“Çdo Biden që do të lindë në Amerikë, do të vijë ta vizitojë Kosovën“


Disa banorë që jetojnë në rrugën e emërtuar për nder të djalit të Joe Biden, rrugë kjo që lidh Ferizajn me Gjilanin, thonë se janë të gëzuar që ai është zgjedhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ata e quajnë Bidenin mik të madh të Kosovës dhe e vlerësojnë lartë kontributin e tij për Kosovën.