REAGIM NDAJ DEBATIT “TË EKSPERTËVE” PËR MËSIMIN E MAQEDONISHTES

Larg duar nga eksperimentet me fëmijët shqiptar!

Debati lidhur me mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë për fëmijët e etnive të tjera mobilizoi qarqet “shkencore” të Maqedonisë të udhëhequr nga patronët e ministrit të arsimit, si dikur iniciativa e ngjashme e Millosheviqit që pat mobilizuar qarqet “shkencore” të Serbisë.

Ata që shtiren se kanë harruar dhe për ata që nuk kanë pasur moshën apo mundësinë për të ndjekur zhvillimet në Serbinë diktatoriale, po u rikujtojmë se në kohën kur Millosheviqi përpiqej të impononte mësimin e gjuhës serbe nga klasa e parë e arsimit fillor, dolën në skenë “shkencëtarë” që në mënyrë “shkencore” argumentonin se kjo mund të sjellë vetëm zhvillimin intelektual të fëmijëve.

Madje, “shkencëtarët“ e llojit të komanduar nga politika dolën me konstatimet se “alfabeti cirilik është alfabeti që më së paku i lodhë dhe i dëmton sytë! Ndërsa alfabeti latin është shumë i dëmshëm për të pamurit!” Zbulim shkencor se jo mahi!

Me këto “zbulime të mëdha shkencore” që dëshmojnë për miopinë e tyre politike ata tentuan t’u imponojnë edhe kroatëve, edhe sllovenëve madje edhe shqiptarëve përdorimin e alfabetit cirilik “për të mirën e syve të fëmijëve tanë”!

Maqedonia për pesë dekada rresht të bashkëjetesës komuniste ka qenë laborator i eksperimentimit të praktikave që synojnë etnocidin. Dështimet që qarqet antishqiptare të Beogradit përjetuan në Kosovë tentojnë t’i vënë përsëri në zbatim në Maqedoni.

Përmes satelitëve të vet në Shkup (dhe më gjerë) miratuan ligjin “në interes të fëmijëve tanë” që të mësohet gjuha maqedonishte nga klasa e parë fillore! Madje, alamet profesor të Universitetit dhe “ekspertë” të llojit Pandev, Stefanovski etj, nxorën konkluzione se për deri sa në shekullin e XX na paskan qenë mësuar nga 4-5 gjuhë, pse të mos mundet të mësohet edhe sot në shekullin XXI, kur metodika e mësimit të gjuhëve është “shumë e zhvilluar”.

U drejtohemi bashkëmendimtarëve të këtyre “ekspertëve” që këto “metodika”, të cilat nuk paskan asgjë të keqe,  t’i eksperimentojnë me fëmijët maqedonas, duke u imponuar mësimin e gjuhës shqipe nga klasa e parë fillore.

Pas disa viteve do të bëjmë bilancin e rezultateve. Nëse rezultatet do të jenë pozitive do të mbështesim që edhe fëmijët tanë të mësojnë maqedonishten. Në të kundërtën u themi larg duar nga eksperimentet me fëmijët shqiptar!

Bashkimit Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

Kryetar

16 shkurt, 2010

Shpërndaje artikullin:
  • Print
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • email
  • Live
  • MySpace
  • Add to favorites
  • PDF
  • Twitter

KOMENTO ARTIKULLIN




Modifikimet e Fundit

Ngritja e flamurit shqiptar në Shipkovicë!

Demonstratave të Tetovës, që shpërthyen me 23 dhjetor të vitit 1968 u paraprinë disa ngjarje që ndodhën në Kosovë, por në fakt ishte ky një shpërthim i mllefit të akumuluar te shqiptarët për një kohë më të gjatë, për shkak të trysnisë së pushtetit Jugosllav, i cili edhe pse në mënyrë verbale garantonte barazi për të gjithë qytetarët e vet, në praktikë shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë e të tretë ishin të shtypur në çdo segment të jetës.Gjyqi i Qarkut për padi publike në Shkup: vendos Në bazë të nenit 117 pika 1 në lidhje me nenin 100 dhe 101 të ligjit penal të ngrejë aktpadi kundër:

