Kryeimami i Podujevës me plis në përkrahje të Anglisë

Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari i ka dalë në përkrahje Anglisë në ndeshjen finale që do ta zhvillojë sonte me Italinë, në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2020.

Ai është shfaqur me plis në kokë, teksa u shpreh se qysh i vogël e ka dashur futbollin anglez.

“Të nderuar, me padurim po e pres finalen e dy vendeve mike të Kosovës, ANGLI-Itali.

Sporti zhvillon mendjen e trurin e njeriut, mendja dhe truri im i njeh dhe i do dy kombëtare, Kuq e Zi dhe Anglinë. Edhe Italia është vend mik, por unë e dua nga vegjëlia futbollin Anglez.

Mbrëmje të bukur për të gjithë e fitore për Anglinë“, ka shkruar ai./Indeksonline