Lajm i keq për Avdullah Hotin: Nëse nuk ndodhë kjo, rrëzohet Qeveria


Gjatë ditës së sotme, si presidente në detyrë, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryeministrin, Avdullah Hoti.E pas këtij takimi, Hoti tha se në këto rrethana, të gjitha partitë politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur një zgjidhje pas dorëheqjes së ish-presidentit, Hashim Thaçi.

“Biseduam për të gjitha çështjet që duhet të koordinohet kryeministri me presidentin e vendit në këtë kohë… diskutuam për zhvillimet e fundit dhe u dakorduam që vazhdimisht të konsultohemi në menaxhimin e kësaj situate për të çuar mesazhin e qartë. Unë jam tepër i interesuar që, pavarësisht zhvillimeve politike dhe proceseve që kalon vendi si rezultat i dorëheqjes së presidentit të vendit, ku tash forcat politike duhet të bëhen bashkë për të gjetur zgjidhjen. Të japim mesazhin e maturisë së institucioneve të Republikës së Kosovës”, u shpreh kryeministri Hoti.

E për këto zhvillime në vend, për gazetën “Kosova sot” ka folur analisti politik, Nexhat Haziri.

“Tani ky realitet i ri politik i krijuar në Kosovë pas veprimeve të Gjykatës Speciale, kërkon një qartësi veprimesh nga klasa politike e vendit. Nëse flasim për koalicionin qeveritar i cili duhet ta pranojmë se qëndron mbi këmbët e qelqta, paraqet nevojën e nisjes së një dialogu të gjerë politik për të vendosur se cilat do të jenë hapat e ardhshëm për ta nxjerrë Kosovën nga kjo krizë politike e institucionale”, thotë Haziri për “Bota sot”.

Më tej, Haziri ka paralajmëruar përfshirjen e PDK-së në qeveri.
Dhe i takon vet LDK-së si udhëheqëse e qeverisë së vendit për ta marrë këtë iniciativë ku do të shihen mundësitë e zgjerimit të koalicionit që do të thotë përfshirja e PDK-së në koalicion që më pas mund të prodhonte edhe zgjedhjen e presidentit, me çka vendi do të bënte hapa serioz në kthimin e normalitetit sa i përket funksionimit të institucioneve të vendit”, u shpreh Haziri.

E nëse nuk ndodhë që PDK të përfshihet në Qeveri, Haziri deklaron se do të rrëzohet qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Mirëpo si duket vet brenda koalicionit qeverisës ka përplasje e cila lidhet me ambicien e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj që ai të zgjidhet president i vendit dhe në anën tjetër kundërshtimin e LDK-së, dhe si duket në këtë pikë nuk do të arrihet kompromis në mes partnerëve të koalicionit, dhe kjo detyrimisht qon në rrëzimin e qeverisë Hoti dhe çuarjen e vendit drejtë zgjedhjeve të parakohshme, që marrë parasysh polarizimin e skajshëm të skenës politike, raporteve të përkeqësuara ndërmjet partive politike, zgjedhjet e reja në vend se të prodhojnë zgjidhje, do të prodhojnë një ngërç politik dhe institucional me pasoja të rënda për Kosovën. Andaj mendoj se rikonfigurimi i koalicionit qeveritar dhe zgjedhja e presidentit të ri të vendit do të ishte shumë më e dobishme she shkuarja në zgjedhjet e parakohshme”, përfundon për “Bota sot”, analisti politik Nexhat Haziri.