A ka Kosova det?!

Në vitet 90 isha në pushim në Greqi, në qytezën Stomio. Një ditë, teksa kaloja pranë tezgave ku shiteshin gjëra plazhi, teksa bisedoja me tim bir, Visarin, në shqip, një vajzë e re, më drejtohet me fjalë shqipe:

“Shqiptarë jeni?”.

“Po, shqiptarë të Kosovës. Po ti, nga je?”, i them unë.

“Jam nga Shqipëria, nga Cerriku i Elbasanit”, ma ktheu ajo.

“Hë, si ke arritur këtu?”.

“Nëpër mal, bashkë me të fejuarin tim”.

“E, ku është ai?”.

“Është duke punuar në fushë. Doni të punoni edhe ju?”.

“Jo, kam ardhur në pushim, në det”.

“E, pse nuk laheni në detin tuaj?”.

“Hë, ka Kosova det, a?”.

“Nuk di. Nuk kemi mësuar në shkollë asgjë për Kosovën, ani pse e kam të kryer shkollën e mesme të metalurgjisë në Elbasan”.

Dhe, pas kësaj bisede, ia shpjegova gjerë e gjatë çështjen e Kosovës, okupimin nga Serbia dhe dëshiron tonë të madhe që kishim për Shqipërinë…

Isa ILAZI