14 vendet ku mund të udhëtoni pa vizë me pasaportë të Kosovës

Pasaporta e Kpsovës llogaritet ndër më të pavlefshmet në botë. Nga mbi 200 shtete, pa vizë mund të udhëtohet në vetëm 14 prej tyre.

Shtetet në të cilat Kosova ka drejtë të udhëtojë pa vize, vetëm me pasaportë, janë: Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Serbia, Gambia, Senegali, Ishujt Kuk, Mikronezia, Niue, Dominika, Haiti, Ishujt Shën Vinsent, Ekuadori dhe Turqia.

Shumica prej vendeve ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa kërkuar viza, janë vende të vogla ose ishuj në Oqeani. Sipas Indeksit ‘Henley Passport’, e cila është një uebfaqe e specializuar e pasaportave, qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza me pasaportën e vendit të tyre në 14 shtete të tjera të botës.

Në Evropë, për qytetarët e Kosovës nuk kërkohet viza nëse udhëtojnë drejt shteteve fqinje të saj: Maqedonisë Veriore, Serbisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi. Po ashtu qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Turqi.

Ndërkaq, sipas raportit të ‘Henley Passport’, të publikuar ditë më parë, pa viza qytetarët e Kosovës mund të vizitojnë edhe shtetin e Amerikës Jugore, Ekuadorin.

Në listë janë edhe shtete afrikane si Gambia e Senegali.

Por, janë edhe 27 shtete të tjera të botës ku qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë e më pas të marrin vizë; vizë e cila ka emërtimin si ‘vizë në mbërritje’, në afat prej 30 ditësh. Ndër këto vende janë Republika Islamike e Iranit, Togo, Jordani e Xhamajka.

Sipas ‘Henley Passport’, fuqia e pasaportës së Kosovës është e 100-ta në botë.