Kadri Veseli: Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje e popullit me burra dhe gra trima!


Kadri Veselit, njërit nga themeluesit të UÇK-së, dje pasdite i është konfirmuar ak takuza nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Veseli në deklaratën e tij publike tha se ai do të udhëtojë vullnetarisht për në Hagë në mënyrë që t’iu përgjigjet këtyre aku zave.

“E vlerësoj faktin që Dhomat e Specializuara kanë treguar mirësjellje duke më nisur një ftesë për t’u paraqitur në gjyk atë, në vend se të më arrestonin në mënyrë të padinjitetshme. Unë i jam përgjigjur këtij ak ti mirësjelljeje, duke u pajtuar që të udhëtoj këtë mëngjes për në Hagë me përfaqësues të tribunalit, ku formalisht do të paraqitem para tru pit gjy kues për t’iu përgjigjur aku zave të bëra dhe për të nisur një pro ces të gjatë të mbrojtjes”.

Lideri i PDK-së ka thënë se kjo duhet konsideruar si një mundësi për të vënë në dukje se “ne kemi bërë një lu ftë të drejtë dhe të pabarabartë, dhe e kemi bërë këtë lu ftë në mënyrë të ndershme”.

Ish-udhëheqësi i UÇK-së ka thënë se do të ngríhet në këmbë që të tregojë historinë e tij, njofton Klan Kosova.

“Edhe nëse ka pasur gabime, personat e përfshírë duhet të japin llogari për veprimet e tyre. Ky është kuptimi i sundimit të lígjít për një shtet të ri si i yni. Unë jam i bindur se pasi gjyk atësi do të dëgjojnë të gjitha faktet, kanë për të konkluduar përtej çdo dyshími të arsyeshëm, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje e popullit, një kryengritje për vetëmbrojtje me burra dhe gra tríma, të cilët bën maksimumin e tyre në rrethana të jashtëzakonshme”.