“Grenelli e mbron Sali Berishën!”

Richard Grenell, ka mbajtur një fjalim gjatë Konferencës për Aksionin Politik të Konservatorëve në SHBA, ku i ftuar ishte edhe ish-presidenti Donald Trump.

Grenell, që ka shërbyer në poste të larta në administratën Trump, tha se Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, ka lidhje të ngushta me George Soros.

Sipas tij, asnjë gazetar nuk shkruan për këtë gjë. Madje Grenell tha se u ka kërkuar gazetarëve që të shkruajnë për këtë gjë, por kjo nuk do të ndodhë.

“Kur vende të tjera përpiqen që të shkatërrojnë përfundimisht një person, ne në SHBA e dënojmë atë veprim. Ne çohemi dhe e theksojmë dhe themi që: Ju nuk e bëni dot dhe të pretendoni se jeni demokraci! Nëse përndiqni oponentët tuaj, nëse përdorni gjyqësorin, median, ne të thërrasim në DASH. Kemi një sekretar shteti që ka ‘përvetësuar’ sistemin e VISA-ve dhe të udhëtimit që kemi për të lejuar njerëzit që të vijnë në Amerikë. Ja t’ju jap një shembull; nga hiçi rreth dy muaj më parë, Blinken nxori një deklaratë për shtyp duke ndaluar disa shqiptarë të caktuar, për të hyrë në SHBA. Se kuptova nga erdhi. Dhe krejt papritur pas shqiptarëve erdhën bullgarët, e pastaj dhe pashë që ishin konservatorët e këtyre vendeve që po mendonin rikthimin në politikë aktive. Dhe tani u kanë vënë sanksione. Prindërit e Blikenit kanë themeluar DATA program në organizatën e George Soros. Kërkojeni! Si ka sekretari i shtetit marrëdhënie kaq të ngushtë me Sorosin dhe nuk po raportohet? Tani u ndalon udhëtimet në SHBA dhe sërish ia dalin pa u lagur. Mora disa gazetarë dhe më thanë është e komplikuar. Pikërisht! Prandaj duhet raportuar.,” tha Grenell në konventën e republikanëve.