ME PROCESE TË MYKURA PRO-FASHISTE, KUNDËRSHQIPTARE NUK THYHET KURRË, ALBIN SHQIPËRIA!
Modifikimi i fundit në Monday, 15 February 2010 03:26 Publikuar nga admin Monday, 15 February 2010 03:25
I nderuar vëlla ideali, Albin!
Urojmë të jesh mirë me shëndet dhe të kemi suksese në rrugën tonë të lirisë dhe të drejtësisë shqiptare!Përsëritja e rigjykimit tuaj nga kolonizatorët e rinj neve vëllezërve të idealeve në mërgim, ka krijuar revolta të arsyeshme.E themi këtë, sepse asaj Kosove të Shqipërisë Etnike, hallemadhe po i del në mbrojtje si flakadan lirie, Prometheu i Ri shqiptar, me idealistët e tij, me Lëvizjen Vetëvendosje.
Asaj Shqipërie Etnike po i mbeten besnikë e besnike vetëm ata/ato, që sot o kurrë duhet të bashkohen si një trup i vetëm në mbrojtjen e të drejtave kombëtare të të gjitha trojeve të kolonizuara e të pushtuara nga pushtuesit sllavë e të tjerë që sunduan e po sundojnë me mashtrime e dhunë.
- Nuk po i mbeten besnikë, vetëm ata që po përpiqen të mbajnë gjallë dhe ta forcojnë më tej aparteidin në Kosovë, Tetovë, Preshevë e deri në Çamëri.
Pushtetarët e pangopur të të gjitha trojeve etnike shqiptare po ia bëjnë me të pabesë kësaj Shqipërie të copëtuar e të ricopëtuar; – këta shkretanë të ashtuquajtur “politikanë” nuk po ngopen me pasuri e pushtet; – pa shtet të ribashkuar shqiptar – që po i shpie kë më shumë e kë më pak në tradhti, turpe e krime!
Në kohën, kur si papagajtë po zhurmojnë për pavarësi, pikërisht këto ditë iu pëlcasin balonat në duar me gjykimin tënd në Prishtinë, dhe me debatet për “përpjekjet” e diplomatëve të huaj për të stabilizuar gjendjen elektorale në Tiranë.
- Pra, hapja e kutive të “Pandorës” në Tiranë u bë sinonim tragjikomedie politike, i këtij fillim-viti…
- Jemi dëshmitarë, që përditë e më qartë edhe “”bufët” e netëve dimërore po e shohin se të huajt janë bërë zotër shtëpie në vatrat tona, ata, të huaj “aleatë” që po maten të të dënojnë Ty përsëri -sepse, si duket u paska mbetur meraku dhe qenkan hatëruar që një “rebel “ të pathyeshëm dhe të papajtueshëm me të këqijat që ata po ia sjellin kësaj toke, e këtij deti e qielli shqiptar; si Ty , – pak të paska dënuar Serbia fashiste e S. Millosheviqit.
Duke bërë këtë ata dinakë të paskrupuj, nuk na habisin aspak, por habitë fakti, që në këtë valle turpi “shirikolla”, kanë hyrë edhe pushtetarët e gjorë shqipfolës, nga Prishtina deri në Tiranë, nga Shkupi Ulqini e Presheva; të cilët po e hanë bukën me frikë, po heshtin si qyqarët, si mumiet, kur asnjëri nga këta shkretanë të majmur nga kafshatat e huaja nuk mori guxim të reagojë fuqishëm kundër këtij vendimi kundërnjerëzor dhe kundërshqiptar.
Këtë pabesi me heshtje, dikur këta hiqër e kanë bërë dhe ndaj ideologut të madh të çështjes shqiptare, Ukshin Hotit. Mirëpo, o vëlla i dashur, pavarësisht nga kjo verbëri e tyre, Ty nuk je vetëm! Me Ty dhe me përkrahësit tuaj, janë njerëzit përparimtarë, kudo në trojet tona.
Shembull më të mirë nuk ka për këtë, se reagimet e intelektualëve shqiptarë dhe nënshkrimet e qindra mijëra shqiptarëve në atdhe dhe kudo që jetojnë nëpër botë.
Megjithatë, kujtojmë, që as këto reagime as nënshkrime nuk janë ato që e çojnë përpara çështjen tonë të së drejtës për VETËVENDOSJE dhe për lirimin tuaj dhe të demonstruesve të L.V. nga akuzat cinike gjakpirëse të pushtetarëve të huaj: UNMIK-EULEX-it, që po kalërojnë lirshëm si në livadh të shkretë.
Vetëm organizimi i pandërprerë i protestave, demonstratave, mosdëgjueshmëria qytetare, i popullit të shumëvuajtur shqiptar, si fillim -betejash të reja drejt lirisë do të ndikojnë që mbikëqyrësit e “pavarësisë” së Kosovës dhe shfrytëzuesit e pacipë të saj, do të binden herët apo vonë, se nuk mund të luajnë aq lehtë me fatet e një kombi.
Historia e popujve të shtypur njeh dinosaurë, gjakpirës e devijatorë që ia kanë bërë jetën ferr popullit fukara; por, njëkohësisht kjo histori i njeh edhe ideologët e saj që ua kanë sjellë fundin si mos më keq, këtyre injorantëve të pamëshirë!
Për t´u arritur kjo objektivë si VETËVENDOSJA e drejtë njerëzore dhe kombëtare, që do të shpinte drejt fitoreve madhështore si ajo e ribashkimit dhe e përparimit gjithëkombëtar, – jemi të vetëdijshëm se kërkohet vendosmëri, dhe bashkim zemrash, dhe forcash rinore dhe gjithëpopullore.
Urojmë, që kjo të arrihet sa më parë dhe dita e shumëpritur e fitoreve shekullore të bie me rrezet diellore mbi Shqipërinë Etnike.
Qëndresë në përpjekjet tona, përballë manipuluesve të lirisë!
Mjerë ata që e presin gjykimin nga populli i tyre, sepse të na i gjykojnë e dënojnë të huajt grabitqarë dhe kolonialistë me diplomaci politike të trashë e të stërholluar; – atdhetarët shqiptarë janë të kalitur dhe të mësuar.
Për këtë nuk ka iu ka munguar kurrë Qëndresa, por janë hedhur përsëri llogoreve të betejave çlirimtare me besa-besë!
Me respekt vëllazëror!
Fadil SHYTI – Xhemil ZEQIRI
Suedi-Danimarkë, 13.02.2010











