund ta qojmë në vend se me fjalë nuk mund të arrijmë asgjë!…Me 15.10.1996 Rogaçice / Kamenicë/
    – I nderuar Ramadan Pllana ,Nuk po ,më kujtohet se edhe ju keni mund te ishit në njërën nga këto Akademi kushtuar Bacit Metush. Ka kaluar kohë e gjatë dhe është vështire t’i mbash në mend se çka kanë thëne tekstualisht këta shokë të Metush Krasniqit ,këta bashkatdhetarë dhe bashkudhtarë në rrugën e Lirisë të Popullit Shqiptarë dhe të Kosovës,sepse un me disa shokë ( ish të burgosur politik ) kemi qenë në organizim ,dhe nuk kemi mundur tekstualisht t’i mbaj mend.Por, me rendësi është që thelbi është kapur ,dhe s’ka dyshim se Metush Krasniqi ka qenë në maje të piramidës te ish të burgosurve politikë nëse i referohemi :Adem Demaçit,Hyrie Hanës( sepse edhe kjo ishte e pranishme me rastin e 10 vjetorit te akademisë kushtuar Bacit Metush Krasniqi), Tahir Spahiut,Abdullahut, Murteza Nurës,Mark Gashit Sejdi Kryeziut , Ahmet Haxhiut ,Rexhep Balidemajt,Fehmi Bajramit,Hyda Dobrunës, Hydajet Hysenit ,Ilmi Ramadanit,Shefqet Jasharit e shumë,e shumë të tjerëve…

    Ndërkaq për Komentuesit e kam një këshillë ,mos u merrni fyerje te veprimtarëve të cilët kanë punuar për Çlirimin e Kosovës dhe shtetbërjen e saj,sepse njeriu mund të gaboj,sa do që ka mund të ketë mospajtime të karakterit ideologjik në mes individëve apo grupeve të vogla qëllimi ka qenë shumë fisnikë .Për këtë arsye i shkruajta këto radhë për të Madhin Metush Krasniqin,se për te është vështirë me e paraqitur personalitetin e tij se sa i Veçantë qe ishte…dhe me njohuri kombëtare i cili i njihte te gjitha epokat Historike që nga Gjergj Kastrioti ,Lidhja Shqiptare e Prizrenit ,Konarja,LNDSH-ja e tj.
    Për Metush Krasniqin asgjë nuk ka qene absolute,gjithçka RELATIVE…
    Me nderime
    Shefik Sadiku

KOMENTO ARTIKULLIN




Modifikimet e Fundit

Pjesëmarrja e shqiptarëve në betejën e Çanakalasë (Turqi)

image
Prof. Dr. Nebi DERVISHI

Më 8 gusht 2010u  mbushën plotë 95 vjet të Betejës së përgjakshme të Çanakalasë në mes ushtrive jo të barabartë në numër dhe armatime, në njërën anë armatat e Antantës (ushtarë anglez, Zelandezë, Australianë etj., e në anën tjetër divizioni 19 i ushtrisë turke i përbërë kryesisht nga shqiptarë të mobilizuar shumica me forcë, të komanduar nga Mustafa Qemali, më 8 gusht 1915.
Për Betejën e Çanakalasë deri tani nuk është shkruar. Përjashtim bënë vetëm: Prof. Dr. Gazmend Shpuza, Dr. Ibrahim Krosi, Nexhip P. Alpari, Naser Selimi, botuar në të përditshmen “Flaka” më 1995, të dhënat e të cilëve pjesërisht i kamë shfrytëzuar në hartimin e këtij punimi.
I takon histografisë shqiptare që në një të ardhme të afërt të studioi rrethanat e kësaj beteje dhe të ngjashme me të, që edhe ajo të zë vendin në pauteorin e ngjarjeve me rëndësi në vitet e Luftës së Parë botërore, ku edhe shqiptarët dhanë kontributin e tyre me pjesëmarrje aktive.
