NDRYSHIMET I KEMI PRANË DERËS

Nga LULZIM Z. HAMIDI

Realiteti I raporteve shqiptaro – maqedonase sa I përket ardhmërisë së kësaj krahine ,është I tillë që të bën të analizosh një fenomen aq interesant e që perceptohet si një process ku një komunitet që ende nuk e është I sigurt se cfarë do të ndodh me të në të ardhmen,dhe një komunitet që I ballafaquar me dilemat e të parit,është në cak të keqpërdorimeve të ndryshme dhe anashkalimit total nga ajo që I takon.

Pra komuniteti maqedon ,pa dorëza, është një ndër kombet më të rrezikuara sa I përket egzistencës së tij me këtë identitet që synon ta ruajë dhe me këtë edhe ruajtjen e regullimit shtetëror që momentalisht e ka dhe e praktikon,duke ia bashkangjitur edhe mosgarantim e kufijve momental egzistues.Sipas gjitha gjasave ,ashtu edhe sic kam theksuar ne opinionet e mija ,cështja e emrit do të zgjidhet atëherë kur do të piqen kushtet për vetëdijësimin dhe pranimin e realitetit egzistues të historisë reale tëkomunitetit maqedon,kurse,ndryshimet eventuale në rajon sa I perket lëvizjeve të kufijve e që do të përfundojë me vendime të ndonjë conference ndërkombëtare,ku maqedonasit do të mernin emrin e tyre tëri,kufijt e reviduar dhe raporte të reja në mes vendeve të ballkanit.

Publiku mund të parafytyrojë se mund të ndodh rilindja e Shqipërisë së Madhe,Serbisë së zgjeruar në disa teritore të reja por me  humbje të disa teritoreve tësaj ,dhe disa ndryshime kozmetike ne ballkan,duke u vene ne pikepyetje egzistimi I shtetit te tanishem ku na momentalisht jetojme.Ky do të ishte skenari më I keq, përfundimtar I ardhmërisë së këtij shteti.

Të mos gënjehemi se këtë qytetari I përkatësisë etnike maqedonase nuk e ka të njohur!!.

Në bazë të gjitha zhvillimeve të ardhëshme të procesit të ndryshimeve në ballkan por edhe më gjërë dhe duke mare parasysh se ndryshimi I kufijve më nuk është ‘’tabu temë’’

kurse raportet e shteteve sic janë Kosova,Serbia,Bullgaria ,Greqia dhe Shqipëria në agjendën e tyre si opcion reserve e kanë të lartëpërmendurën,nga ana tjetër bashkësia ndërkombëtare pa marë parasysh se deklarohet kundër këtij procesi ,nuk është këmbëngulëse në prononcimet e saj,mund që një ditë të jemi dëshmitarë të fillimit të ‘’domino lojrave’’.

Të them të vërtetën ,nuk jam ithtar I ngjarjeve të tilla,duke marë parasysh se në ato raste mund të ndodhin edhe situata të palakmueshme dhe trishtuese,por kjo nuk mvaret nga një individ sepse procesi I ndryshimeve është një përmbledhje të situatave që kërkojnë zgjidhje të problemeve,kur ato nuk mund te zgjidhen në mënyrë më xhentëlmene dhe kur nuk ka gadishmëri të praktikimit të realitetit egzistues,dhe atëherë fillon loja e madhe e bosave botëror për përfundim të një procesi por edhe hapja e pazareve politike të tyre qënë të vertetë është edhe mënyra më e mire që një numër I madh individësh të marin detyra të mëdha që një ditë të nderohen me ndonjë cmim të lartë për kontributin e tyre të dhënë në zgjidhjen e problemeve që deri atëherë nuk pati gadishmëri për përfundim fatlum.

Pas këti itinerari të shkurtë në ardhmëri dhe duke u bazuar në realitetin egzistues mund ti kthehemi në jetën politike reale.Së pari komuniteti maqedon duhet të pranojë se mosmarveshjet me Grekët sa mendojnë ata se janë të imponuara ,aq janë reale .Ky problem reth emrit e që ndërlidhet edhe me identitetin e tyre problematic nuk është I ditëve të sotme.Duhet të konstatojnë se maqedonasit metëvërtetë kanë problem me historinë e tyre kombëtare dhe me raportet në të kaluarën e afërt me shtetin e  Helenëve,duke aluduar në emrin Maqedoni,me shtetin e Bullgarisë me cështjen e gjuhës,me Serbinë rreth kishës dhe me shqiptarët e maqedonisë me statusin e tyre definitive në këtë republikë.Këto konteste nuk ka shansë që të zgjidhen pa mos pasë një intervenim serioz të bashkësisë ndërkombëtare ,e cila në shumë raste ka qenë disi në fillim enigmatike që në fund kur tregon fytyrën e saj të vërtetë, ndodhin edhe cudira.

A ka rugëdalje tjetër,opcion më I favorshëm dhe fatlum për Ballkanin ,periudha e ardhëshme njëvjecare do të tregojë,por së paku ,nëse kjo krahinë dëshiron të zgjasë jetën e saj dhe në një mënyrë më të butë të kalojë apokalipsën që I qëndron mbi kokë,së pari duhet të meret vesh me shqiptarët e këtushëm në atë mënyrë që njëherë e përgjithmonë të fillojë të ndryshojë qasjen e saj ndaj problemit të shqiptarëve,të varos paragjykimet ndaj nesh,të respektojë kontributin e kësaj populate për egzistimin e deritanishëm të institucionit ,shtet,së paku në hartën gjeografike I quajtur Maqedoni dhe të na konsiderojë si popull I cili mund të kontribojë dhe ti ndihmojë që së paku të jetë ,të egzistojë.Përndryshe nëse ndodh që edhe ne ia kthejmë shpinën,kjo province do të ngel si ‘’Hajdari I ndrum”.

