E PAPRITUR/ Ja çfarë pritet të Vendos Italia


“Italia ka 48 orë kohë që të ulë kurbën e infektimit”.-kështu është shprehur Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, pas 297 vdekjeve dhe gati 32,000 rasteve pozitive të regjistruara në 24 orët e fundit.

Speranza tha se nuk do të rrezikojë që strukturat shëndetësorë të shkojnë drejt kolapsit. Kjo është arsyeja pse ai ka kërkuar forcimin e mëtejshëm të masave kufizuese.“Kurba epidemiologjike është akoma shumë e lartë. Duhet të ulen infektimet, ndryshe kemi telashe”,– tha ministri Italian i Shëndetësisë.

Me numrat dramatik të buletinit ditor dhe monitorimit javor, Speranza merr “të mirëqenë” mbylljen e kufijve midis rajoneve. “Masa të forta duhen marrë gjithashtu në Lombardi, një nga zonat e vendit që është më e prekur” tha ministri i Shëndetësisë i vendit fqinj.

Sa i takon transportit publik, Speranza nuk përjashton që “në zonat më të vështira të vendoset ulja e numri të personave që udhëtojnë”. Gjithashtu, është hedhur si mundësi që të limitohet lëvizja e personave që janë mbi 70 vjeç./ Opinion.al