Gjenerali Clark përlotet kur takon pas 22 vjetësh, Idriz Makollin (VIDEO)

Gjenerali amerikan, Wesely Clark gjatë qëndrimit në Prishtinë, e ka takuar edhe Idriz Makollin nga Hajvalia.

Clark dhe Makolli u takuan pas 22 vjetësh, pasi që të dytë ishin fotografuar pas çlirimit të Kosovës gjatë vizitës së parë të Clarkut në Kosovë, aso kohë si komandant i Forcave të NATO-s.

E ky takim prodhoi edhe lot.

Ishte Clark ai që u përlot derisa përqafonte Makollin, e ky i fundit tha se iu realizua ëndrra jetësore.

Për më shumë ndiqneni kronikën e realizuar nga RTK-ja. /RTKLive