Vazhdon presioni politik mbi Anamoravën dhe Kosovën

Xhevat Bislimi-Projekti djallëzor për copëtimin e Anamoravës dhe të Kosovës së mbetur nga kafshimet e mëhershme, duke krijuar “komuna” të pastërta serbe, nisi në emër të decentralizimit dhe të ofrimit të shërbimeve te qytetarët. Flamurin për zbatimin e këtij projekti fillimisht e mori dhe e tundte fort, Lutfi Haziri, nga një fshat i Gjilanit. Ideja për hartimin e këtij projekti me formë, përmbajtje dhe qëllime thellësisht kundërshqiptare kishte lindur në qarqe të disponuara armiqësisht ndaj Kosovës dhe çështjes shqiptare. Formën dhe përmbajtjen përfundimtare, që ka edhe sot, e mori në Beograd, në Kuvendin e Serbisë. Pa ndonjë ndryshim përmbajtësor u përfshi në planin e Atisarit – Kushtetutën e Kosovës.

Mirëpo, për zbatimin e tij të plotë dhe pa vështirësi, sipas Beogradit dhe disa qarqeve ndërkombëtare të imponuara në Kosovë, nuk do të duhej të fitonte Partia Demokratike e Kosovës, sidomos në Anamoravë. Reagimet e këtyre qarqeve pas fitores së PDK-së në Viti dhe Gjilan vërtetojnë dyshimin se për Anamoravën ishin hartuar politika të caktuara që për synim përfundimtar kishin dobësimin e elementit shqiptar në Anamoravë dhe fuqizimin e elementit sllav, serb. Humbja e PDK-së në Dardanë dhe Artanë nuk ishte e mjaftueshme, nuk i kënaqi hartuesit e politikave antishqiptare. Fitorja e PDK-së në Viti dhe Gjilan shkaktoi hidhërim, dëshprim dhe revoltë të paparë te këto qarqe. Se sa e madhe ishte pakënaqësia e këtyre qarqeve u pa edhe nga reagimet dhe deklaratat e tyre pa kripë dhe pa takt. Dikush harroi se ishte diplomat dhe kërkoi hapur (duke e parë veten mbi ligjin dhe mbi Kosovën) të përsëriten votimet në Gjilan, sepse atje duhej të humbiste PDK-ja! Këto qarqe ushtruan dhe po ushtrojnë presion më shumë të fshehur, por edhe të hapur për anulimin e votimeve dhe përsëritjen e tyre në Gjilan. Rinumrimi i votimeve në këtë Komunë dëshmoi në sytë dhe praninë e vëshguesëve vendorë e ndërkombëtarë rregullësinë e procesit të votimit dhe fitoren bindëse të PDK-së në këtë Komunë. Por, ata që kishin hartuar projektet dhe planet për zhbërjen ose transformimin e qenësisë shqiptare të Kosovës nuk mund të pajtoheshin me humbjen e radhës. Sipas tyre, Kosova mund të jetë çkado tjetër vetëm shqiptare jo!? Për ta realizuar këtë projekt të pazbatueshëm, këto qarqe mendojnë se PDK-ja duhet të humb ose të jetë një forcë e parëndësishme në Kosovë. Edhe pse, kjo parti, PDK-ja, tashmë është një forcë politike e moderuar, evropiane dhe moderne, qarqet e përmendura nuk e besojnë. I frikëson e kaluara liridashëse e kësaj partie dhe e njerëzve të saj…

Këto qarqe nuk i brengos fare sundimi i ligjit dhe rendit, luftimi i korrupcionit dhe i krimit të organizuar, zhvillimi ekonomik dhe shoqëror në Kosovë. Jo, jo. Këto qarqe kanë vetëm një brengë: Si t’i zbatojnë politikat e tyre kundërshqiptare në Kosovë! Për zbatimin e këtyre politikave këto qarqe janë të gatshme dhe po bashkëpunojnë ngushtë me bashkëpunëtorët e djeshëm dhe të sotëm të Serbisë, janë të gatshme dhe po e tolerojnë krimin e organizuar dhe korrupcionin, janë të gatshme dhe po mundësojnë shkatërrimin e ekonomisë së Kosovës dhe të pronës së saj, janë të gatshme dhe po bashkëpunojnë ngushtë edhe me Serbinë. Tetë vite UNMIK-u dhe tash EULEX-i ngritën dhe po e mbajnë në këmbë një sistem drejtësie të korruptuar në palcë, një