Brnabiq: Është e pamundur të flasësh me Kurtin, Dialogu me Prishtinën s’ka qenë kurrë më i vështirë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar për TV Prva se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës nuk ka qenë kurrë më i vështirë.

Ajo theksoi se ishte e pamundur të flitej me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

“Brnabic deklaroi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i vështirë sepse njerëzit që negociojnë nuk janë pragmatikë dhe nuk janë të interesuar për projekte rajonale, por vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë pavarësinë e Kosovës”, raportojnë mediat serbe.

“Ata nuk duan të flasin për asgjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog,” tha Brnabic për TV Prva.

Ajo po ashtu ka thënë se shumë gjëra dhe marrëveshje që janë arritur në samite që janë organizuar për Ballkanin Perëndimor nuk kanë filluar të realizohen për siç ka thënë ajo si pasojë e pengesave nga politikanët e Prishtinës, shkruan B92.