I vodhi 1800 kosovarit në Aeroportin “Adem Jashari”, i ndodhë çka s’e priste gruas gjermane

Një grua me shtetësi gjermane është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin “Adem Jashari”.

Sipas raportit të Policisë, ajo dyshohet se i vodhi 1800 euro një kosovari, shkruan Indeksonline.

E dyshuara me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 11.07.2021 është arrestuar e dyshuara femër K/me shtetësi Gjermane e cila dyshohet se me datën e incidentit ka kryer vjedhje 1800 euro nga viktima mashkull kosovar. me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /IndeksOnline