Konjufca – Clark: Republika e Kosovës do t’ju mirëpres gjithmonë si hero

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim gjeneralin Wesley Clark.

Clark gjatë ditës është takuar edhe me krerët e tjerë te institucioneve.

Ai gjatë një paraqitje para medieve së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, tha se është i impresionuar me lirinë dhe demokracinë e Kosovës.