Në fillim të gushtit të këtij viti, me një grup miqsh vizituam qytetin e Çanakalasë në Turqi. Qëllimi i vetëm i kësaj vizite dy ditëshe ishte mbledhja e dëshmive rreth pjesëmarrjes dhe kontributi i shqiptarëve në Betejën e përgjakshme e legjendare të Çanakalasë ( 8 gusht 1915), dhe njëherit të bëjmë homazh bashkëkombëse tanë që ranë në betejë…
Vetura me të cilën udhëtonin, siç dukej atë ditë, sikur nxitonte me tepër se ditëve tjera edhe pse koha ishte mjaft e nxehtë. Pas kalimit të vendeve dhe kufijve të Maqedonisë dhe Bullgarisë me të hyrë në Republikën e Turqisë, qytetin e parë – Edrenenë e kaluam përreth. Duke udhëtuar tutje, arrimë në qytetin Keshan mu në kohën kur një shi veror filloi t’i lagë xhamat e veturës sonë, dhe në një moment filloi të bjerë aq shumë sa që pengonte udhëtimin me makinë. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë. Pamjet kureshtare po thuaj, në çdo vendbanim nguliteshin në rrugë treguesit dhe tabelat me emrin e vendbanimeve dhe pritnin sa më shpejt ta shohim atë me emrin Çanakala, që ishte cak i yni i vetëm i këtij udhëtimi.
Pasi vazhduam rrugën për në Çanakala, papritmas në të djathtë të rrugës lexuan tabelën e Qytezës (Ibritepes), vendlindja e të madhit Fan Stilian Nolit. Pasi  arritëm në breg me feribot kaluam ngushticën e Dardanelëve, lundrim ky që nuk zgjati më shumë se një gjysmë ore dhe arritëm në Çanakalanë historike. Pasi zbritëm nga feriboti, me veturën tonë shkuam pas pak në hotelin “ASOJ”, e cila ishte një ndërtesë e rregulluar mirë, e ngritur pranë valëve të ngushticës së Dardanelëve.
Era e lehtë e detit, valët shushuritëse, aroma e drunjve dhe e kripës së detit, posaçërisht e bënin të këndshme mbrëmjen në këtë qytet dhe qëndrimin tonë në hotel.
Pas vendosjes në hotel dhe çlodhjes nga rruga e gjatë, dikur zbritëm në restorantin e tij dhe shijuan darkën e pasur me gjellëra orientale dhe pije të shumta. Pasi darkuam dolëm në shëtitje rrugëve të qytetit të Çanakalasë. Në hotelin “ASOJ” u kthyem në orët të mesnatës.
Të nesërmen (2 gusht) pasi u zgjuam, dolëm në ballkonin e hotelit, pranë valëve të ngushticës së Dardanelëve, e cila është e hollë dhe e gjatë detare, që ndanë Evropën prej Azisë së Vogël, e cila ka një histori mijëvjeçare, e pasur me shumë legjenda dhe mite. Në këtë ngushticë shtrihen gjinjtë dhe brigjet e gadishullit e Gelibolus në anën e Evropës dhe asaj të Peninsulës në pjesën aziatike, nga më të lashtat deri në kohërat më të reja. Këtu gjendet Troja legjendare (Lufta e Trojes rreth 1235-1225 begin_of_the_skype_highlighting              1235-1225      end_of_the_skype_highlighting p.e.s., në mes akejëve helenë dhe Trojanëve dhe aleatëve të saj Paionëve, Dardanëve, etj.), Dardanos, Neandria etj. Për këtë rajon gjostrategjik ndër shekuj u thurën legjenda dhe mite që flasin për një periudhë të vjet gati 3.500 vjeçare.
Këtej kaluan persianët në fund të shek. VI. e fillim të shek. V. p.e.s.. Leka I Madh prej këtu filloi fushatën e tij imperialiste (pushtuese) në vitin 334 p.e.s. në Lindje. Këto vise i pushtuan romakët në shek. II p.e.s., dhe pas ndarjes së Perandorisë Romake në vitin 395 nga perandori Teodosie I, hyri në përbërje të Perandorisë Bizantine. Më vonë në shek. XV në këtë vend ku, Sulltan Mehmeti II themeloi qytetin e Çanakale, ku në vitin 1915 Mustafa Qemali, komandant i divizionit 19 në Armatën Turke arriti një fitore të shkëlqyeshme kundër armatave të Antantës dhe prej këtu filloi karrierën e tij të pasur ushtarake dhe më vonë atë shtetërore, duke pasur sukses të plotë në Betejën e Çanakalasë. Më vonë bëhet edhe reformues më i madh i Turqisë dhe e mori emrin Ataturk (Babai i turqve).
