SHTETI KU JETOJMË,ÇORBË E PËRZIER!?
Modifikimi i fundit në Sunday, 14 February 2010 12:22 Publikuar nga admin Sunday, 14 February 2010 12:22
Kohëve të fundit,ashtu në qetësi,nëntoka politike maqedonase ,përpos gjith atyre problemeve të panumërta dhe të rrënda që I ka ,kurse një më I rëndësishmi, egzistimi apo zhdukja nga harta në ardhmëri e shtetit të quajtur Maqedoni ,vazhdon me një orvatje gjysmëilegale për promovimin e shtetit –komb Maqedon.
Ne jemi dëshmitarë se fjalori egzistues në këtë republikë asnjëherë nuk përmend se ky shtet është shumëkombësh,pra nuk egziston emërtimi shteti shumetnik maqedon,por si zëvendësim I kësaj përmendet shoqëria shumëetnike,që bën me dije se dicka pregatitet nga kuzhinie-rët maqedonas,një desert ku materiali do të jetë I përzier por ,mbulesa do të jetë vetëm e tyre. Pra shteti I qytetarëve me përkatësi etnike dhe fetare të ndryshme,që duhet të jenë Maqedon.Në të vërtetë shteti modern sot dhe në ardhmëri do të jetë shteti-komb,ku shtetasit e etniteteve të ndryshme do të jenë lojal ndaj përkatësisë etnike që do të diktojë shteti dhe do të respektojnë si shtet të tynin ,por përkatësia do të jetë shtetas maqedon.
Këtu lind problemi I egzistimit apo jo të shtetit Maqedon,sepse kemi një opcion tjetër të promovuar para disa ditëve ku lind ideja e Maqedonise shqiptare.Nëse fillojmë të analizojmë pra vizionin për shtetin e ardhshëm të maqedonasve dhe mënyrën e fshehtë të konceptit të tyre ,por koncept I tejdukshëm ,shohim se kohëve të fundit shumë gjëra janë në cakun e ndryshimit në të ardhmen.Mund të parafytyrojmë një Shkup,të mbushur me kuaj dhe ushtarë antik maqedonas,Leka I madh në qendër të sheshit Maqedonia,mbi kalë ,me lartësi dy herë më shumë se Skenderbeu,një kishë në pjesën përballë xhamisë Burmali!Rast I mirë që fëmijët të luajnë loja lufte ku disa do kenë rolin e ushtarëve të Lekës,disa do të jenë partizan,disa gjerman,disa bile do të kopjojnë VMRO-istët dhe të tjerët e disa do të mundohen që si luftetarë të UÇK-së të zënë ndonjë pritë!!!Derisa të dëgjohen ding-donget e kishës,dhe dhashtë zoti ,ezani për tu lutur në xhami,në sheshin ku fëmijët do të bëjnë zhurmën e tyre duke luftuar njëri me tjetrin,disa njerëz do ti luten zotit në xhami,që pas mbarimit të namazit mos hynë në konflikt me ata qe do të dalin nga kisha.Nëse nuk ndodh asnjë ekces atëherë ashtu së bashku të gjithë protagonistët do të shkojnë në muzeun maqedon,ku do të mësojnë historinë për lindjen e shtetit maqedon,ku shqiptarët nuk do të jenë të paraqitur në ‘’figura voshtane’’por vetem patriotët dhe tradhëtarët maqedonas.Do të mësojnë historinë e lindjes,zhvillimit,baticat dhe zbaticat e rrugës për pavarësi të komunitetit maqedonas.Ky vision maqedonas për ‘’konsolidimin’’e shtetit tëtyre definitivisht shkon kah një rrugë e ndasive dhe fundit të këtij institucioni-shtet.A bëhet me qëllim apo jo,a është caku ndarja e shtetit apo pregatitet ndonjë befasi e re?!
Këtu kemi një kthim definitiv të politikës maqedonase ,ku ka orvatje për asimilim,shkrirje apo lojalitet ndaj shtetit ku na jetojmë,me një plan të huazuar nga shteti Izrael,ku ne do të ishim Palestinezët kurse maqedonasit do të praktikonin politikë izraelite.
