Gjenerali rus: “Serbia në mbrojtjen tonë, puna e Kosovës s’mund të zgjidhet pa ne!”

“Gjenerali rus Sergeiu Lipovoj është shprehur se Serbia është aleat i përhershëm i Moskës në Ballkan, kështu që asnjë çështje në rajon, nuk mund të zgjidhet pa Rusinë.

Gjenerali rus foli për Gazetën Rasiskaya i cili tha se Serbia do të jetë aleat i përhershëm i Rusisë në Ballkan, sepse ajo nuk u anëtarësohet në NATO dhe përherë ka refuzuar të mbështesë sanksionet kundër Moskës.

“Si një shtet, ka nevojë të vazhdueshme për mbrojtjte, veçanarisht pasi Serbia është e rrethuat nga bazat e NATO-s në Rumani, Hungari, Itali, Bosnjë e Bullgari.

Përveç kësaj, të mos harrojmë Kosovën që rregullisht bën provokime kundër serbëve si dhe pranimin e Malit të Zi në NATO”, tha Lipovoj.

Ai tha se është çështje e rëndësishme që Serbia të jetë nën mbrojtjen e Rusisë, që të thotë se sipas tij asnjë çështje në Ballkan nuk mund të zgjidhet pa Rusinë.

Ministri i mbrojtjes i Rusisë sipas Lipovoj ka qenë mjaftueshëm produktiv deri më tani.

“Ne furnizojmë Serbinë me helikopterët tanë luftarakë Mil Mi-35M, helikopterët e transportit Mil Mi-17V5, tanket T-72, automjetet e blinduara BRDM-2MS dhe avionët MiG-29.

Beogradi vazhdimisht ka treguar edhe blerjen e mundshme të S-400 sistemit raketor”, tha Lipovoj”.