Sot, i gjithë gadishulli i Peninsulës është shëndrruar në Park Kombëtar historik që vizitohet nga vizitorë të shumtë të jashtëm dhe të brendshëm. Posaçërsiht ky Park Kombëtar vizitohet nga bashkështetasit e luftëtarëve që ranë në fushat e tij, të Betejës, nga Zelanda e Re, Australia, Haiti, Franca, Anglia, etj. Në shenjë respekti për luftëtarët e rënë, atyre u është ngritur pllaka përkujtimore. Të afërmit e tyre i vizitojnë këto monumente, iu bëjnë homazhe dhe u shprehin mirënjohje për kujdesin që kanë treguar autoritet e vendit ndaj këtyre monumenteve dhe varrezave. Ky Park Kombëtar historik është tregues i fuqishëm për brezat e reja me porosinë e vetme se luftërat sjellin varre, lot e dhembje dhe prandaj ne nuk duam kurrë më të përsëriten ato kohëra të kaluara.
Sipas planit që kishim hartuar, pasi pimë kafen dhe hëngrëm mëngjesin në hotel, u nisëm për t’i bërë vizitë Trojes legjendare. Rrugës për në këtë vend historik, kolegu Zejnulla Qyra, që  kishte qenë edhe shumë herë në këtë vend, u ndal në Entin Arkeologjik të qytetit, edhe pas disa minutash kishte marrë me vete një arkeologë, i cili do të na tregonte për të kaluarën e Trojes.
Me të arritur në lokalitetin e Trojes, arkeologu ia nisi detaisht të na sqarojë gjurmimet arkeologjike, argumentet dhe historinë e tij. Përmendi shumë fakte rreth kësaj historie: Dardanelet, Kalin e Trojes, Paionët, Dardanët, legjendat e thurura rreth tyre, etj. . Ishte  interesant konstatimi i arkeologut se një numër i madh shkencëtarësh, linguistësh, arkeologësh, antropologësh, historianësh e të tjerë duan të përvetësojnë Trojën, të kaluarën dhe kulturën e saj. Në pyetjen tonë se a thua ekziston ndonjë lokalitet tjetër ku mund të jetë Troja e vërtetë, si ajo hipoteza e një arkeologu meksikan e para disa viteve, që thoshte se Troja gjendet diku në afërsi të Mastanit të B. e H.  arkeologu turk na tha: „Të gjitha argumentet e deritanishme shkojnë në favor të konstatimit se Troja antike është ky lokalitet në të cilën ndodhemi“.Edhe përshkrimi i vendit të Trojës antike në „Ilijadën“ e Homerit i përgjigjen më së shumti këtij vendi.
Në përfundim të kësaj vizite të Trojës antike, u përshëndetëm me disa punëtore në këtë lokalitet dhe morëm rrugën e kthimit për në hotel ku drekuam.
Atë  pasdite, sipas skenarit duhej të vizitonim Muzeun historik dhe Parkun Kombëtar të Çanakalasë.Të dy këto objekte ndodhen në pjesën evropiane të Turqisë, andej duhej që me feribot të udhëtonin gati gjysmë ore.
Në kujtesën tonë beteja e Çanakalasë sa kalonin minutat ajo shtonte kureshtjen për  t‘i  freskuar njohuritë lidhur me të. Ndër vite nëpër dasma dhe ndeje raspodi  popullor thuri këngën shqipe mbi këtë betejë, ku në mes tjerash thotë kështu:
          „Në mes Çanakalasë me plotë shelgje ,
           ka dalur Qemal Pasha ,Ushtrinë e ka mbledhur….“
S’ka pikë dyshimi se është  njëra ndër këngët e shumta me tematik luftarake, dhe për ne shqiptarët shumë e preferuar. Më në fund, ne e kemi një mori këngësh të tilla folklorit dhe të traditës sonë historike.
Në  Muzeun e Betejës së Çanakalasë që është vendosur në breg të detit Egje, na priti në zyrën  e vet, drejtori i tij, i cili në fillim pasi na ofroj kafe e cigare, na dhuroj disa suvenire e prospekte dhe na njoftoj shkurtimisht me Betejën e Çanakalasë.
