“A i lejohet burrit të marrë pagën e gruas?”

A i lejohët burrit të marrë pagën e gruas ?Pyetje: ”Cili është vendimi që burri të merr pagën e gruas pa dijeninë e saj?”

Përgjigje: ”Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:“Pasuria e muslimanit nuk është e lejueshme që të merret pa pëlqimin e tij.”

Nëse gruaja e ka një pagë, ndërsa burri i saj ka vendosur si kusht për të marrë një pjesë të saj nëse ajo do të punojë, atëherë kjo është në rregull.

Muslimanët i përmbahen kushteve të tyre. Por në qoftë se ai nuk e ka vënë këtë kusht, atij nuk i lejohet që të marrë asgjë nga paga e saj, nëse ajo nuk ia jep pëlqimin e saj dhe gjithashtu kënaqet me këtë.”