Ja çfarë thonë bashkvendasit e Thaçit në Burojë pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij


Një bashkëvendës i presidentit Hashim Thaçi ka deklaruar për T7 se dita e sotme është më e keqja që i ka ndodhur fshatit Burojë të Skenderajt.

Këtë koment, bashkëvendësi i Thaçit e dha kur u pyet nga gazetari i T7 sesi e përjetuan ditën e sotme bashkëvendësit e Thaçit.

“Kjo është dita ma e keqe që i ka ndodhë fshatit Burojë, Thaçi ka qenë një djalë me ndjenja kombëtare nga mosha 15 vjeçare. Jetën dhe rininë ia ka kushtuar atdheut e popullit. Ditë shumë e keqe kjo”, tha ai, transmeton Gazeta Express.

Tutje ai tha se Buroja është me Thaçin dhe është për ta përkrahur edhe në Hagë.