Fillimin e Luftës së Parë  Botërore, Fuqit e Mëdha e nisën për qëllimet e veta për  t’i zgjeruar kufijtë e tyre apo për pushtimin e tokave të reja. Këtë e bënin si Anglia, Franca, Italia e Rusia, ashtu edhe Gjermania e Austro-Hungaria, ndërkaq Turqia ishte aleate e dy fuqive të fundit (Gjermanisë e A-H).
Fillimi i Luftës së Parë Botërore, Mustafa Qemalin e gjeti atashe ushtarak në Sofijë. Në këtë kohë Turqija si aleate e Gjermanisë e A-H-së, hyri në luftë më 2 shtator 1914, ndërsa Mustafa Qemali e ndiqte  situatën me vëmendje ngjarjet e luftës në fronte të ndryshme. Pikërisht për këtë Qemali kërkonte me këmbëngulje të merrte pjesë ne luftë, kurse përgjigjja nga Porta e Lartë ishte negative. Kjo e detyroi Mustafa Qemalin që të bëjë kërkesë me ndërhyrjen e shokëve ne Ministrinë e Luftës për të plotësuar dëshirën. Më në fund e emëruan në Shtabin e Divizionit të 19 të sapoformuar të Armatës turke e stacionuar në TEKIRDAJ, në Rumelinë Lindore .
Lajmin Mustafa Qemali e mori më 2.2.1915 dhe brenda një kohe të shkurtër u kthye në një divizion me një forcë që do të ishte goditëse dhe do të luante rol të dorës së parë në Çanakale, i përbërë kryesisht nga shqiptarë të mobilizuar me forcë, që kishin migruar në Turqi pas Luftës së Parë Ballkanike 1912/13, të cilën do ta sulmonin ushtria e Antantës (angles, francez, australianëve, zelandeze e re, haitiane etj) në agimin e 25 prillit te vitit 1915, e pozicionuar me 16 divizione në grykën e Dardanelëve.
Mustafa Qemalit i’u besua Devizioni 19 i Armatës turke për të komanduar, që u vendos në pjesën Jugore  të siujdhesës së Galipolit nga dëshironte të hynte në Galipol. Krerët e Xhonturqve në Stamboll, dëshironin ta hiqnin nga një detyrë Mustafa Qemalin, sepse ky vend kishte pozitë tepër të rëndësishme gjeografike e ushtarake. Por ky qëndrim i turqve të ri hasi në kundërshtim nga ushtarët, të cilët njëzëri thanë „JO“ – sepse Komandanti i tyre ishte i shkëlqyer dhe trim. Nga ky përcaktim, turqit e rinj u detyruan të tërhiqen sepse ishin të gabuar në qëndrimet. Mustafa Qemali që ishte i prirur për luftë dhe njohës i mirë i atyre vendeve, nuk ia ndante syt asaj ngushtice që ishte e gjatë dhe e gjerë, dhe përfshinte tokat e Rumelisë perëndimore dhe shkonte paralelisht me bregdetin e Anadolisë. Para syve të Qemalit shihej qyteti i bukur i Çanakalasë, dhe në Jug të saj shtriheshin rrënojat e Trojës së famshme, vend po ashtu strategjik, vend ky ku armiqtë(trupat e Antantës) mund të vendoseshin aty dhe nuk vonon shumë komanda e ushtrive të Antantës nisin zbarkimin e trupave të tyre dhe po ecnin në thellësi dhe sa për të ç‘orientuar turqit u vendosen në Anaburun dhe në Çanuk Belin, me qëllimin që të mos dinin destinacionin kryesor të tyre. Për këtë  ushtrisë turke, do të jep urdhër të tre divizioneve turke të mos hynë në luftë pa mos vendosur ai, përball 16 divizioneve të Antantës. Nga ana tjetër Mustafa Qemali, duke qënë një strateg ushtarak, shumë më i shkathët se gjenerali gjerman Liman Fon, gjykohej se goditja kryesore e ushtrive të Antantës do ta përqëndroji në Çanak Belin, dhe papritur i futi forcat e veta në betejë ; beteja qe e tmerrshme dhe shumë e përgjakshme gjatë tërë natës , deri në mëngjesin e ditës tjetër , kur forcat e Antantës i detyroi të kthehen në pozicionet fillestare.
