Aksion i madh në shtëpinë e një 23-vjeçari në Prizren, e pabesueshme çfarë gjetën aty!

Policia e Kosovës nuk ka të ndalur me aksione të cilat po zhvillohen në çdo cep të vendit. Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren mbrëmë rreth orës 19:30 u zhvillua një aksion i madh në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.

Indeksonline nga burimet e veta brenda Policisë mëson se, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit B.A. 23-vjeçar janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht dëshmitë e poshtëshënuara:

1.Një (1) Telefon celular,

2. Shtatëmbëdhjetë (17) qese najloni të mbushura me s ubstancë të dyshuar n arkotike e dyshuar Speed me peshë prej 5.30 gram,

3.Një (1) kuti qelqi me s ubstancë të dyshuar n arkotike të llojit K okainë (në formë të kristaltë – gurë) 10 copë me peshë prej 39.86 gram,

4.Njëmbëdhjetë (11) tableta te dyshuara për n arkotikë të llojit E kstazi me peshë 3.78 gram,

5.Një (1) tegull qelqi me s ubstancë të dyshuar për n arkotikë të llojit M arihuanë me peshë 23.51,

6. Një (1) tegull qelqi me s ubstancë të dyshuar për na rkotikë të llojit Speed me peshë 381.25 gram,

7.Një (1) kuti letre me s ubstancë të dyshuar për n arkotikë të llojit M arihuanë me peshë 2.46 gram,

8.Një (1) kuti plastike me s ubstancë të dyshuar për n arkotikë të llojit K okainë me peshë 29 Gram,

9.Dy (2) Pako të cigareve me s ubstancë të dyshuar për n arkotikë të llojit M arihuanë me peshë 2.94 Gram,

10. Gjashtë (6) qese plastike të zbrazëta,

11.Një (1) peshore elektronike me mbishkrimin “Konstant” ngjyrë e zezë dhe një peshore elektronike me mbishkrimin “QC Passed” ngjyrë e gjelbër.

I dyshuari i lartëcekur është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas përfundimit të intervistimit me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren, të njëjtit i është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orë në stacionin policor në Prizren./Indeksonline