Femra që ishte me 70-vjeçarin në motel, e lajmëron Policinë dhe ikë

Një person i moshuar, 70-vjeçar është gjetur i v dekur në njërin prej moteleve në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Mëson se rasti ka ndodhur saktësisht në “Villa Natyra”, në Besi.

Nuk është rasti i parë që në Kosovë raportohen për v dekje të të moshuarve në motele.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar femra me të cilën i moshuari ishte në motel, e cila më pas ka ikur.

“Rreth orës 08:30 është pranuar informata për një person pa shenja jete në fshatin Prugovc. Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes po ashtu edhe ekipi i mjekëve emergjent të cilët kanë konstatuar v dekjen e viktimës. Ndërlidhur me rastin policia ka iniciuar një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Aktualisht rasti po trajtohet si v dekje e d yshimtë përderisa të ndriçohen plotësisht rrethanat e ngjarjes.”