Kjo fitore në këtë betejë e inkurajoi Mustafa Qemalin i cili edhe vetë u bind se ka vepruar drejt. Nga kjo humbje e madhe e Antantës, ato bënë përpjekje dhe u përgatiten për një sulm të ri. Nga ana tjetër ushtria turke, nën komandën e Mustafa Qemalit po merrte guxim më të madh, duke parë gjithmonë fitoren sa më të afërt dhe simpatia ndaj tij sa vinte e shtohej nga ushtarët e tij.
Antanta duke humbur në këtë luftë filloi një organizim të ri për një luftë dhe fitore, kështu që më 7 gusht të vitit 1915, komanda e ushtrisë aleate vendosën pa humbur kohë që të pushtoj Galipolin, e menjëherë edhe vetë Stambollin dhe vendet tjera strategjike. Për këto kishte njohuri edhe Mustafa Qemali, i cili pa humbur kohë ndërmerr masat për të forcuar pozicionet. Të dy palët kundërshtarë kishin një objektiv të përbashkët, dhe atë, për  të zotëruar dy pozicionet kryesore , pra dy fshatrat që kishin një emër Anafarta, sepse kush arrinte qe ti merrte këto dy vende strategjike e kishte të sigurt fatin e fitores së luftës në vazhdim. Komanda e ushtrisë së Antantës i freskonte dhe i forconte trupat e veta, duke sjellë forca të reja dhe të freskuara , e sidomos material luftëtarëve përmes rrugës detare me anijet e tyre.
Armata turke e dislokuar në këtë rajon nuk mund të lëvizte nga istikamet e veta,sepse armikun me mortaja pandërprerë gjuante me predha pozicionet. Mustafa Qemali i kishte urdhëruar ushtarët turk të mos dilnin nga istikamet për të ndërmarrë ndonjë sulm eventual. Nga ana tjetër ai, personalisht shkonte nga istikami në istikam, për të koordinuar me oficerët e ushtarët si dhe për të ngritur moralin e tyre me fjalët :“Ne luftojmë për vatan , për prindërit, për fëmijët dhe për vëllezërit tonë, dhe se lufta jonë është ë drejtë dhe zoti me na ndihmu, ndërsa armiqtë as zoti nuk i do, sepse ato luftojnë në një tokë të huaj.Ato nuk kanë moral lufte.Ushtarët e tyre janë mobilizuar me dhunë, pa dëshirën e tyre dhe se fitorja është qintë për qintë e jona. Pra unë do të nis i pari sulmin. Në momentin kur unë do të shkrepi me pistolet, ju të gjithë sikur me qenë një trup i vetëm do të hidheni në pozicione e armikut“. Dhe nuk vënoji shumë. Mustafa Qemali del nga istikamet dhe pasi bën disa hapa përpara nxjerrë pistoletën dhe gjuan në ajr dhe në të njejtën kohë bërtet  me të madhe : „Përpara pas meje“. Të gjithë ushtarët dhe epronët e tyre nisën drejt armikut, të cilët u frikësuan aq tepër dhe pa fumbur kohë nisën të tërhiqën në panik pa urdhër. Një javë pas humbjes së Çanak Bair, zoti Jan Hamilton (Komandant i armatës së Antantës në Galipol) ishte lidhur me Kitçener, ministrin e Luftës, duke lajmëruar dështimin e tij në Dardanele. Jo vetëm që turqit tani ishin superior nga numri dhe nga rezervat, por ato kishin fituar epërsinë morale ndaj trupave të rinj. Ndërsa befasia tani do të mungonte, ai do të kishte nevojë për nja 100 mijë ushtarë të tjerë për të rifilluar sulmin. “Ne jemi ngritur kundër Armatës Kryesore turke” përfundoi ai, “që po lufton me trimëri dhe  është e komanduar mirë”.
Në betejat për Galipolin Mustava Qemali në mënyrë të përkryer kishte shfrytëzuar befasinë, terrenin dhe njohjen e ushtarit turk. Vite më vonë, për këto luftëra një historian zyrtar britanik shkruante: “Rrallë në histori mund të ketë ndodhur që forcat ushtarake të një divizioni të vetëm të kenë ushtruar, në tre raste të ndara, kaq thellë një ndikimi jo më në rrjedhën e një beteje por, ndoshta në fatin e një fushate dhe madje edhe në fatin e një kombi”. Në këtë mënyrë pas luftërave të pandërprera, në 19 dhjetor 1915 forcat e Antantës u larguan tërësisht prej Çanakalasë duke humbur rreth 253.000 ushtarë.