sistem drejtësie me gjyqtarë dhe prokurorë që i shërbyen me besnikëri qeni politikave represive dhe kriminale të Serbisë pushtuese. Me gjyqtarë e prokurorë që kanë shqiptuar qindëra e mijëra vite burgim për rininë dhe popullin shqiptar të Kosovës. Janë po këta gjyqtarë e prokurorë që gjatë këtyre dhjetë viteve vazhdojnë të jenë kontribuesit më të mëdhenj për rritjen e korrupcionit dhe të krimit të organizuar në Kosovë. Gjyqësia sot është streha më e sigurtë e korrupcionit dhe e krimit të organizuar. Madje, edhe fabrika më e madhe e tyre. Shërbim të mirë këtyre politikave dhe planeve po u bëjnë edhe shumë zyrtarë qeveritarë e shtetëror. Mos të flasim për disa media të shkruara dhe elektronike, të cilat, jo vetëm se janë bërë zëdhënëse të këtyre politikave, por shpeshherë bëhen edhe avangardë e tyre…

Deri dje ishte vetëm UNMIK-u, sot është edhe EULEX-i sponzoruesi dhe garancia më e madhe për mbajtjen e statusquos në Veri të Kosovës. Mbetja e Veriut nën kontrollin e Serbisë i atribuohet këtyre dy “misioneve” që mbajnë emblema të ndryshme, por kanë qëllime të njëjta. Për realizimin e këtyre qëllimeve u duhej dhe u duhet edhe një “Veri” i Kosovës, e kjo është Anamorava. Pengesë për jetësimin e këtyre qëllimeve janë lëvizje, parti, grupe dhe njerëz me të kaluar liridashëse. Pengesë është Albin Kurti, të cilin kur nuk mund ta “vrasin” politikisht, provojnë ta fusin në burg dhe ta dënojnë për krimet që i kanë bërë vetë! Kurrë nuk u shkon mendja t’i dënojnë ata që bënë gjenocid dhe holokaust në Kosovë. Kurrë nuk u shkon ndërmend t’i dënojnë ose largojnë nga jeta politike, mediale dhe publike argatët e tyre, që nuk ishin të pakët në Kosovë, sepse ata u duhen edhe sot! Por, edhe më tej digë e pakapërcyeshme për zbatimin e këtyre qëllimeve ogurzeza është dhe do të mbetet kombi shqiptar në Ballkan e më gjerë. Prandaj, këto misione dhe qendrat e qarqet që qëndrojnë prapa tyre do të duhej të heqin dorë nga këto politika të vjetruara. Të shohin përpara dhe të hapin rrugë edhe për liritë dhe të drejtat kombëtare, politike e demokratike të kombit shqiptar në Ballkan. Populli që nuk e humbi rrugën për mijëra vjet nuk do ta humb as sot, as nesër…

Shpërndaje artikullin:
  • Print
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Add to favorites
  • PDF
  • Twitter

KOMENTO ARTIKULLIN




Modifikimet e Fundit

Pjesëmarrja e shqiptarëve në betejën e Çanakalasë (Turqi)

image
Prof. Dr. Nebi DERVISHI

Më 8 gusht 2010u  mbushën plotë 95 vjet të Betejës së përgjakshme të Çanakalasë në mes ushtrive jo të barabartë në numër dhe armatime, në njërën anë armatat e Antantës (ushtarë anglez, Zelandezë, Australianë etj., e në anën tjetër divizioni 19 i ushtrisë turke i përbërë kryesisht nga shqiptarë të mobilizuar shumica me forcë, të komanduar nga Mustafa Qemali, më 8 gusht 1915.
Për Betejën e Çanakalasë deri tani nuk është shkruar. Përjashtim bënë vetëm: Prof. Dr. Gazmend Shpuza, Dr. Ibrahim Krosi, Nexhip P. Alpari, Naser Selimi, botuar në të përditshmen “Flaka” më 1995, të dhënat e të cilëve pjesërisht i kamë shfrytëzuar në hartimin e këtij punimi.
I takon histografisë shqiptare që në një të ardhme të afërt të studioi rrethanat e kësaj beteje dhe të ngjashme me të, që edhe ajo të zë vendin në pauteorin e ngjarjeve me rëndësi në vitet e Luftës së Parë botërore, ku edhe shqiptarët dhanë kontributin e tyre me pjesëmarrje aktive.
