A po ta kóna, mos u bo kishe s’po ta kóna’!

Qe besa, çiftja ime as për kuzhinë Jo. Pitet e mia mund të mirren si mostër për studim.
Deri vonë, sa isha e pa sherr dhe e sinqert, derisa ende kisha shpresë në njerëzimin, o Zot sa shumë gëzohesha kur ma aprovonin performancën në kuzhinë. Oh, Lumja unë! Përnime po ta ‘kona’ a?
Ka qenë shumë ndjenjë e veçantë me qenë shërbyese ushqimore, plus sevap është m’i ushqy njerëzit!

Ama tash jam mbush sherr. Tash nuk pyes ‘A po ta kóna’, por them ‘Mos u bo kishe s’po ta kóna’! Nuk jam gurmane, aspak, gjithmonë prej se e mbaj veten në mend ha rrallë dhe ha veç pasi të perendon dielli, mund të thuhet se jam agjëruese e përhershme, ha ushqime dietale, dhe nuk e kuptoj pse ekzistojnë ëmbëlsirat… ama çdo pasdite në kuzhinë më gjen!

Mos u ankoni, se Lulë jemi ne, bile ne diçka pështjellim, na vjen marre mos me ditë me gatu… çka janë vajzat e reja tash! Tepsia për to është antenë satelitore!

P.S. Foto më 12.04.2021,
Realizimi: Fatmire Berisha

Kimete Berisha