1. Memetriza Murtezanit (Gega), Tetovë arsimtar i dënuar me 7 vjet burg të rëndë

2. Faik Mustafait Tetovë, student i dënuar me 5 vjet

3. Abdulselam Selamit, Tetovë mësues i dënuar me 1 vjet e 6 muaj

4. Ramadan Sinanit, Tetovë student I dënuar me 2 vjet

5. Femi Rufatit, Tetovë student idenuar me 2 vjet

6. Abdulmenaf Rustemit, Tearcë student i dënuar me 2 vjet

7. Isnixhevat Useinit, Tetovë arsimtar me 5 muaj burg

8. Xhemail Mustafait, Tetovë i dënuar me 5 muaj burg

9. Agim Xhaferit, Tetovë student i dënuar me 3 muaj burg

10. Arben Xhaferit, Tetovë student i dënuar me 3 muaj burg

11. Isniqemal Sherifit, Shipkovicë arsimtar i dënuar me 2 vjet burg

12. Refik Muratit, Shipkovicë murator i dënuar me 2 vjet burg

13. Nexhmedin Nezirit, Shipkovicë mësues i dënuar me 2 vjet burg

14. Agim Tjekës, Gjakovë student i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg

15. Ibrahim Rudit, Gjakovë student i dënuar me 3 vjet burg

Se të akuzuarit prej 1-15 vjet akuzohen për vepër penale,të ndikuar nga nacional-shovinizmi shqiptar dhe armiqësi të disponuar kundër rregullimit shoqëror në RSFJ dhe kundër vëllazërim-bashkimit të popujve në Jugosllavi. Kah fundi i vitit 1967 dhe në l968 në shumë mbledhje të mbajtura në banesën e Ramadan Sinanit, Faik Mustafa dhe dëshmitarit V.L kanë shpalosur platformën për veprimtari armiqësore kundër RSFJ dhe RS të Maqedonisë, gjoja se shqiptarët nuk gëzonin as të drejtat elementare në Maqedoni dhe se Maqedonia Perëndimore dhe Kosova historikisht i takojnë Shqipërisë.

Kjo duhet t’i sqarohet çdo shqiptari me qëllim që të nxis nacionalizmin te shqiptarët dhe në veçanti te arsimtarët dhe hoxhallarët, me qëllim që të shfrytëzohet ndikimi i tyre te popullata shqiptare, që të nxitet urrejtja ndaj Maqedonasve përmes demonstratave dhe sulmeve ndaj pushtetit vetëqeverisës të Jugosllavisë, duke e quajtur qeverisje fashiste. Kështu shqiptarët në këtë mënyrë duhet të përgatiten për një luftë të armatosur, qëllimi i së cilës do të ishte shkëputja e Tetovës, Gostivarit, Dibrës, Kërçova dhe Struga prej Maqedonisë dhe do t’i bashkohej të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”. Këtë platformë të akuzuarit e kanë pranuar dhe nga kjo kanë formua një grup kundërpopullor dhe kanë bërë veprime kundër ligjeve,kundër popullit dhe shtetit nga neni 100 dhe 101 pika 1 e ligjit.

Penal me qëllim dhe forcë dhe rrugë kundërkushtetuse Maqedonia perëndimore t’i takojë Kosovës dhe së bashku me te Shqipërisë.

Mbështetur në veprat e lartpërmendura të akuzuarit kanë shkelur ligjin (vepër penale) Organizim kundër popullit dhe shtetit nga neni ll7 pikat në lidhje me nenin 100 dhe 101 I ligjit penal.

Në këtë rast prokurori publik i propozon gjyqit të qarkut në Shkup, mbështetur në ligjin penal, të paraqes, të caktojë dhe të mbajë një shqyrtim gjyqësor publik, në të cilën do të jenë të thirrur, përpos të akuzuarve edhe 57 dëshmitarë, që të gjithë shqiptarë, të cilët sot janë njerëz me funksione të larta: si politikan, profesor e arsimtar, drejtor, nëpunës publik etj, dhe dy dëshmitarë të nacionalitetit maqedonas: Stanojevski Gjorgji dhe Sokollovski Vasko nga Tetova banues ne rr.Boris Kidric, si dhe shpalosjen e letrave që janë këmbyer në mesin e të akuzuarve dhe dëshmitarëve që në atë kohë kanë kaluar pa therë në këmbë. Nga 15-të të akuzuarit që u dënuan në demonstratat e 1968 me 2-3 vjet burg të rëndë,tre ishin nga Shipkovica Isdtniqemal Sherifi I lindur 15.02.1945, Refik Murati i lindur 10.06.1944 dhe Nexhbedin Neziri lindur 25.12.1935.

Nexhbedin Neziri në deklaratën e parë jo vetëm që nuk akuzon asnjë nga shokët ,por thotë se për tërë veprimtarinë që kam bërë do përgjigjem. Ai deklaron:,, Dëshira e ime ka qenë që me çdo kusht ta gjej një flamur kombëtar,ende para se të lejohej përdorimi,ta vendosja për festa, e kjo duhet të kuptohet si ndjenjë nacionale e imja. Në përgjithësi mund të them se ne të gjithë njihemi mes vete, por absolutisht nuk jemi të kënaqur për të drejtat e shqiptarëve. Unë më parë nuk kam qenë nacionalist,por situata ne Kosovë dhe e gjithë ajo që shkruhej nëpër gazeta pas Plenumit të katër ka ndikuar në disponimin tim. Thënë më saktë ne kemi besim të plotë ndaj njëri tjetrit. Flamurin kombëtar ma ka siguruar Faik Mustafa nga Prishtina. Ndjenjat dhe dëshira ime e madhe më bindin mua dhe juve se jam njeri që e do kombin e vet, edhe pse jam në pranga, përsëri jam i gatshëm të luftoj për vendosjen e flamurit. Megjithatë atëherë nuk ishte i lejuar përdorimi i flamurit, por nga dëshira e madhe mendoja se ngritja e flamurit do të ishte shumë madhështore.

Me 29 Nëntor është festa e RSFJ-së dhe unë si drejtor i shkollës në Shipkovicë e kam ngrit flamurin kombëtar. Ngritjen nuk e kam bërë në bazë të rregullave paraprakisht të dhëna sepse e kam ngritë vetëm flamurin e kombi shqiptar.

Të dhënat janë marrë nga dosja personale e Nexhbedin Beqir Neziri me Nr:23848 RSVR SRM.

Featuring Recent Posts Wordpress Widget development by YD