A po “tutet” Ramiz Lladrovci qe LVV do t’ia marr Drenasin ?! befason ai me përgjigjen e tij…

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci që është kandidat sërish për këtë komunë, në një intervistë për Median Shqiptare ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor të këtij viti.

I pyetur, nëse Lëvizja Vetëvendosje mund t’ia marrë edhe Drenasit, duke marrë parasysh rezultatin në zgjedhjet e përgjithshme, Ramiz Lladrovci thotë se Drenasi mbetet bastion i përhershëm i PDK-së.

Sipas tij, PDK-ja nuk i ka mashtruar qytetarët dhe nuk ka mbjellë përqarje. “Drenasi ka qenë, është dhe mbetet bastion i pathyeshëm i PDK-së, ashtu sikur dje që ishte bastion i UÇK-së.

Në zgjedhjet nacionale, vota jonë u ruajt fuqishëm dhe do të ruhet fuqishëm edhe në zgjedhjet lokale, sepse, ne punojmë, ne e duam punën, ne i duam qytetarët tanë. Ne nuk i mashtrojmë qytetarët as mbjellim përçarje”, thotë Ramiz Lladrovci.