GJERMANIA hyn në Karantinë, publikohet Data kur i gjithë Vendi ‘bllokohet’ përsëri…


Pas Francës dhe Spanjës, dhe Gjermania ka vendosur për ta rifutur vendin në karantinë. Vendim është marrë gjatë mbledhjes së kancelares Angela Merkel me drejtuesit e 16 landeve.

Qeveria gjermane dëshiron të vërë nën kontroll shifrat e infektimeve me Corona, me masa të ashpra që nga e hëna e ardhshme. Kancelarja Merkel diskutoi detajet me kryeministrat e landeve.

Karantina do të fillojë të hënën e 2 nëntorit. Kjo masë vjen si pasojë e shtimit të rasteve me Covid-19 dhe humbjeve të jetës.

Në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 14.964 raste të reja me coronavirus, që është numri më i madh në baza ditore që nga fillimi i epidemisë, njofton Instituti Robert Koh.

Qeveria federale gjermane dhe qeveritë e landeve duan të vënë nën kontroll shifrat me rritje drastike të infektimeve me Covid-19, duke vendosur kufizime masive të kontaktve gjatë gjithë nëntorit.

Sipas ARD dhe agjencisë gjermane të lajmeve dpa në konsultimet me video midis kancelares Angela Merkel (CDU) dhe kryeministrave të landeve federale, kufizime të reja masive në jetën e përditshme do t’u vijnë qytetarëve nga e hëna e ardhshme, 2 nëntor.

Pas dy javësh – rreth 11 nëntorit – kancelarja dhe krerët e qeverive të landeve duan të diskutojnë përsëri, të vlerësojnë objektivat e arritura përmes masave dhe të bëjnë përshtatjet e nevojshme.

Në videokonferencën e Merkelit me kryeministrat e landeve po diskutohen dhe vendosen për momentin kufizimet specifike të kontaktit. Qëllimi është të frenohet deri në Krishtlindje numri i i rritur në mënyrë masive i infektimeve.