Deputeti i VV-së: Kryeministri Hoti është “gacë të mlutë” kush nuk e njeh veq!


Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha përmes një shkrimi në Facebook ka pasur disa ak uza kundër kryeministrit të vendit, Avdullah Hotit.
Basha në Facebook ka thënë se Hoti është faj tor pse 7,200 biznese kanë pas qarkullim mbi 3.5 miliard euro, kurse kanë i paguar zero shtetit.

“Gjithashtu nën dijeninë e Dullës me miliona euro iu kanë fshi bizneseve pa pagu, mirëpo ai prap ka qëndru i qetë. Dhe nën qetësínë e tij janë punuësuar njerëz nëpër plotë pozita, përfshi edhe me trysninë e eprorëve të tij. Më t’njejtën qetësi e dínakëri ka marrë pjesë kur ia ka ngul thíkë Vjosës, por nuk iu ka ni zani edhe atëherë kur u bë marionetë e Thaçit, kur ky i fundit bënte pazare për të në një ora t’mëngjesit për të rrëzuar Qeverinë Kurti, udhëheqjen më t’mirë që ka pas ndonjëherë Kosova! Disa sojin e Dullës quajnë të urtë, por në popull Dulla njihet ndryshe, si “gacë e mlut.”

Ky njeri është një dínak i keq që fshihet pas një maske të një intelektuali, e fatk eqësisht kasta e tij e merr këtë për arritje, që besoj e përmbledh më s’miri Kadare kur thotë, “shumë njerëz [si Dulla] e shquajnë dínakërínë për zgjuarësi”, shkruan tutje deputeti i Vetëvendosjes.

Ai thotë se bizneset nuk paguajnë miliona euro taksa, kurse qytetarëve të thjeshtë shpírtin ua marrin për 100 euro borxh.