‘E Zbulova që vuaja nga…’, këngëtari tregon momentin e vështirë nga dasma: Më çuan me urgjencë në spital


Këngëtari shqiptar Ermal Fejzullahu kë rrëfyer për emisionin ‘Prive’ një ndër momentet më të vështira të jetës së tij. Teksa ishte i ftuar për të kënduar në një dasmë, ai përjetoi një sulm paniku.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2015 dhe Ermali tregoi se kur mori mikrofonin të këndojë, të rrahurat e tij të zemrës u shpejtuan aq sa ai u detyrua të thërrasë djemtë e restorantit, për ta ndihmuar që ta dërgojnë në spital.
Pas gjashtë muajsh kontrolle dhe ekzaminime, këngëtari kishte vërtetuar se ai ka përjetuar sulme të panikut.

“Do këndoja në një dasmë në Prishtinë. Gjithë ditën ndihesha shumë keq. Para se me dal në skenë, mu duk sikur mora sulm në zemër, mu mor fryma dhe fillova të kem rrahje shumë të shpejta të zemrës. Nuk e kisha prej emocionit. I thashë një djali që punonte aty që nuk isha mirë. Më dërguan shpejt në spital dhe pasi mora mjekim u riktheva në dasmë se dasma bëhet një herë në jetë.

Pas gjashtë muajsh kuptova që kisha pasur sulm paniku. Unë mendoja se kisha ndonjë sëmundje, por ishte sulm paniku. Një kohë të gjatë kisha probleme me frymëmarrjen. Ne artistët i fshehim ditët e këqija, por kam dëgjuar shumë njerëz që kanë patur probleme të tilla. Sulm paniku ndodh duke menduar më shumë se ç’duhet, duke e ngarkuar veten më shumë se ç’duhet. Fillova të merrem me veten, me e qetësu veten, duke i marrë gjërat shtruar”, tregoi Ermali.