A e përhapën ahengjet muzikore vírusin? Flet Afrim Muçiqi, ka një porosi për politikanët!

Gjendja pandemike në vend vazhdon të mbetet e rëndë.

Dita e diel përfundoi me 36 vdekje brenda 24 orëve, shifër kjo t ragjike për vendin tonë.

Qeveria mblodhi Këshillin e Sigurisë për shkak të gjendjes a larmante.

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja ant i-Covid, ku përfshihen edhe ora policore si dhe kufizimi i orarit të gastronomisë.

Gjithashtu, kryeministri i vendit gjatë mbrëmjes së djeshme deklaroi që gjobat do të jenë më të rënda për ata të cilët nuk respektojnë masat e vendosura.

Mirëpo, ajo se çfarë u diskutua kohëve të fundit janë deklaratat e mjekëve se në rritjen e numrit të rasteve dhe përhapjen e virusit kanë ndikuar koncertet, klubet e natës si dhe dasmat.

Të njëjtit po akuzojnë këngëtarët për mbajtjen e ahengjeve të ndryshime që kanë sjellë grumbullim të njerëzve dhe përhapje të virusit njëkohësisht.

Kujtojmë që para se të merrej vendimi për lirimin e masave, shumë artistë kishin paralajmëruar protesta para Qeverisë, nëse nuk do të lejohej veprimtaria e restoranteve të dasmave dhe diskotekave, ku ata këndonin.

Muçiqi: Partitë politike me fushatën e tyre kanë filluar përhapjen e virusit

Afrim Muçiqi i pyetur në lidhje me deklaratat që mjekët kanë deklaruar në drejtim të këngëtarëve, ai u shpreh se dasmat mbajnë një përgjegjësi të vogël sa i përket përhapjes së virusit mirëpo që dasmat dallojnë nga koncertet dhe klubet e natës.

Sipas tij, në dasmë vijnë familjarët që edhe në jetën e përditshme kanë kontakt ndërsa në koncerte dhe klube të natës, të gjithë janë të panjohur e që gjasat për të përhapur virusin janë më të mëdha.

“Dallon dasma dhe koncerti sepse në koncert shkojnë njerëzit e paftuar ndërsa në dasmë janë të gjithë familjarë të ftuar, që edhe në jetën e përditshme ti ke kontakt dhe qëndron me ata. Sa i përket dasmave, unë mendoj që kanë një përgjegjësi jashtëzakonisht të vogël mirëpo mendoj që klubet e natës, pastaj koncertet e kryetarëve të komunave që në shenjë të diasporës kinse “i duan shumë” kanë organizuar koncerte për ata”, u shpreh ai.

Ai tutje thotë se gisht për përhapjen e virusit kanë partitë politike pasi përdorën sallat politike për fushatat e tyre, duke mbledhur kështu persona që më shumë se gjysma nuk kanë qenë as edhe të vaksinuar.

Këngëtari bën apel për fushata inkurajuese për të u vaksinuar, pasi që vaksinimi sipas tij është një ndihmesë e madhe për secilin prej nesh të mos përhapim virusin.

“Shkaktar të rritjeve të rasteve nuk janë as dasmat, as koncertet as klubet e natës në realitet por është e gjithë politika, pasi që ka filluar gjithçka mbrapsht sepse në momentin kur dasmat kanë qenë të ndaluara dhe ato salla i kanë përdorur për fushata politike. Kështu që duhet të ketë njerëz të vetëdijesuar për të marrë vaksina e pastaj të gjithë njerëzit publik duhet të bëjnë fushata për tu vaksinuar, njësoj sikur Oda e Hotelerisë ku edhe unë përfaqësoj që vazhdimisht kemi bërë apel për tu vaksinuar, pasi është një problem global”, tha Muçiqi për “Bota sot”.