Në fillim të gushtit të këtij viti, me një grup miqsh vizituam qytetin e Çanakalasë në Turqi. Qëllimi i vetëm i kësaj vizite dy ditëshe ishte mbledhja e dëshmive rreth pjesëmarrjes dhe kontributi i shqiptarëve në Betejën e përgjakshme e legjendare të Çanakalasë ( 8 gusht 1915), dhe njëherit të bëjmë homazh bashkëkombëse tanë që ranë në betejë…
Vetura me të cilën udhëtonin, siç dukej atë ditë, sikur nxitonte me tepër se ditëve tjera edhe pse koha ishte mjaft e nxehtë. Pas kalimit të vendeve dhe kufijve të Maqedonisë dhe Bullgarisë me të hyrë në Republikën e Turqisë, qytetin e parë – Edrenenë e kaluam përreth. Duke udhëtuar tutje, arrimë në qytetin Keshan mu në kohën kur një shi veror filloi t’i lagë xhamat e veturës sonë, dhe në një moment filloi të bjerë aq shumë sa që pengonte udhëtimin me makinë. Mirëpo kjo nuk zgjati shumë. Pamjet kureshtare po thuaj, në çdo vendbanim nguliteshin në rrugë treguesit dhe tabelat me emrin e vendbanimeve dhe pritnin sa më shpejt ta shohim atë me emrin Çanakala, që ishte cak i yni i vetëm i këtij udhëtimi.
Pasi vazhduam rrugën për në Çanakala, papritmas në të djathtë të rrugës lexuan tabelën e Qytezës (Ibritepes), vendlindja e të madhit Fan Stilian Nolit. Pasi  arritëm në breg me feribot kaluam ngushticën e Dardanelëve, lundrim ky që nuk zgjati më shumë se një gjysmë ore dhe arritëm në Çanakalanë historike. Pasi zbritëm nga feriboti, me veturën tonë shkuam pas pak në hotelin “ASOJ”, e cila ishte një ndërtesë e rregulluar mirë, e ngritur pranë valëve të ngushticës së Dardanelëve.
Era e lehtë e detit, valët shushuritëse, aroma e drunjve dhe e kripës së detit, posaçërisht e bënin të këndshme mbrëmjen në këtë qytet dhe qëndrimin tonë në hotel.
Pas vendosjes në hotel dhe çlodhjes nga rruga e gjatë, dikur zbritëm në restorantin e tij dhe shijuan darkën e pasur me gjellëra orientale dhe pije të shumta. Pasi darkuam dolëm në shëtitje rrugëve të qytetit të Çanakalasë. Në hotelin “ASOJ” u kthyem në orët të mesnatës.
Të nesërmen (2 gusht) pasi u zgjuam, dolëm në ballkonin e hotelit, pranë valëve të ngushticës së Dardanelëve, e cila është e hollë dhe e gjatë detare, që ndanë Evropën prej Azisë së Vogël, e cila ka një histori mijëvjeçare, e pasur me shumë legjenda dhe mite. Në këtë ngushticë shtrihen gjinjtë dhe brigjet e gadishullit e Gelibolus në anën e Evropës dhe asaj të Peninsulës në pjesën aziatike, nga më të lashtat deri në kohërat më të reja. Këtu gjendet Troja legjendare (Lufta e Trojes rreth 1235-1225 begin_of_the_skype_highlighting              1235-1225      end_of_the_skype_highlighting p.e.s., në mes akejëve helenë dhe Trojanëve dhe aleatëve të saj Paionëve, Dardanëve, etj.), Dardanos, Neandria etj. Për këtë rajon gjostrategjik ndër shekuj u thurën legjenda dhe mite që flasin për një periudhë të vjet gati 3.500 vjeçare.
Këtej kaluan persianët në fund të shek. VI. e fillim të shek. V. p.e.s.. Leka I Madh prej këtu filloi fushatën e tij imperialiste (pushtuese) në vitin 334 p.e.s. në Lindje. Këto vise i pushtuan romakët në shek. II p.e.s., dhe pas ndarjes së Perandorisë Romake në vitin 395 nga perandori Teodosie I, hyri në përbërje të Perandorisë Bizantine. Më vonë në shek. XV në këtë vend ku, Sulltan Mehmeti II themeloi qytetin e Çanakale, ku në vitin 1915 Mustafa Qemali, komandant i divizionit 19 në Armatën Turke arriti një fitore të shkëlqyeshme kundër armatave të Antantës dhe prej këtu filloi karrierën e tij të pasur ushtarake dhe më vonë atë shtetërore, duke pasur sukses të plotë në Betejën e Çanakalasë. Më vonë bëhet edhe reformues më i madh i Turqisë dhe e mori emrin Ataturk (Babai i turqve).
