A e keni ditur kete gje për babain e Kadri Veselit!

Babai i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm, raporton Express.

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express, familjarët e tij.

Për v dekjen e babait të Veselit ka njoftuar edhe zyrtari i PDK’së, Donjet Bislimi.

“Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli,

Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi.

Ndryshe, në maj të këtij viti, Veseli ishte liruar për vizitë nga Haga, për ta vizituar babanë e tij, i cili ndodhej në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me t’u kthyer në Kosovë, Veseli kishte vizituar spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”, nën përcjelljen e forcave të shumta të sigurisë, përfshirë Policinë e Eulex-it.

Ai gjithashtu ishte edhe Haxhi pasi e kishte kryer edhe haxhin si kusht i pesë i fesë islame.
Keshtu e ngushelloi edhe kryetari i partisë Fjala ku e ngushelloi me termin Haxhi.
Ngushëllime ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit, me rastin e vdekjes së babait tij.
Ngushëllime familjes Veseli.
ZOTI e mëshiroftë Haxhi Fazli Veselin.
ZOTI e nderoftë me Xhennet.

Gëzim Kelmendi