Biden “selam“ Kosovarëve: Pavarësia është e pakthyeshme


Kandidati i demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në vizionin e tij si president, ka edhe marrëdhëniet e SHBA-ve me Shqipërinë dhe Kosovën.

Në dokumentin e titulluar “Vizioni i Joe Biden për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Kosovën”, përmendet edhe fakti se ai si senator mbrojti interesat e Kosovës kur fokusi i botës ishte diku tjetër dhe mbështeti dhe mbrojti me vendosmëri pavarësinë e Republikës së Kosovës, për të cilën thotë se është e pakthyeshme dhe në përputhje me ligjin.

Ai thotë se do të anulojë qasjen e çekuilibruar të Administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke rivendosur drejtësine dhe barazinë në marrëdhëniet dhe duke punuar djet një bashkëpunimi më të madh.

Biden zotohet se do të punojë në partneritet me Bashkimin Evropian për të rigjallëruar dialogun mes Kosovës dhe Serbisë me qëllim të një stabilizimi, zgjidhje të drejtë dhe një marrëveshje gjithpërfshirëse mes dy vendeve, që respekton integritetin territorial të Kosovës dhe arrin njohjen e plotë reciproke.

Ai do të këmbungul që drejtësia për krimet e luftës të ndiqet pa frikë dhe favor dhe do të kërkojë përgjegjësi të plotë dhe të shpejtë për personat e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, përfshirë vëllëzërit Bytyqi.

Biden do ta inkuraojë BE-në që të përmbushë premtimin e saj për të dhënë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe për të ndërmarrë hapa të tjerë për avancimin e integritetit të Kosovës në BE, përfshirë Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Kujtojmë se Joe Biden në vitin 1999, mobilizoi mbështetjen për fushatën ajrore të NATO-s dhe për përgjigjen humanitare ndaj spastrimit etnik masiv të Millosheviqit ndaj kosovarëve