Sot, i gjithë gadishulli i Peninsulës është shëndrruar në Park Kombëtar historik që vizitohet nga vizitorë të shumtë të jashtëm dhe të brendshëm. Posaçërsiht ky Park Kombëtar vizitohet nga bashkështetasit e luftëtarëve që ranë në fushat e tij, të Betejës, nga Zelanda e Re, Australia, Haiti, Franca, Anglia, etj. Në shenjë respekti për luftëtarët e rënë, atyre u është ngritur pllaka përkujtimore. Të afërmit e tyre i vizitojnë këto monumente, iu bëjnë homazhe dhe u shprehin mirënjohje për kujdesin që kanë treguar autoritet e vendit ndaj këtyre monumenteve dhe varrezave. Ky Park Kombëtar historik është tregues i fuqishëm për brezat e reja me porosinë e vetme se luftërat sjellin varre, lot e dhembje dhe prandaj ne nuk duam kurrë më të përsëriten ato kohëra të kaluara.
Sipas planit që kishim hartuar, pasi pimë kafen dhe hëngrëm mëngjesin në hotel, u nisëm për t’i bërë vizitë Trojes legjendare. Rrugës për në këtë vend historik, kolegu Zejnulla Qyra, që  kishte qenë edhe shumë herë në këtë vend, u ndal në Entin Arkeologjik të qytetit, edhe pas disa minutash kishte marrë me vete një arkeologë, i cili do të na tregonte për të kaluarën e Trojes.
Me të arritur në lokalitetin e Trojes, arkeologu ia nisi detaisht të na sqarojë gjurmimet arkeologjike, argumentet dhe historinë e tij. Përmendi shumë fakte rreth kësaj historie: Dardanelet, Kalin e Trojes, Paionët, Dardanët, legjendat e thurura rreth tyre, etj. . Ishte  interesant konstatimi i arkeologut se një numër i madh shkencëtarësh, linguistësh, arkeologësh, antropologësh, historianësh e të tjerë duan të përvetësojnë Trojën, të kaluarën dhe kulturën e saj. Në pyetjen tonë se a thua ekziston ndonjë lokalitet tjetër ku mund të jetë Troja e vërtetë, si ajo hipoteza e një arkeologu meksikan e para disa viteve, që thoshte se Troja gjendet diku në afërsi të Mastanit të B. e H.  arkeologu turk na tha: „Të gjitha argumentet e deritanishme shkojnë në favor të konstatimit se Troja antike është ky lokalitet në të cilën ndodhemi“.Edhe përshkrimi i vendit të Trojës antike në „Ilijadën“ e Homerit i përgjigjen më së shumti këtij vendi.
Në përfundim të kësaj vizite të Trojës antike, u përshëndetëm me disa punëtore në këtë lokalitet dhe morëm rrugën e kthimit për në hotel ku drekuam.
Atë  pasdite, sipas skenarit duhej të vizitonim Muzeun historik dhe Parkun Kombëtar të Çanakalasë.Të dy këto objekte ndodhen në pjesën evropiane të Turqisë, andej duhej që me feribot të udhëtonin gati gjysmë ore.
Në kujtesën tonë beteja e Çanakalasë sa kalonin minutat ajo shtonte kureshtjen për  t‘i  freskuar njohuritë lidhur me të. Ndër vite nëpër dasma dhe ndeje raspodi  popullor thuri këngën shqipe mbi këtë betejë, ku në mes tjerash thotë kështu:
          „Në mes Çanakalasë me plotë shelgje ,
           ka dalur Qemal Pasha ,Ushtrinë e ka mbledhur….“
S’ka pikë dyshimi se është  njëra ndër këngët e shumta me tematik luftarake, dhe për ne shqiptarët shumë e preferuar. Më në fund, ne e kemi një mori këngësh të tilla folklorit dhe të traditës sonë historike.
