A jemi gati të mbrojmë kufirin me Serbinë?! Jo dhe pikë!

Petrit Dibrani

Jo dhe pikë.

Pse jo?!

Asnjëherë s‘ishim gati t‘i mbrojmë, bashkombësit tanë në Kosovën Lindore, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Mos harroni: Kufiri Kosovë – Serbi i ka 351.6 km2 dhe për të mbrojtur kufirin me gjithë këto kilometra katrorë, duhet Republika e Kosovës t‘i ketë nën uniformë – të uniformuar më së paku 13.000 – 15.000 ushtarë.

A e ka FSK-së, këtë numër të ushtarëve?

Prapë jo.

Forca e Sigurisë së Kosovës, përbëhet nga 6,240 ushtarë aktivë dhe 3,500 rezervistë, gjithsej 9,740 ushtarë, janë më shumë se pak.

Sipas pakos së “famshme” me draftligje të kryenegociatorit të OKB-së, z. Martti Ahtissari!

Detyrat kryesore të FSK-së janë; mbrojtja territoriale, kërkimi dhe shpëtimi, mjetet shpërthyese dhe asgjësimi i materialeve të rrezikshme dhe luftimi i zjarrit.

Shqiptarët dhe fatkeqësia janë të lidhura dhe të varura, historikisht!

Shqiptarët, çdo herë të varur dhe asnjëherë të pavarur.

Çudi apo fatkeqësi?!

Fatkeqësi.

Historikisht shqiptarët, ishin dhe janë e keqja më e madhe e vetes së tyre.

Shqiptarët tradhtuan, çdo herë njëri tjetrin!

Shqiptarët spiunuan, çdo herë ndaj njëri tjetrit!

Shqiptarët, qëllimisht shkatërruan vendin e tyre, vetëm për inate apo xhelozi!

Shqiptarët e vodhën, çdo herë pasurinë publike, vetëm t‘ju tregojnë të tjerëve se bëjnë, jetë luksoze!

Dhe më e keqja e t‘gjitha këqijave është dhe do mbeten, vrasjet e panumërta ndaj njëri-tjetrit, madje për arsyet më banale; pse politikisht, mendonin ndryshe, pse kishin simpati më shumë, për ndonjë lider politik, për shtyrjen – lëvizjen e gurëve në megja, etj, etj….

Tash hapni sytë dhe veshët se kush, do të na ndihmojë!”