E rëndë: Kështu vdiq 5 vjeçari kosovar (DETAJE)

Mbrëmja e djeshme ishte fatale për një familje nga Drenasi. Rreth orës 21:00 në QKMF-në e Drenasit ishte sjellur pa shenja jete një fëmijë 5-vjeçar.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tha se më pas është ngritur versioni i hetimit se viktima ishte g oditur nga një dritare që kishte rënë mbi të.

“Rasti është raportuar më datë 10.07.2021, rreth orës 21:00. Nga Informatat e para është kuptuar se një fëmijë 5 vjeçar është sjellë pa shenja jete në QKMF -në Drenas.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit dhe nga një hetim preliminar është ngritur versioni i hetimit se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Iliaz Kodra’ në Drenas, me ç’ rast viktima ishte g oditur nga një dritare që kishte rënë mbi të, porse kishte qenë fatale për jetën e tij“./Indeksonline