Armend Zemaj: Kosova ka para sa të duash për vaksinat, Jemi duke i pritur!


Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se Kosova ka para për të paguar vaksínën kundër COVíD-19 kur ajo të jetë e gatshme.

Megjithatë, ai tha se Kosovës i është mundësuar që për një përqindje të popullësisë të jepet edhe falas, njofton Klan Kosova.

“Për vaksínën jemi në komunikim me OBSH-në. Neve na është mundësuar vaksína edhe përmes blerjes dhe falas për diku 20 për qind. Çmimi është uník që e blen BE-ja dhe ata e shpërndajnë për shtetet. Ai çmim është refe rent për të gjithë. Ne sigurisht që kemi para për ta blerë atë sepse edhe na oblígon lígji antí-COVíD për t’ia síguruar çdo qytetari falas”.

Ndërkaq, sa i përket maskave dhe donacíoneve që kanë ardhur, Zemaj tha se ato janë shpërndarë në disa grupe të shoqërisë.

“Na kanë ardhur shumë maska donacíon, vetëm Jordania na ka sjellë më shumë se 1 milion maska. Ato i kemi shpërndarë te mjekët, nëpër shkolla, komuniteteve joshumicë apo edhe për ato gr upe socíale”.