“17 vite më parë dhe e lumtur”, kështu dukej “Sasa” para se të bëhej e famshme (FOTO)


Adriana Matoshi është një prej emrave më të njohur të kinematografisë kosovare, e cila njihet për një numër të madhe rolesh dhe njëherësh ka marrë çmime të shumta.

Ajo është pëlqyer shumë edhe me rolin e Sasës në serialin “O sa mirë”, ndërsa sukseset sa vijnë e i shtohen çdo ditë.

Përmes postimit të fundit, aktorja është bërë nostalgjike për vitet e kaluara, ku solli një fotografi të realizuar plot 17 vite më parë.

“Para 17 vitesh kur ishim të lumtura.”, ka shkruar Adriana sipër fotografisë, ku shfaqet pranë mikeshave të saj e buzëqeshur.

Kujtojmë se aktorja së fundi ka qenë shumë e komentuar pasi konfirmoi lidhjen e dashurisë me Keith Groeneveld.