Në  Muzeun e Betejës së Çanakalasë që është vendosur në breg të detit Egje, na priti në zyrën  e vet, drejtori i tij, i cili në fillim pasi na ofroj kafe e cigare, na dhuroj disa suvenire e prospekte dhe na njoftoj shkurtimisht me Betejën e Çanakalasë.
Fillimin e Luftës së Parë  Botërore, Fuqit e Mëdha e nisën për qëllimet e veta për  t’i zgjeruar kufijtë e tyre apo për pushtimin e tokave të reja. Këtë e bënin si Anglia, Franca, Italia e Rusia, ashtu edhe Gjermania e Austro-Hungaria, ndërkaq Turqia ishte aleate e dy fuqive të fundit (Gjermanisë e A-H).
Fillimi i Luftës së Parë Botërore, Mustafa Qemalin e gjeti atashe ushtarak në Sofijë. Në këtë kohë Turqija si aleate e Gjermanisë e A-H-së, hyri në luftë më 2 shtator 1914, ndërsa Mustafa Qemali e ndiqte  situatën me vëmendje ngjarjet e luftës në fronte të ndryshme. Pikërisht për këtë Qemali kërkonte me këmbëngulje të merrte pjesë ne luftë, kurse përgjigjja nga Porta e Lartë ishte negative. Kjo e detyroi Mustafa Qemalin që të bëjë kërkesë me ndërhyrjen e shokëve ne Ministrinë e Luftës për të plotësuar dëshirën. Më në fund e emëruan në Shtabin e Divizionit të 19 të sapoformuar të Armatës turke e stacionuar në TEKIRDAJ, në Rumelinë Lindore .
Lajmin Mustafa Qemali e mori më 2.2.1915 dhe brenda një kohe të shkurtër u kthye në një divizion me një forcë që do të ishte goditëse dhe do të luante rol të dorës së parë në Çanakale, i përbërë kryesisht nga shqiptarë të mobilizuar me forcë, që kishin migruar në Turqi pas Luftës së Parë Ballkanike 1912/13, të cilën do ta sulmonin ushtria e Antantës (angles, francez, australianëve, zelandeze e re, haitiane etj) në agimin e 25 prillit te vitit 1915, e pozicionuar me 16 divizione në grykën e Dardanelëve.
Mustafa Qemalit i’u besua Devizioni 19 i Armatës turke për të komanduar, që u vendos në pjesën Jugore  të siujdhesës së Galipolit nga dëshironte të hynte në Galipol. Krerët e Xhonturqve në Stamboll, dëshironin ta hiqnin nga një detyrë Mustafa Qemalin, sepse ky vend kishte pozitë tepër të rëndësishme gjeografike e ushtarake. Por ky qëndrim i turqve të ri hasi në kundërshtim nga ushtarët, të cilët njëzëri thanë „JO“ – sepse Komandanti i tyre ishte i shkëlqyer dhe trim. Nga ky përcaktim, turqit e rinj u detyruan të tërhiqen sepse ishin të gabuar në qëndrimet. Mustafa Qemali që ishte i prirur për luftë dhe njohës i mirë i atyre vendeve, nuk ia ndante syt asaj ngushtice që ishte e gjatë dhe e gjerë, dhe përfshinte tokat e Rumelisë perëndimore dhe shkonte paralelisht me bregdetin e Anadolisë. Para syve të Qemalit shihej qyteti i bukur i Çanakalasë, dhe në Jug të saj shtriheshin rrënojat e Trojës së famshme, vend po ashtu strategjik, vend ky ku armiqtë(trupat e Antantës) mund të vendoseshin aty dhe nuk vonon shumë komanda e ushtrive të Antantës nisin zbarkimin e trupave të tyre dhe po ecnin në thellësi dhe sa për të ç‘orientuar turqit u vendosen në Anaburun dhe në Çanuk Belin, me qëllimin që të mos dinin destinacionin kryesor të tyre. Për këtë  ushtrisë turke, do të jep urdhër të tre divizioneve turke të mos hynë në luftë pa mos vendosur ai, përball 16 divizioneve të Antantës. Nga ana tjetër Mustafa Qemali, duke qënë një strateg ushtarak, shumë më i shkathët se gjenerali gjerman Liman Fon, gjykohej se goditja kryesore e ushtrive të Antantës do ta përqëndroji në Çanak Belin, dhe papritur i futi forcat e veta në betejë ; beteja qe e tmerrshme dhe shumë e përgjakshme gjatë tërë natës , deri në mëngjesin e ditës tjetër , kur forcat e Antantës i detyroi të kthehen në pozicionet fillestare.
