



Shengyl Ismaili është një prej aktoreve më të pëlqyera të kinematografisë kosovare. Ajo shquhet për dashurinë ndaj aktrimit të cilën e vërteton më së miri në çdo projekt filmik në të cilin luan.




Duke e shfaqur talentin e saj në tri fushat kryesore të aktrimit: teatër, film dhe televizion, Shengyli ka arritur ta ndërtojë një karrierë të suksesshme në këtë industri.




Aktorja përveç energjisë që e sjell përmes roleve të saj, ajo karakterizohet me të njëjtën natyrë edhe në jetën e përditshme, duke qenë vazhdimisht e angazhuar me aktivitete nga më të ndryshmet. Por a e keni ditur se kush eshte motra e aktores se njohur?
Dikur ishte një nga emrat më të njohur të teatrit, filmit, por edhe projekteve të ndryshme në Kosovë .Sot, e shohim më pak e më rrallë aktoren e afirmuar e shumë të talentuar, Anisa Ismaili, e cila vitet e fundit është e angazhuar në “RTK”, shkruan “Kosovarja”. Anisa dhe Shengjyl jane motra njera me tjetren.