Kryeministri Albin Kurti jep lajmin e madh, Ja çfarë premton ai

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme plenare ia përmendi kryeministrit Albin Kurtit Demarkacionin me Malin e Zi, si diçka që ai ka hequr dorë nga korrigjimi i tij.

Haxhiu i tha Kurtit se një qytetar që dikur ka protestuar bashkë me VV-në për Demarkacionin me Malin e Zi e ka pyetur: “A ke hequr dorë (Kurti) nga Çakorri e Zhlebi për një pushimore në deti?”.

Por kryeministri Kurti mohoi këtë gjë duke thënë se do të bëjë të pamundur të korrigjojë gabimet që janë bërë në të kaluarën për demarkimin e vijës kuftiare me Malin e Zi.

“Siç jeni në dijeni Komisioni Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit nuk ka mandat. Në momentin që do ta kemi një komision të ri të emëruar, do të trajtohen të gjitha çështjet që kanë mbetur pezull përmes mekanizmave të veçantë që do t’i rekomandojë ky komision. E unë do të bëjë maksimumin që të korrigjojë gjithçka që është bërë padrejtësisht gabueshëm, e dëmshëm në vitin 2018 kur u pat ratifikuar ajo marrëveshje, e cila ia humbi territorin e saj Kosovës. Unë do të përdori mekanizmat, sa më shpejtë që mundem, sa më shumë që mundem, në mënyrë që të korrigjojë gabimet fatale të tmerrshme që patët bërë ju në legjislaturën e kaluar”, ka thënë Kurti.

Kosova, gjatë qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, nuk ka bërë ndonjë hap – me aq sa dihet publikisht – për rishikimin e kufirit me Malin e Zi.