E PAPRITUR: Televizioni publik i Kroacisë e paraqet në hartë Kosovën pjesë të Serbisë (FOTO)


Vetëm pak javë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Kroacia e njohu vendin tonë si shtet të pavarur. Por këtë nuk po e bën televizioni publik kroat. Televizioni publik kroat ka bërë një skandal duke e paraqitur një hartë në të cilën Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë. Kjo ka ndodhur në emisionin e mëngjesit “Dobrojurto Hrvatska” në HRT1 mé póshté ndíqní pámjet nga televizioni.

Nuk dihet nëse ky është gabim apo është një gjë e qëllimshme nga ana e HRT1, transmeton Reporteri. Kujtojmë që Kroacia e ka njohur pavarësinë e Kosovës në muajin mars, pak javë pas shpalljes së saj më 17 shkurt të vitit 2008.