Befason një votues në Bosnje në zgjedhjet që po mbahen sot: Vendos emrin e Albin Kurtit në fletëvotim dhe shkruan këtë fjali


Në Bosnje dhe Hercegovinë po mbahen zgjedhjet lokale, të cilat ishin planifikuar të mbahen më herët, por u vonuan për shkak të një kríze për miratimin e buxhetit.

Gati 3.4 milionë votues kanë të drejtë të zgjedhin këshillat e bashkive dhe kryetarët, në dy rajonet autonome të vendit – Federatën Myslimane-Kroate dhe Republika Sërpska. Zgjedhjet po mbahen edhe në Qarkun neutral të Bërçkos.

Por në lokalitetin e Sarajevës, një votues, ka bërë të pavlefshëm fletëvotimin, duke shtuar edhe një opsion në fund, kryetarin e VV-së, Albin Kurtin.

Gjithashtu, ai ka lënë një mbishkrim aty, duke thënë shkruar “politikani i vetëm në rajon që nuk është i korr uptuar”.