Ky është 49 vjeçari që i morën jetën mbrëmë në Mitrovicë (FOTO)

Si pasojë e të sht ënave me a rmë pas mesnate në Mitrovicë – një person ka vdekur e një tjetër ka mbetur i p lagosur.

Viktima mësohet se është 49 vjeçari Driton Salihu, i cili nuk arriti t’ju mbijetojë p lagëve të marra dhe vdiq në Spitalin e Mitrovicës
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Me datën 10 korrik 2021, në ora 00:20, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të sh tëna me a rme z jarri në rrugën Evlia Qelebia.

Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.

Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të sh tënave me a rmë z jarri, dy persona ishin p lagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas janë dërguar në QKUK- Prishtinë”, kanë thënë nga Policia.

“Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të p lagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e p lagëve ka vdekur, ndërsa i p lagosuri tjetër viktima J. S., 52 vjeçar, mbetet në tretman të mëtejmë mjekësor.

Pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) g ëzhoja dhe një p redhë të p lumbit si dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin”.

Nga hetimet e deritashme, Policia ka vënë në shënjestër dy të dyshuar të cilët janë në kërkim policor, dhe identiteti i të cilëve është i njohur për Policinë.

“Nga hetimet e deritanishme dhe dyshimet e ngritura, dy persona të dyshuar janë në kërkim policor identiteti i të cilëve tashmë është i njohur për policinë.

Rrjedha hetimore është duke vazhduar në drejtim të arrestimit të personave të dyshuar si dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale v rasje e rëndë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, tha Zahiti.