Lajçak: Më vjen mirë që Kosova tani e pranoi propozimin e BE-së

Pranimi në parim i planit franko-gjerman apo planit evropian për normalizmin e marrëdhënive mes Kosovës dhe Serbisë, ka lumturuar emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Tashmë janë paralajmëruar dhe takime të nivelit të lartë.

Duket se edhe Kosova edhe Serbia kanë pranuar planin franko-gjerman. Kështu të paktën ka lënë të kuptohet emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Lajçak ka paralajmëruar takime të nivelit të lartë teksa ka thënë se është i “lumtur” që Kosova “tani” pranoi planin franko-gjerman.

“Udhëtova në Prishtinë për të takuar kryeministrin @albinkurti dhe zv. kryeministrin @BislimiBesnik dhe në Beograd për të bërë të njëjtën gjë me @predsednikrs @avucic dhe @PetkovicPetar. Më vjen mirë që edhe Kosova tani e pranoi Propozimin në parim. Ne do të vazhdojmë diskutimet tona në një takim të nivelit të lartë.” – ka shkruar Lajçak në Tëitter.