A e keni parë Afërdita Demakun në rolin e valltares?

Këngëtarja e këngës popullore, Afërdita Demaku, ruan një profil mjaftë serioz në skenën tonë muzikore.

Është prej më shumë se 30 vitesh e pranishme dhe qysh moti e ka krijuar emrin dhe popullaritetin e saj.

Këngëtarja së fundi po këndon shumë shpesh përkrah dy fëmijëve të saj, vajzës që këndon prej vitesh dhe djalit që është inkuadruar së fundi në muzikë.

E, Afërditës nuk po i shkon vetëm këndimi, por edhe vallëzimi, madje siç mund ta shihni vallëzon mjaftë bukur.