Kjo fitore në këtë betejë e inkurajoi Mustafa Qemalin i cili edhe vetë u bind se ka vepruar drejt. Nga kjo humbje e madhe e Antantës, ato bënë përpjekje dhe u përgatiten për një sulm të ri. Nga ana tjetër ushtria turke, nën komandën e Mustafa Qemalit po merrte guxim më të madh, duke parë gjithmonë fitoren sa më të afërt dhe simpatia ndaj tij sa vinte e shtohej nga ushtarët e tij.
Antanta duke humbur në këtë luftë filloi një organizim të ri për një luftë dhe fitore, kështu që më 7 gusht të vitit 1915, komanda e ushtrisë aleate vendosën pa humbur kohë që të pushtoj Galipolin, e menjëherë edhe vetë Stambollin dhe vendet tjera strategjike. Për këto kishte njohuri edhe Mustafa Qemali, i cili pa humbur kohë ndërmerr masat për të forcuar pozicionet. Të dy palët kundërshtarë kishin një objektiv të përbashkët, dhe atë, për  të zotëruar dy pozicionet kryesore , pra dy fshatrat që kishin një emër Anafarta, sepse kush arrinte qe ti merrte këto dy vende strategjike e kishte të sigurt fatin e fitores së luftës në vazhdim. Komanda e ushtrisë së Antantës i freskonte dhe i forconte trupat e veta, duke sjellë forca të reja dhe të freskuara , e sidomos material luftëtarëve përmes rrugës detare me anijet e tyre.
Armata turke e dislokuar në këtë rajon nuk mund të lëvizte nga istikamet e veta,sepse armikun me mortaja pandërprerë gjuante me predha pozicionet. Mustafa Qemali i kishte urdhëruar ushtarët turk të mos dilnin nga istikamet për të ndërmarrë ndonjë sulm eventual. Nga ana tjetër ai, personalisht shkonte nga istikami në istikam, për të koordinuar me oficerët e ushtarët si dhe për të ngritur moralin e tyre me fjalët :“Ne luftojmë për vatan , për prindërit, për fëmijët dhe për vëllezërit tonë, dhe se lufta jonë është ë drejtë dhe zoti me na ndihmu, ndërsa armiqtë as zoti nuk i do, sepse ato luftojnë në një tokë të huaj.Ato nuk kanë moral lufte.Ushtarët e tyre janë mobilizuar me dhunë, pa dëshirën e tyre dhe se fitorja është qintë për qintë e jona. Pra unë do të nis i pari sulmin. Në momentin kur unë do të shkrepi me pistolet, ju të gjithë sikur me qenë një trup i vetëm do të hidheni në pozicione e armikut“. Dhe nuk vënoji shumë. Mustafa Qemali del nga istikamet dhe pasi bën disa hapa përpara nxjerrë pistoletën dhe gjuan në ajr dhe në të njejtën kohë bërtet  me të madhe : „Përpara pas meje“. Të gjithë ushtarët dhe epronët e tyre nisën drejt armikut, të cilët u frikësuan aq tepër dhe pa fumbur kohë nisën të tërhiqën në panik pa urdhër. Një javë pas humbjes së Çanak Bair, zoti Jan Hamilton (Komandant i armatës së Antantës në Galipol) ishte lidhur me Kitçener, ministrin e Luftës, duke lajmëruar dështimin e tij në Dardanele. Jo vetëm që turqit tani ishin superior nga numri dhe nga rezervat, por ato kishin fituar epërsinë morale ndaj trupave të rinj. Ndërsa befasia tani do të mungonte, ai do të kishte nevojë për nja 100 mijë ushtarë të tjerë për të rifilluar sulmin. “Ne jemi ngritur kundër Armatës Kryesore turke” përfundoi ai, “që po lufton me trimëri dhe  është e komanduar mirë”.
Në betejat për Galipolin Mustava Qemali në mënyrë të përkryer kishte shfrytëzuar befasinë, terrenin dhe njohjen e ushtarit turk. Vite më vonë, për këto luftëra një historian zyrtar britanik shkruante: “Rrallë në histori mund të ketë ndodhur që forcat ushtarake të një divizioni të vetëm të kenë ushtruar, në tre raste të ndara, kaq thellë një ndikimi jo më në rrjedhën e një beteje por, ndoshta në fatin e një fushate dhe madje edhe në fatin e një kombi”. Në këtë mënyrë pas luftërave të pandërprera, në 19 dhjetor 1915 forcat e Antantës u larguan tërësisht prej Çanakalasë duke humbur rreth 253.000 ushtarë.