 

Shpërndaje artikullin:
  • Print
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Add to favorites
  • PDF
  • Twitter

KOMENTO ARTIKULLIN




Modifikimet e Fundit

MULLA HAXHI ZEKA (1832-1902) Myderriz

Një ditë, Hoxha i tij publikisht kishte thanë:

”Kur të rritet ky djal ka me ba namin

Shtatë kralat kanë me ja ni zanin…”

Mësimet e larta i kreu në Medresën e Madhe të Gjakovës, e cila i ka dhënë dritë krejt Kosovës… Mulla Haxhi Zeka, përveç që kreu studimet në Gjakovë, aty u martue me Rukijen, të bijën e familjes së njohur Canhasi të Gjakovë dhe më vonë shkoi në Pejë për të punuar, me atë njohuri që Në fillim ka shërbye si hoxhë, imam, mësues, në administratën lokale si nëpunës dhe sekretar i pronës së familjes shumë të pasur, Sheremeti të Pejës, por që janë me prejardhje nga katundi Sheremetaj i Gjakovës… Të gjitha këto shërbime edhe pse kanë rëndësi, por nuk kanë aq rëndësi sa ka shërbimi i tij që bëri për Kosovë, për Shqipni…! Mulla Haxhi Zeka, edhe pse ishte Myderriz, Mulla, Hoxhë, Haxhi, ky burrë trim malsorë, luftoi me pushkë n’dorë, për liri, për Shqipni…

Ka qenë jo vetëm pjesëmarrës, por ndër udhëheqësit kryesor në dy besëlidhjet shqiptare, të cilat e zgjuan vetëdijen kombëtare, siç ishin “Lidhja e Prizrenit” (1878-1881) dhe “Lidhja e Pejës” (Besa-Besë” (1899)… Për këto ngjarje madhështore, përveç dëshmive historike, ka edhe shumë këngë, vargje, poezi, ku përmendet Haxhi Zeka, Poeti kombëtar, At Gjergj Fishta, vetë prift katolik, françeskan, por për këtë hoxhë, që luftoi vatan, për bashkim, për liri, për Shqipni, ndër të tjera, shkruen në këte poezi:

Dil e piqu n’Haxhi Zekën Grish Kosovën,

bashko Rekën Lsho kushtrimin n’Toskë e Gegë

Mblidhu tok si kokrrat n’sheg…”

Ndërsa në një këngë popullore me titull: NA KTI VENI DUHET M’I DALË ZOT (Kushtuar Myderriz Mulla Haxhi Zekës),

Këndohet, shkruhet e thuhet:

N’grykë t’Pejës, more,

u dhez rrfeja Shqiptarisë

more, j

u forcue beteja.

N’kam na u çue,

o vëllazën,

Haxhi Zeka,

Nisi fjalë, more,

shqiptarë po u man: -

Ngoni knena, o vllazën shqiptarë,

N’kit ven juve o qi u kam marrë,

N’kit ven juve o qi u kam thirrë;

Fjalë me dhanun,

besa-Besëb me lidhë.

Për me lidh-o ni Besë të Zotit,

M’i dal n’ball, more,

o anmikut t’sodit si n’kohën e Gjergj Kastriotit.

Na kti veni duhet m’i dalë zot;

Dy syt,

more,

ju mbushën me lot.

Atëherë Isa koka çue n’kam: -

Ngo mor Zekë,

unë çka po t’tham,

I madh e i vogël,

tanë n’kam m’u çue,

Për tokë tonë kena me liftue,

Me derdh’ gjakun,

more,

bash si prrue!

Kem m’u kallë tan’,

more,

si cigare

s’kem me lanë anmik n’tokë shqiptare!

Fort u gzue,

more,

trimi Haxhi Zekë Nxuerr alltin,

more,

paj qiti përpjetë: -

Ktu koftë lidhë, 

more vllazën 

Besa-Besa.

E na u nisën trimat,

more,

çeta-çeta,

shkon t’u pri,

more, trim-o Haxhi Zeka.

Haxhi Zeka o ni zog shqiptari 

O për Kosove n’luftë ma i pari.

Për veprimtarinë e tij për bashkim, për liri, për një Shqipni, Mulla Haxhi Zeka u arrestue dhe për disa vjet në Stamboll u internue, por edhe pas lirimit prej internimit nuk u qetësue, nuk u rehatue, ai vazhdoi me luftue, deri në Mal të Zi, për Plavë e për Gusi… Haxhi Zeka, përveç se ishte dijetar, atdhetar, luftëtar, ishte humanist, bamirës, besimtar…Si besimtar, ka vizituar Qabenë, vendet shenjt Mekkën dhe Medinën, në Arabi, ku e fitoi edhe titullin Haxhi. Me titullin Haxhi, emri i tij hyri në histori… Me 16 shkurt 1902, në Pejë, Mulla Haxhi Zeka u vra nga dora e gjakatarit, Adem Zajmi, kapiten i xhandarmerisë, që thonë se ishte argat i Sërbisë… ja edhe fotoja

 

Featuring Recent Posts Wordpress Widget development by YD