KUJDES Qytetarë! Këto janë dënimet që i presin ata që s’i respektojnë masat e reja


Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së koro navírusit. Këto masa pritet të hyjnë në fuqi që nga sot. E për ata që nuk i respektojnë, do të pësojnë edhe gjobat. Por, sa mund të dën ohen qytetarët që nuk i përfillin masat e reja?

Rrítja e rasteve me COVíD-19 gjatë ditëve të fundit, e ka detyruar Qeverinë e Kosovës që të shtr ëngojë masat. Për të parandaluar për hapjen e kësaj sëmundje, janë vendosur kufízime të reja nëpër komunat e vendit, varësisht prej numrit të të infektuarve.

Me mesat e reja, kufizohet lëvizja, bizneset mund të punojnë në orare të caktuara, transporti publik mund të funksionojë duke shfrytëzuar vetëm deri në 50% të kapaciteteve e taksitë mund të punojnë vetëm me një pasagjer.

Kufizime në orarin e punës do të ketë edhe për qendrat tregtare, veprimtaritë e hotelerisë dhe gastronomisë, aktivitetet kulturore, aktivitetet sportive, derisa instutucionet private dhe publike duhet të punonojnë vetëm me staf esencial.

Këto masa do të hyjnë në fuqi sot, derisa ata që nuk i respektojnë do të gjobíten sipas Lígjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luf timin e Pandemisë covíd-19 në territorin e Republikës së Kosovës.