Drejtori i Muzeut na njoftoi shkurtimisht me Betejën Çanakalesë, në të cilën gjetën vdekjen ose janë vrarë afro 500 mijë njerëz .  Ai në vazhdim shtoi se është kryer një punë e madhe me formimin e Muzeut sepse këtu janë mbledhur dhe ruhen fakte për këtë betejë me qëllimin që ti respektojmë dëshmorët dhe të gjithë ata që luftuan aty, njëkohësisht  të bëjmë me dije njerëzimit se çfarë  pasojash tragjike sjellin luftërat, të cilët dëshiroi ai, kurrë të mos përsëriten. Gjatë gjithë asaj pasdite që na shoqëronte na njoftoi detajisht lidhur me Betejën e lavdishme të Çanakalasë. Duke ecur aleve të varrezave të ushtarëve të rënë, përndryshe jashtëzakonisht të rregulluara dhe të mirëmbajtura, shpesh në gurët  e tyre lexonin edhe emrat e qyteteve: Manastir, Ishyp, Ipek, Prizren , Ohri, Vlorë , Elbasan, Kumanova, Presheva, Gjakova etj. Duhet theksuar edhe një fakt i rrallë: gati të gjithë shqiptarët e rënë në këtë betejë kanë qenë të moshës shumë të re. Nuk mund që të mos pyetemi në vete se si u gjetën një numër i madh shqiptarësh në këtë betejë, duke pasur parasysh faktin se ajo u zhvillua në vitet 1915, kur Turqia tanimë pothuajse ishte tërhequr nga Ballkani,pas Luftës së Parë Ballkanike. Përgjigjen e gjejmë në vargjet e Çajupit:
„O shqiptarë të gjorë, ç‘ju ka marrë koha erë, Derdhim gjakun për të tjerë “
Pastaj tërheqja e paraleleve historike me pjesëmarrjen masive të shqiptarëve, në luftërat të udhëhequra nga Pjeter Bogdani, ne Luftën e Kosovës, atë për themelimin e shtetit grek me në krye Marko Boçari etj.
E gjithë kjo që nuk mund të na lejoj indiferentë, flet se historia dhe kultura jonë sa është e pasur dhe e lavdishme aq është edhe e dhimbshme dhe tragjike.
Duke pasur vëmendjen ashtu te mbishkrimet e varreve, në një moment me zë të ulët i them cicerones, se nga një numër i madh të rënë në këtë betejë kemi të drejtë të themi, se ajo është edhe e jona, kurse ciceronia, duke pohuar me kokë se kanë të drejtë dhe shtoi se edhe vetë Ataturku e ka verifikuar pjesëmarrjen e popullit shqiptar në këtë betejë.
Është për të theksuar se varrezat, pothuaj pushonin në lloj lloj lulesh, ku dominojnë karafilat e kuq. Kolonat e gjata të vizitorëve bëjnë homazhe ushtarëve të rënë të Aleancës të Antantës dhe te atyre të vendit. Kjo padyshim e prish qetësinë e amshueshme të atij lokaliteti dhe krijon një gjallëri nga vizitorët e të gjithë vendeve të botës, pëshpëritjet, komentimet, fotografimet etj.
Në mënyrë të veçantë na bën përshtypje portreti i derdhur në bronze i një ushtari turk, po i ndihmon ushtarit kundërshtar të plagosur, për t’ia shpëtuar jetën.  Kjo te përkujton ndjenjën humane se edhe në çastet ku je ballafaquar me armikun duhet të sillet si njeri.
Pasi përfunduan vizitën në Parkun Kombëtar dhe në Muzeun në orët e vona të natës e morën rrugën e kthimit, të mbushur plot emocione për këtë betejë, të ndodhur 95 vjet më parë.
Ky reportazh-punim është një homazh modest për të gjithë ato shqiptarë që u mobilizuan shumica me forcë dhe ranë në fushë të nderit në Betejën e Çanakalasë, që bënin pjesë në divizionin 19 të Armatës Turke që komandohej nga Mustafa Qemali, me rastin e 95 vjetorit të kësaj Beteje!

Featuring Recent Posts Wordpress Widget development by YD