Drejtori i Muzeut na njoftoi shkurtimisht me Betejën Çanakalesë, në të cilën gjetën vdekjen ose janë vrarë afro 500 mijë njerëz .  Ai në vazhdim shtoi se është kryer një punë e madhe me formimin e Muzeut sepse këtu janë mbledhur dhe ruhen fakte për këtë betejë me qëllimin që ti respektojmë dëshmorët dhe të gjithë ata që luftuan aty, njëkohësisht  të bëjmë me dije njerëzimit se çfarë  pasojash tragjike sjellin luftërat, të cilët dëshiroi ai, kurrë të mos përsëriten. Gjatë gjithë asaj pasdite që na shoqëronte na njoftoi detajisht lidhur me Betejën e lavdishme të Çanakalasë. Duke ecur aleve të varrezave të ushtarëve të rënë, përndryshe jashtëzakonisht të rregulluara dhe të mirëmbajtura, shpesh në gurët  e tyre lexonin edhe emrat e qyteteve: Manastir, Ishyp, Ipek, Prizren , Ohri, Vlorë , Elbasan, Kumanova, Presheva, Gjakova etj. Duhet theksuar edhe një fakt i rrallë: gati të gjithë shqiptarët e rënë në këtë betejë kanë qenë të moshës shumë të re. Nuk mund që të mos pyetemi në vete se si u gjetën një numër i madh shqiptarësh në këtë betejë, duke pasur parasysh faktin se ajo u zhvillua në vitet 1915, kur Turqia tanimë pothuajse ishte tërhequr nga Ballkani,pas Luftës së Parë Ballkanike. Përgjigjen e gjejmë në vargjet e Çajupit:
„O shqiptarë të gjorë, ç‘ju ka marrë koha erë, Derdhim gjakun për të tjerë “
Pastaj tërheqja e paraleleve historike me pjesëmarrjen masive të shqiptarëve, në luftërat të udhëhequra nga Pjeter Bogdani, ne Luftën e Kosovës, atë për themelimin e shtetit grek me në krye Marko Boçari etj.
E gjithë kjo që nuk mund të na lejoj indiferentë, flet se historia dhe kultura jonë sa është e pasur dhe e lavdishme aq është edhe e dhimbshme dhe tragjike.
Duke pasur vëmendjen ashtu te mbishkrimet e varreve, në një moment me zë të ulët i them cicerones, se nga një numër i madh të rënë në këtë betejë kemi të drejtë të themi, se ajo është edhe e jona, kurse ciceronia, duke pohuar me kokë se kanë të drejtë dhe shtoi se edhe vetë Ataturku e ka verifikuar pjesëmarrjen e popullit shqiptar në këtë betejë.
Është për të theksuar se varrezat, pothuaj pushonin në lloj lloj lulesh, ku dominojnë karafilat e kuq. Kolonat e gjata të vizitorëve bëjnë homazhe ushtarëve të rënë të Aleancës të Antantës dhe te atyre të vendit. Kjo padyshim e prish qetësinë e amshueshme të atij lokaliteti dhe krijon një gjallëri nga vizitorët e të gjithë vendeve të botës, pëshpëritjet, komentimet, fotografimet etj.
Në mënyrë të veçantë na bën përshtypje portreti i derdhur në bronze i një ushtari turk, po i ndihmon ushtarit kundërshtar të plagosur, për t’ia shpëtuar jetën.  Kjo te përkujton ndjenjën humane se edhe në çastet ku je ballafaquar me armikun duhet të sillet si njeri.
Pasi përfunduan vizitën në Parkun Kombëtar dhe në Muzeun në orët e vona të natës e morën rrugën e kthimit, të mbushur plot emocione për këtë betejë, të ndodhur 95 vjet më parë.
Ky reportazh-punim është një homazh modest për të gjithë ato shqiptarë që u mobilizuan shumica me forcë dhe ranë në fushë të nderit në Betejën e Çanakalasë, që bënin pjesë në divizionin 19 të Armatës Turke që komandohej nga Mustafa Qemali, me rastin e 95 vjetorit të kësaj Beteje!

Featuring Recent Posts Wordpress Widget development by YD