Enver, a po nerth!

Enver Hoxhaj e ka zbuluar se kushtet atmosferike kanë ndikuar tek votuesit e PDK-së për ta sabotuar PDK-në.
Tha: ‘Unë mendoj që një pjesë e elektoratit tonë nuk ka dalë të votojë edhe per shkak të kushteve klimatike’
Thuajse votuesit e PDK-së komplet janë me reumë, dhe se ‘Nana Naile’ u dasht m’i organizu zgjedhjet në vend të KQZ-së, tuj votu tuj u paritë.

Dhe se votuesit e PDK-së qenkan të përhënur, klima ua dikton atyre nervat dhe disponimin.
Se kur s’je i kënaqur me motin, e shkatërron veten, jo s’po e shkatërron partinë.
Nuk ka qenë ftohtë në qiell, Enver, por ftohtë në zemër.
I keni mërdhi votuesit!
P.S. Rrallë kam pa kësi kastraveci.

Kimete Berisha