Kjo shtëpizë e bukur në pemë nuk është në filma, por në Rahovicë të Ferizajt (FOTO)


Një shtëpizë karakteristike dhe shumë e bukur prej druri, është ndërtuar mbi një pemë në fshatin Rahovicë të Ferizajt. Fotografitë e saj i ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, kryetari i Komunës, Agim Aliu, shkruan Reporteri.net. “Me shtëpizën karakteristike ndërtuar mbi trupin e një peme në Rahovicë të Ferizajt, ju uroj shëndet e mbarësi, pasdite të këndshme të së dieles, bashkëqytetarë!”, ka shkruar Aliu në Facebook. Nga fotografitë vëheret se përpos shtëpizës, në pemë është ndërtuar edhe terrasë simpatike.