Nga ana shqiptare,vazhdojnë orvatjet për pregatitjet për ndërtimin e Burmali xhamisë,përballë kishës së bardhë ,Skenderbeun e kemi në Çarshinë e vjetër,Nëna Terezë diku e mshehur pas barikadave .Lufta për stopimin e rasteve të Hagës,zgjedhja e problemit të Brodecit dhe Sopotit,ushtarëve të luftës së 2001,kundërshtimi I mësimit të gjuhës maqedone në shkollat fillore nga klasa e parë,problemi I përdorimit të gjuhës shqipe,Marveshja e Ohrit,buxheti I dyshimtë,Komunat shqiptare në borxhe të mëdha,populli me pasaporta biometrike në një gjuhë,rruga e lirë për të shkuar në Evropë,deklarata antishqiptare nga vet shqiptarët ,për shqiptarët se nuk dinë të udhëheqin pasi nuk kanë dijeni,bile edhe sic deklaron një analist I YNI ‘’nuk e dine rrugën deri në Shkup!!!!!!!
Nëse marim për bazë konstatimin që është paraqitur si titull,pra”Ahmeti sguxon ti ndërojë ministrat”,atëherë sipas mendimit tim,analistët e nderuar në një mënyrë kanë të drejtë në analizimet e tyre,secili në mënyrën e vet,përvec njërit që flet me gjuhën ironike,që tregon destruktivitetin dhe blamimin personal të tij,duke konstatuar,“Ose këta aktualët mirë e kryejnë punën, ose më të mirë se këta nuk ka. Me të tjerët do të ngelesh edhe më keq. Këta dinë të dalin në TV, ndoshta ata tjerët nuk dinë të vijnë as deri në Shkup”,!Prandaj edhe kemi situata të këtilla,kur dikush është në gjendje të gjeneralizojë një fenomen ,për të cilin pra ai ka mendim ashtu sic ka,por vet përfshirja e një grupi të madh individësh që kanë edhe arsimim ,edhe dijeni,edhe zotësi të menaxhojnë me ndonjë nga ministritë është mënyrë më e ulët e të shprehurit në publik ,vecanërisht kur flet për një armatë fytyrash në teritorin e kësaj Republike dhe kur e thotë një njeri I cili ka një status të privilegjuar në mesin social më të gjërë.Sipas tij,pra Bujar Osmani mund të jetë minister sepse nuk ka nevojë të gjejë rrugën për në Shkup,sepse është nga SHkupi,kurse tjerët që se dine rrugën deri në kryeqytet duhet të ndërohen me disa tjerë që janë nga qyteti më I madh në republikë.Më vjen keq,që një person sic është z.Mehmeti e thotë këtë ,dhe besoj se do të ketë konsiderate ,karakter,bon-ton,trimëri ,respect….që tu kërkojë falje të gjithë atyre që me konstatimin e tij ironik I ka prekur duke I futur në një thes sit ë paditur,pa arsimuar,pa zotësi,paardhmëri …vecanërisht për shkak të etiketimit të përgjithshëm të komunitetit shqiptar!Këtë maqedonasit nuk e deklarojnë për vlerat e tyre,konkretisht për individët e tyre që mbajnë poste ose janë potencial për ata funkcione!
… .Si kulminacion I vizionit shqiptar përkrahja e madhe e Enciklopedisë së Maqedonisë Shqiptare,me të cilën duhet të bien në ujë të gjitha projektet maqedone të lartëpërmendura,dhe dislokimi I tyre në historinë tonë,aty ku takojnë, si elemente të vjedhura që duhet të kthehen në vendin e duhur.Këtu hapet edhe një front I ri me Greqinë,sepse edhe ajo preket me projektet shqiptare të Maqedonisë dhe trashëgimisë kulturore ,fetare,kombëtare..!
Do të kasha përfunduar me një deklaratë të SAM VAKNIN i cili deklaron”:**Mosmarveshjet mes shqiptarëve dhe maqedonasve janë shumë të mëdha ,bile edhe më të mëdha se mosmarveshjet mes grekëve dhe maqedonasve.Mosmarveshja mes maqedonasve dhe grekëve është shumë e vogël krahasuar me mosmarveshjen mes shqiptarëve dhe maqedonasve,sepse është shumë thelbësore.Shqiptarët kanë një vizion për Maqedoninë,përderisa maqedonasit kanë një vizion tërësisht të ndryshëm nga ajo e shqiptarëve.Nuk shoh se si nund të bëhet një kompromis.**
e-mail;lulzimhamidi@hotmail.co.uk









